Befasia: PD po mendon si kandidate për presidente edhe për "armiken" e Berishës

19 Maj 2022, 11:25Politika TEMA

Befasia: PD po mendon si kandidate për presidente edhe për

Ina Rama, "armike" e betuar e Sali Berishës, po diskutohet në mënyrë surprizë nga PD, si kandidate e opozitës pë presidente

Nga Mariglen Kume

Pasi morën garancinë nga maxhoranca se do të kenë ekskluzivitetin për të propozuar kandidatë për president në dy raundet e mbetura ku kreu i shtetit zgjidhet me shumicë të cilësuar (me 84 vota), në kampin opozitar nisën diskutimet për emrat konkretë.

Panorama ka zbardhur disa nga emrat që kanë qarkulluar gjatë këtyre ditëve në grupet opozitare. Mësohet se ish-ministri i Brendshëm i përkohshëm i qeverisë teknike të vitit 2017, Dritan Demiraj është personi i parë që është përfolur për t’u propozuar nga opozita si kryetar shteti.

Emrat

Burimet konfirmuan se që nga ditët e para kur u hap debati për president, Dritan Demiraj u rikthye nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe nisi menjëherë kontaktimin në mënyrë personale të deputetëve të opozitës për t’u kërkuar mbështetjen.

Megjithatë, Demiraj nuk është një nga kandidatët më të mundshëm për t’u vendosur para tryezës së socialisteve për t’u negociuar. Ndërkohë, një tjetër emër që është përfolur shumë nga grupi i deputetëve që kanë qenë larg Komisionit të Rithemelimit, ka qenë poeti dhe ishministri i Kulturës, Visar Zhiti. Poeti konsiderohet si një kandidat që plotëson kriteret e vendosura në draftin e Enkelejd Alibeajt. Visar Zhiti është shkrimtar, poet, gazetar dhe diplomat shqiptar. Ai ka lindur në Durrës, i rritur në Lushnjë, ku përfundoi shkollën e mesme në vitin 1970.

Visar Zhiti ka qenë i përndjekur nga sistemi komunist. Sakaq, një tjetër emër që duket se ka mbështetjen e shumë deputetëve brenda grupit të demokratëve është edhe ish-Kryeprokurorja Ina Rama. Duke qenë se aktualisht Rama mban një funksion të rëndësishëm në KPA, konsiderohet se plotëson kriteret e rëndësishme të kredibilitetit në profesion dhe nuk është subjekt i dekriminalizimit. Vlen të theksohet se ish-Kryeprokurorja nuk gëzon mbështetjen e ish-Kryeministrit Berisha. Sakaq, gazeta “Panorama.al” mëson se brenda Grupit të PD-së ka pasur zëra për të propozuar edhe ish-deputeten demokrate Majlinda Bregu për Presidente.

Megjithatë mësohet se emri i saj nuk ka marrë shumë mbështetje nga shumica e deputetëve. Ndërkohë që edhe publikisht deputeti i Elbasanit, njëkohësisht nënkryetari i Grupit Parlamentar, Luçiano Boçi, ka propozuar emrin e arkeologut Neritan Ceka si një kandidaturë të mirë për kryetar shteti. Nuk kanë mbetur pas as aleatët e vegjël të Partisë Demokratike. Agron Duka dhe Fatmir Mediu mbështesin kandidaturën e Dashamir Shehit për kryetar të shtetit. Edhe Shehi nuk shihet si një kandidaturë e favorshme brenda deputetëve të PD-së.

Negociatat

Pas mbledhjes së zhvilluar në Kryesinë e Kuvendit me të mandatuarit e Partisë Socialiste për të negociuar për President, Enkelejd Alibeaj nisi të kontaktojë aleatët për t’i afruar në procesin e diskutimit brenda opozitës, për të shkuar në tryezën e negociatave me 4 emra të përbashkët. Ai ka diskutuar me kreun e PR-së, Fatmir Mediu dhe me znj. Mesila Doda, për ti bërë pjesë të negociatave.

