
Jemi veçanërisht të shqetësuar për ndryshimet ligjore të propozuara nga grupi i punës, të cilat mund të kenë ndikim negativ mbi të drejtat e qytetarëve, lirinë e shprehjes dhe lirinë e medias.”Ky është reagimi i dytë brenda ditës i Bashkimit Europian në Tiranë për Top Channel mbi pyetjet konkrete të dënueshmërisë në rastet kur zbulohet sekreti apo për nenin që parashikon dënim mbi komentet në rrjete përpara shpalljes së një verdikti.
Zyra e Brukselit në Tiranë i thotë TCH se janë në dijeni për shqetësimet serioze të shprehura nga përfaqësues të sistemit të drejtësisë, si dhe nga shoqëria civile, në lidhje me disa prej ndryshimeve të propozuara. Dhe duke shtuar shqetësimin mbi dispozitat që mund të impaktojnë qytetarët lirinë e shprehjes dhe të medias, zyra e Be shton se këto dispozita nuk janë në përputhje me standardet e BE.
Jemi të bindur thuhet më tej në reagim se në kuadër të procesit të konsultimit dhe në kuadër të angazhimeve për anëtarësim, këto shqetësime do të adresohen. Në reagimin për TCH thuhet se ‘BE nuk ka qenë pjesë e këtij grupi ekspertësh dhe se aktualisht këto propozime po shqyrtohen’. Duke treguar gatishmëri për ndihmë teknike shtohet më tej se rishikimi i kodit është një proces i rëndësishëm dhe kompleks dhe me një ndikim afatgjatë në shoqëri dhe në drejtësi.
“Në periudhën afatshkurtër, BE-ja e inkurajon Shqipërinë t’i japë përparësi atyre ndryshime legjislative që janë të nevojshme për të përmbushur standardet ndërmjetëse të përcaktuara në Qëndrimin e Përbashkët të BE-së për Grup-kapitullin 1 (p.sh. dekriminalizimi i shpifjes, rishikimi i kuadrit ligjor për trafikun e drogës, trafikun e qenieve njerëzore, abuzimin me fëmijët, armët e zjarrit, pastrimin e parave)” thuhet më tej.
Diplomatët e Brukselit në Tiranë nënvizojnë rëndësinë e garantimit të konsultimit gjithëpërfshirës me të gjitha institucionet kryesore të drejtësisë dhe aktorët e shtetit të së drejtës, si dhe me shoqërinë civile, për të garantuar cilësinë më të lartë të legjislacionit që do të miratohet.
Ah u ftofsh m'tajore ti mer Bruxelles,po pse cfare prisje ti qe selcukoshqipfolesit te kapnin standartet evropiane!?
Pse nuk publikohet grupi i punes?
Ky ka reaguar per te thene hejjjjjjjjjj hejjjjj jam ketu po punoje, por e di shume mire qe per te hyre ne Europe duhet te njesosh ligjet , pasi ne Europe nuk munde te antasohesh me ligje qe jane ne kundershim me klubin europien
Aq sa i njesoi Hungaria Orbanit, seriozisht e ke ti? Po lartgjatesia e tij po i bo si do vete, edhe pastaj del bo sikur sdi gjo, fajin e ka komshiu, ai asiher sdi gjo kur del keq, kur del mire e ka bo vete me duret e veta si piktor i modh qe osht qe ja morshin te ligat ???? rrofte piktori dhe partia e punes
Budalla i Bufit komunist lexo dhe do mesoshe kur Orban filloje te ndryshoje
Ikni e pirdhuni ju te BE-se. Ne jemi shtet i pavarur dhe i ndertojme ligjet vete, pse ju do tu pyesim , ne daci na pranoni ne daci mos na pranoni, as na behet vone fare, ku ishit ju kur ndejtem 500 vjet nen Turqine, ku ishit ju kur ndejtem nen Italine, nen gjermanine, nen komunizme nen varferine, nen copetimin e kufijve nen te gjitha te zezave.
rropqirat e rilindjes ,cdo gje e bejne per perfitimet e tyre dhe nga ana tjeter bertasin evropa evropa