Mediat greke: Beleri ka marrë leje për tu betuar si eurodeputet! Burimet: Kërkesa nuk i është miratuar ende

12 Korrik 2024, 16:20Politika TEMA
Mediat greke: Beleri ka marrë leje për tu betuar si eurodeputet!

Mediat greke raportojnë se, Fredi Beleri, i dënuar në Shqipëri për blerje votash, ka marrë leje nga autoritetet shqiptare për të fluturuar drejt Strasburgut për të marrë detyrën si eurodeputet.

Sipas mediave greke, Beleri do të mbërrijë mëngjesin e të hënës në Athinë, rreth orës 12:30, e më pas do të udhëtojë drejt Strasburgut.

Protothema shkruan se sipas burimeve qeveritare greke, leja për Belerin shihet si një zhvillim i rëndësishëm për punimet në Parlamentin Europian.


Megjithëse mediat greke thonë se Beleri ka marrë leje për tu betuar, burime për Shqiptarja.com nga Drejtoria e Burgjeve konfirmuan se leja nuk i është miratuar akoma.

''Nuk është miratuar akoma, ka bërë kërkesë, por nuk është firmosur akoma'', - thanë burime nga drejtoria e Burgjeve për gazetaren Keti Banushi.

Më 10 qershor Fredi Beleri, u zgjodh si  eurodeputet në Greqi, ku mori 237 mijë vota dhe ishte eurodeputeti i katërt më i votuar në shtetin helen, ndërsa po i katërti rezulton edhe në listën e 7 deputetëve të dalë nga lista e partisë së kryeministrit Mitsotakis, Demokracia e Re.

Fredi Beleri u arrestua në ambientet e një lokali në Himarë, vetëm 2 ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit 2023, pasi u kap në flagrancë bashkë më bashkëpunëtorin e tij Pandeli Kokaveshi duke blerë vota. Beleri nuk ka mundur të marrë detyrën, pasi autoritetet gjyqësore nuk i dhanë leje për të kryer betimin.

12 Komente

  1. S
    Shqiptari

    Në se eshtë e vërtetë qe i është dhenë leja për te marre pjese ne mbledhjen e BE, kjo eshte tradhti kombetare dhe pa besi për vendin

    Përgjigjjuni
    1. B
      Beleri tani eshte test per Parlamentin Evropian (P

      Nese PE pranon Belerin, atehere duket se BE nuk e ka te gjate kohen e vete-shkaterrimit. Nuk i mbetet asnje vlere demokratike PE-se po futi Belerin deputet, dhe Putinit do ti japi te drejte shumica e qytetareve te BE. Per nje palaco Greqi, BE nuk duhet te veteflijohet.

      Përgjigjjuni
      1. S
        St'arxidia mas

        St'arxidia mas se c'kakarisin muslimon brother's m'Albanistan, pasardhes te dobiceve te nizameve te sullton Muratit......!

        Përgjigjjuni
      2. d
        drejtesia

        Ska leje per kete kriminel,ky duhet te kalbet ne burg! Mbas denimit per vjedhje votash,duhet te vazhdoj burgin per krimet qe ka bere me vrasjet e Peshkepise! Nuk ka Strasburg per kete halè! Ky e felliq europen,nuk e nderon! Turpin ta mbaje greqia qe e kandidoj?

        Përgjigjjuni
        1. B
          Bato

          Cfare ka qene per t'u prishuri me qeverite greke, eshte prishuri ne menyre te pa kthyeshme. Nje peme e thate miqsie nuk nxjerre me filiza. Kjo da siper vetem deficentet shqiptare te qeverive nuk e luptonin, por friksoheshin dhe bene leshime antikombetare: shkollat greke, varrezat greke, eurot qe greku ja vidhte Europes dhe ua jepte e jep "homologeve", e mbi te gjitha, dorzimin e kishes ortodokse shqiptare! Shqiptari me pas , Janullatos, akt i nje budallai si Ilir Meta, qe per hir te pushteteve te tyre, per ato 3 vende ne parlament, Berisha e Rama na detyruan ta mbajne mbi supe e te shihnim se si nje karagjoz turperonte shtetin!