Ndërkohë në orën 12:00 ka lajmëruar deputetët për mbledhje grupi në selinë e Partisë Demokratike. Për të propozuar formalisht një kandidat për President, duhen së paku 20 firma deputetësh. Por Partia Socialiste u tregua bashkëpunuese në këtë fazë dhe i la të hapur mundësinë opozitës që të vijnë me 4 kandidatura në tryezën e negociatave, nga ku do të përzgjidhet një për t’u votuar më 23 maj.

Në këtë kuptim, në mbledhjen që pritet të zhvillohet sot, do të pranohen propozime nga të gjithë deputetët. Nëse do të ketë më shumë se 4 emra që propozohen, atëherë do të kërkohet që secili prej emrave të hidhet në votim brenda grupit të deputetëve. 4 emrat që do të jenë më të votuarit, do të shkojnë në tryezën e negociatave me socialistët, nga ku do të zgjidhet njëri prej tyre dhe më pas do të mblidhen firmat mbështetëse për t’u votuar në Parlament. Ndërkohë, duket se jashtë procesit të negocimit për President mbetet grupi i deputetëve prej 17 ligjvënësish që mbështesin Berishën.

Kandidatët:

Visar Zhiti

Ina Rama

Dashamir Shehi

Majlinda Bregu

Dritan Demiraj

Neritan Ceka

43 Komente

  1. S
    Sok. Karaudhi

    Dashin mund ta komprometojë vetë me një gotë raki. Do bëhet më keq nga Linja, do na mbushë të huajt me pashaporta Shqiptare. Më i denjë për President është Sali Berisha se me këtë veprim bashkohet dhe PD dhe opozita.

    Përgjigjjuni
    1. L
      Ladi

      Po cfare i duhet Shqiperise nje militar si Dritan Demiraj. A thua se jemi ne lufte apo agresor Se ky vetem kete pine di te bej lufte dhe agresion. Shifeni edhe kur prezantohet mediatikisht duket sikur eshte ne sulm. O politikane KEMI NEVOJE PER PAQESORET DHE JO PER AGRESORET. Hiqni dore nga keta tipa. E keni Majlinda Bregun te gatshme dhe mos kerkoni andej kendej.

      Përgjigjjuni
      1. A
        Ari

        Po, Ladi. Psh Visar Zhiti ose Ina Rama

        Përgjigjjuni
        1. Z
          Zeqir

          e sakte

          Përgjigjjuni
        2. K
          Kelmendi

          Majlinda Bregu e ka treguar qe eshte grua me kurajo, e mprehte dhe shqiptare ne zemer. Pa diskutim qe eshte kandidatja me e mire.

          Përgjigjjuni
        3. D
          Drejtesia

          Edhe Majlinda Bregu njesoj agresore ka qene. E kemi pare neper fushata kur kandidonte nen mbeshtetjen e Sales. Mos e shifni tani, qe ka ra squke andej nga eshte. Me i pranueshem per mua eshte Visar Zhiti. Njeri i pergatitur dhe i mrekullueshem.

          Përgjigjjuni
          1. p
            ppa

            Sakte drejtesia! M.Bregu mbahet mend se bente debate ne TV njesoj si A.Bushati , sot. Respekte per Visar Zhiti!

            Përgjigjjuni
          2. B
            Berti

            Te gjithe kandidaturat nga politika tregon se ky establishmenti i qelbur kerkon te mbaje pushtetin me te gjitha menyrat .

            Përgjigjjuni
            1. G
              Gomari i Babatasit

              Ina rama,person me integritet e aftesi te dukshme.

              Përgjigjjuni
              1. i
                ilir

                Pse nuk propozon Leonard Demin opozita! Mendoj qe dhe pozita do ishte dakort. Dhe ne situatat aktuale eshte nje njohes i mire i politikave te NATOS.

                Përgjigjjuni
                1. T
                  Titi

                  Ina Rama kandidature me te mrekullueshme per presidente nuk mund te gjesh. Aq me teper per situaten e luftes per te bere drejtesine e re dhe korrupsionin. Ina Rama presidente ka dhene prova se i shetben vendit dhe jo klaneve mafioze. Lerini visaret e dadh shehet se jane kot sarhoshe e numra.

