Kryeministri Edi Rama ka dhënë një tjetër mesazh në kuadër të reformës së re për hapësirat publike dhe respektimin e rregullave urbanistike, duke vënë theksin këtë herë tek kantieret e ndërtimit në zonat e banuara.
Përmes një videoje në Facebook, Rama theksoi se ndërtuesit nuk mund të kthehen në problem për banorët e zonës, por duhet të marrin të gjitha masat që aktiviteti i tyre të jetë sa më pak i ndjeshëm për komunitetin.
“Kush ndërton pallat nuk mund të bëhet problemi i zonës. Duhet të marrë masa që zona përreth të mos e ndjejë fare ose ta ndjejë shumë pak. Kantiere të rrethuara, pa zaptim të trotuareve, me kalime për këmbësorët – këto janë gjëra bazike,” theksoi Kryeministri.
Ai bëri të ditur se së shpejti do të miratohet një rregullore e re për ndërtuesit, e cila do të përcaktojë detyrime të qarta për menaxhimin e kantiereve në zonat urbane. Mosrespektimi i këtyre rregullave do të sjellë, sipas tij, masa drastike.
“Nuk po bëjmë vetëm një pastrim të platformave dhe tendave, por edhe një kontroll të kantierëve. Sepse kantieret nuk dalin në televizor, por janë një burim i përditshëm shqetësimi për qytetarët,” shtoi Rama.
Kryeministri përmendi gjithashtu rezistencën që, sipas tij, vjen nga aktorë të ndryshëm që përpiqen të shmangin drejtësinë, duke përfshirë edhe vendime të dyshimta nga disa gjyqtarë.
“Kemi bërë konfiskime dhe do vazhdojmë. Edhe pse ndonjë i pacipë del e merr masa sigurie për pallate të ndërtuara pa leje që janë konfiskuar nga shteti. Kjo është një vepër penale, jo një mosmarrëveshje civile,” u shpreh ai, duke iu referuar një qëndrimi ndaj gjykatësit Hazbi Balliu për të cilin postoi vetëm pak më parë në Facebook.
Ketu afer pallatit tone ne Tirane, po ndertohet nje pallat, ku punohet me regjimin 24/7. As nje dite, ore, apo minute pushim. Zhurma nuk na le as te qetesohemi apo pushojme, se athere kur je ne kulmin e gjumit, ne mes te nates fillon zhurma e tmerrshme, ngulin pantoma! Duhet vendosur rregull se ne cilat ore dhe dite duhet te punohet dhe kur duhet te behet pushim.
hiqi ato syze ore debil se le nam
i pacipe, ose cyryk nga gjyslyket, ta bejne dekorin mut, me thane.
Dëgjoje këtë Aleksandër karin zoti Rama , se ky ka kulturë të gjërë , ndërsa ti nuk merr vesh si të vishesh e çfarë syzesh të mbash .
a te qi**a udhen ,po ti ç'pate o njeri me gjoksin grope
SOFI a nuk ja ha karin , jo për gjë po , sa për rregullim dekori......
Rrote kari me syze
Ktheja syzet Zahos se s'pushon së qari o karagjoz.