          Përgjigjjuni
          1. L
            Loni

            Kur krijoi LSI, (pas konsultimeve të thelluara me Berishën dhe Nanon) Ilir Metaj deklaroi se kishtë për të qënë ai shqiptari i parë që do të ulej në karrigen e deputetit në Parlamentin Europian. Mjerisht kjo nuk rezultoi e vërtetë, për arsye se gjatë rrugës politike zoti Metaj kishte përparësi qëllime më madhore se integrimi, arsye për të cilin u tha se u krijua kjo parti. Sot marrim vesh se shqiptari i parë që do shkojë në parlamentin europian do të jetë zoti Fredi Bejleri, nga Progonati. Ai zgjodhi rrugën më të shkurtër për arritjen e qëllimit, duke u konvertuar në grek me emrin tashmë të ndryshuar në Fredi Beleris, një rrugë shumë e "nderuar" kjo e renegatit të vëndit që e lindi dhe e rriti. Progonati, ky fshat krenar i labërisë, duhet të jetë vërtetë "i nderuar" me këtë bir të lavdishëm, për këtë arritje të hatashme që realizoi, duke u bërë kështu simbol i tradhëtarit të mëmëdheut, diçka që vërtetë na lartëson si popull e si komb.

            Përgjigjjuni
            1. v
              vezhguesi

              Loni-Fredi Beleri nuk na perfaqeson ne shqiptareve te Shqiperise apo progonatasit. Kemi shume djem e vajza per te cilet jemi krenare se na perfaqesojne denjesisht si komb. Beleri eshte jashteqitja e kombit tone dhe i rrofte Greqise qe te perfaqesohet nga nje kriminel ordiner.

              Përgjigjjuni
              1. L
                Loni

                Zoti "Vëzhgues", mund t'na shkoqitësh pak pse ne mburremi me Arvanitasit e dëgjuar, si Bubulina, Pangallos dhe i quajmë shqiptarë që ndihmuan për pavarësinë e Greqisë (e para) dhe miku i "përzemërt" i Shqipërisë (i dyti) i cili udhëhoqi trupat greke që pushtuan jugun e Shqipërisë? A nuk kanë qënë në një farë mënyre Fredis Beleris ata për kohën që kanë jetuar? Mund t'më thuash çfarë ndryshimi ka ndërmjet arvanitasve në Greqi me arbëreshët në Itali? Arvanitasit duan dhe historikisht kanë qënë dhe kanë luftuar për pushtimin e jugut të Shqipërisë nga greqia, kur qëndrimin e arbëreshëve mund t'a përmblidhnim me këto vargje të Zef Serembes: "Arbëri që prapa detit na kujton/se na të huj po jemi tek ky dhe/ sa vjet shkuan e zemra se harron/ se prej turkut qëndruam pa mëmëdhe."

                Përgjigjjuni
            2. P
              Pjeter mustaku

              Pse duhet ti japin leke? Ky antishqiptari jua ka bere njehere glasen, kur u denua dhe ia mbathi pa kryer fenimin!

              Përgjigjjuni
              1. k
                km

                Nese i jepet leje Fredi Bejdhjerit te Dale nga burgu ,duhet te kurohen nga burgu te gjithe ATA qe Jane denuar per ate krim qe Ka bere Bejdhjerit.Ai duhet te jryejw denimin me Burg dhe Pastaj te shkojne kur te doje ne PE e hajduteve te zgjedhjeve,kolegeve te Fredi Bejdhjerit.

                Përgjigjjuni
                1. S
                  Saranda

                  Alenac e qelbesirave Berisha- Rama. Flij gjum o popull, flij. Mos e prish “rehatinē”!

                  Përgjigjjuni
                  1. K
                    Koli

                    Fajin e ka dhe Parlamenti Europian qe pranon ne gjirin e tij Vrases dhe Kriminele te tipit Beleri.Faj ka Shteti Shqiptar qe eshte Shtet Leshi,se dikur asnje para 90,nuk i jepte Grekut Varreza Ushtaresh,Det Shqiperie,Janullen Shqiptare ne krye te Orthodhoksise Shqiptare,dhe tani na dalin Beler nga Progonati Grek,Gjikuria nga Laberia Grek,dhe shume Minjsh Halesh qe marrin Euro nga Greqia dhe Vrasin dhe Presin ne Shqipni.Sali Berisha,Ilir Meta qe na nxorren Belerin dhe Gjikurian per Himaren,keta Tradhtare NR 1 te Atdheut,ne kohen e Xhaxhit do ishin Bo Sallam per Qente.Vdekje Tradhtareve te Kombit,Beleri nuk mund te dale pa bere kohen ne. Urg,qe i bie ne Tetor,perndryshe dhe Edi Rames Gruan e ke pak Shkerdhate.

                    Përgjigjjuni

                    Lini një Përgjigje