                  Përgjigjjuni
                  1. B
                    Buda

                    Pavarësia e Gjyqesorit do të kërkonte natyrshëm zgjedhjen e Presidentit të një juristi konstitucionalist me votim direkt nga populli. Meqenese kjo praktike nuk u zbatua ne Albanistan, të paktën Kuvendi i Shqipërisë, ose Opozita Zyrtare e PD-së të këmbëngulë për të zgjedhur në postin e Presidentit një jurist me integritet profesional dhe moral, i cili do të kete si objektiv të përforcojë të gjitha hallkat e Pushtetit Gjyqesor. Me kete rast, une do te rekomandoja, ndonese jetoj ne SHBA, te vihen ne gare zonja Ina Rama nga PD dhe zoti Ardian Dvorani nga PS.

                    Përgjigjjuni
                  2. l
                    labi

                    Emri me i denje dhe me i pershtatshem eshte emri i Ina Rames.Personaliett absolut,njeri qe e ka provuar se nuk thyhet nga politika dhe sidomos nga kriminele te lindur e te njohur si Sali Berisha.Eshte me integritet te larte dhe shumica e shqiptareve kane respekt per figuren e saj.Do te ishte ne nderin e parlamentit shqiptar te konkludoje ne emrin e saj.Kjo do te ishte dhe nje prove per Alibeajn e te tjere rreth tij qe shprehen se duan nje loje te ndershme demokratike e politike se e kane seriozisht dhe nuk duan te perfitojne nga rasti te postojne per ne presidence ndonje kamikaz politik.Te shohim!Ina Rama e meriton kete detyre te nderuar ,biles ajo dote ishte personi me i pershtatshem edhe per te zevendesuar Arben Krajen,njeriun e Metes ne SPAK!

                    Përgjigjjuni
                    1. F
                      Fadili

                      Opozita ka mundesi per te propozuar nje kandidature qe te nderon: DAUT GUMENI, ish i denuar politik, 25 vjete burg, intelektual me virtyte te rralla. Vendit i duhet nje figure si ai, pa mllefe, i kthjellet e i mencur, burre teper i respektuar.

                      Përgjigjjuni
                      1. V
                        Vito mashtruesi, shoku i Nikos

                        Visar Zhiti eshte i djegur sepse, sipas Buar Nishanit, ka qene bashkepunetor i sigurimit. Majlinda Bregu Ajazai eshte e djegur sepse ne rekordet e saj ka nje bashkepunim te familjareve te saj, motres dhe kunatit , me nr 2 te Sacra Corona Unita, te famshmin Prudentino. Demiraj eshte i djegur sepse eshte njeri i Berishes Ina Rama eshte e djegur sepse kur ishte prokurore e pergjithshme nuk la asnje shenje se ka taban zyrtari, Dashi eshte i djegur pr shka te paudhesive me qeverisjen e Berishes se pare. Neritan Ceka eshte i degur sepse ka qene bashkepunetor i sigurimit te shtetit nen preudonimin arkeologu si dhe ka historine me banden e Tan Kateshit.

                        Përgjigjjuni
                        1. g
                          gasper

                          Ina Rama eshte gjetje e shkelqyer per presidente ...... Nga kjo liste me i ndyri eshte Neritan Ceka, ky i ka te gjitha te zezat...

                          Përgjigjjuni
                          1. p
                            ppa

                            E ke thene mire...me i shkerdhyeri eshte N.ceka.

                            Përgjigjjuni
                          2. 1
                            19

                            Visar zhiti do jet president perfekt pastaj ina rama .vetem kta jane we permbushin figuren.Neriran ceka nje bythqire we se ka shokun ai maloku demiraj si rambo debil .dash shehi zora e sali malokut .

                            Përgjigjjuni
                            1. Z
                              Zalua

                              Me keto emra e shfaqesoj plotesisht Sazan Gurin.

                              Përgjigjjuni
                              1. C
                                Cudia

                                ????????????????me lot!!

                                Përgjigjjuni
                                1. L
                                  Lasgush

                                  Je i madh

                                  Përgjigjjuni
                                2. P
                                  Poli

                                  Per mua Zhiti eshte njeri I paqte dhe I duhur per ate pozicion honorifik....nuk eshte me Berishen kjo ka rendesi...te tjeret nuk mbushin...e sa üer Ina Ramen nuk eshte personi perbashkues.......

                                  Përgjigjjuni
                                  1. m
                                    macja

                                    Ore jeni ne fiqir ,hiku muti me koke trekendeshe doni te vini Dash rakine?do t'i flasi rakia oreeeeee, mblidhni mendjen.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. P
                                      Patrioti Verior

                                      Unë do të pranoja me shumë dëshirë Ina Rama. Nuk e përjashtoi edhe M. Bregun. Zhiti, Ceka, Shehi etj, janë mbeturina të së kaluarës.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. d
                                        dashamires

                                        O deputete demente mendore sa shpejt harruat se si i zgjodhi Sali Trapi,Bamir Topin dhe Nishan Zorraxhiun.Ju rren kokrra e grurit se Rama mund te perzgjedhe ndonje legen nga rradhet tuaja qe qelben ere raki e tradheti.Vazhdoni mastrubohuni dhe ca dite

                                        Përgjigjjuni
                                        1. L
                                          Lilo

                                          Me i papelqyeri nga keta eshte njemije here me i mire se Likja! Pra gjithsesi ky proces duhet pare me pozitivitet.

                                          Përgjigjjuni
                                          1. F
                                            Fjala

                                            Sikur te me degjohej llafi, nga keta ne foto eshte vetem Visar Zhiti; te tjeret jane mafje direkte dhe indirekte; te propozosh Dritan Demiraj, nje kriminel qe une e njoha vetem kur e beri Luli e Rama minister, eshte fatkeqesi e mendjes, ndersa te propozosh Neritan Ceken qe shante shqiptaret si grate e qelbura te fshatit, eshte turp qe te jetosh ne Shqiperi, Ina Rama as të q... e as te leshon; Bregu kodra pas bregut me ate italanin ne Vlore, ndersa Dashi zevendeson rakine e Skaraparit me raki koçimare me djathe Ndroqi e hudhra Tirane, komentonte nje dje. Ka plot Shqiperia intelektuale qe kane pergjegjesine dhe dashurine pêr vendin, se mos me vini te motren e asaj qe deshi ta merrte grua djali Janulles dhe e bene copa punonjesit e sigurimit te shtetit me urdher te Smahilit! Behuni serioze nje dite se e bete ate vend prone private dhe shqiptaret skllever! U duket se do rroni sa shejtani; kete e mendon dhe Arben Kraja, bashkepuntori shkaterrimit shqiptar sot. Po do ta paguaj sa frengu pulen me kete qe po ben!

                                            Përgjigjjuni
                                            1. T
                                              Taulant

                                              Ina Rama nuk e meriton se per 21 Janarin u bo si pule e lagur dhe per vdekjen/vrasjen e Kosta Trebickes tregoj paaftesi te theksuar profesionale, per te mos thene nenshtrim ndaj shpellarit berisha.

                                              Përgjigjjuni
                                              1. P
                                                POPULLI

                                                Propozuesit si njerez pa dinjitet dhe pa largpamesi, propozojne per kandidate per president figura pa dinjitet se vetem ato kane midis tyre. Po i lihet ne dore propozimi Xhelal Mziut, qe si besohet asgje, jo per gje por sdi asgje. Ore deputete mos u tallni duke propozuar njeri tjetrin, apo ju ka mbetur ndonje qoke pa bere? Mjere mileti ne dore te kujt ka mbetur. Asnje figure e goditur.

                                                Përgjigjjuni
                                                1. B
                                                  Byrektore SHQUP-i

                                                  Ne rast se keto do te ishin kanditaturat e mundshme une mendoj se Ina Rama perben me te miren. Arsyet jane se ajo ka profesinin qe i afrohet me shume pozicionit te Presidentit dhe njekohesisht ka treguar se di te jete e matur dhe te mbaje nje qendrim dinjitoz edhe ne rastet kur eshte prekur dinjiteti i saj.

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. L
                                                    L

                                                    Zhiti dhe rama e meritojne

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. V
                                                      Veterani

                                                      Po shoh këta 25 bashkomentusit që shumë prej tyre vlerësojnë Ina Ramën!?Vlerësim i drejtë dhe i merituar!?Edhe unë,u shpërndarë nëpër të tjerë do të pëlqeja Ina Ramën , të nëpërkëmbur ,fyer e persekutuar nga , " ish kryedemokrati" Sali që luftoi "Komunizmin",por nuk solli demokraci , në vend mbolli vetëm anarshi!?

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. a
                                                        asi

                                                        Respekte per: Ina Rama..Visar Zhiti..Daut Gumeni..

                                                        Përgjigjjuni
                                                        1. R
                                                          REALISTI

                                                          Ku katandiset shqiperia? Tè visir zhiti. Inaugurato Rama, Bregu pas kodre, te rakia tè Leonard Demi. Dhe shpresojme tè zhvillohemi. Pse a nuk kandidatura tè gjetura? Psh monika, argita, liria, linda, Leonardo I demave nuk duhet tè ishte i punesuar né pune shteti. Né vitìn 1997. Ish zvendes minister I mbrojtjes dhe ka firmosur urdhera per shkaterrimin e shqiperise. Tè gjithe errato e siperm jane tè pasur. Hajdute shpifes...

                                                          Përgjigjjuni
                                                          1. a
                                                            anti25642654censurë

                                                            keni propozuar dhe "karate kidin" e ushtrisë shqiptare!? dritan demirajn!? nuk mund të rri pa folur,nami të bëhet!! edhe unë propozoj veten time pë rpresident!për fat të keq ka vdek ver llapa,se do kisha propozuar atë!! edhe unë dua të jem president! çfar budallallëku ka më shumë se unë dritan demiraj??

                                                            Përgjigjjuni
                                                            1. B
                                                              Bardhyli nga Kosova

                                                              Me 7 korrik 2021, pasi u miratuan nga parlamenti i Malit te Zi dhe Kosovës rezolutat që denojnë gjenocidin serb në Srebenicë, ku Serbia masakroi 8 mijë boshnjakë, presidenti serb Vuçiç para gazetarëve gjatë një vizite në një spital të Beogradit, deklaroi: “Rezoluta të tilla do të vazhdojnë. Ne mund t’i shmangim ato në disa parlamente, falë marrëdhënieve miqësore, por disa do të vazhdojnë me abuzimin politik ndaj serbëve”. Në Tiranë Vuciqi e shmangu votimin e një rezolute të tillë me anë të miqësisë që ka me kryeministrin Edi Rama. Por shmangia e rezolutes në parlamentin e Shqipërisë u bë me shumë zhurmë, me jehonë në opinionin publik botëror. Jane angazhuar gjithe tellallet e socialisteve neper bote te zvogelojne e mbulojne shemtine qe ndodhi nga socialistet shqiptare qe me shume deshen Vuciqin se Sali Berishen. Edi Rama me refuzimin e votimit të rezolutes që dënon genocidin serb në Srebenicë të Bosnjës, bën me turp Shqipërinë, e rrjeshton ku nuk duhet Shqipërinë, e bën vasale të Serbisë Shqipërinë, për veten bëri autogol në trekëndësh në finale të botërorit. Ajo që ndodhi bën me turp çdo shqiptar, edhe ata që po mundohen përditë të lajnë mut me shurrë, të venë kashtë mbi tjegulla, edhe ata që po kërkojnë gjilpërën në kashtë, edhe ata që po gjejnë e rishpikin krimet e Sali Berishës, edhe ata që anijet e Danubit që i conin naftë Serbisë, i sjellin në Morin a në Shkodër me gjithë Danub. Asnjë veprim a xhest, a fjalim në OKB a OSCE, asgje nuk e zëvendëson rezolutën parlamentare si qëndrim politik kombëtar për dënimin e krimeve serbe. As Kina e Rusia nuk kanë koqe të thejnë apo të shkelin sanksionet apo embargon e Amerikës e paska koqe Shqipëria e Sali Berishës apo Edi Ramës. Shmangia e rezolutes nga parlamenti i Shqipërise, mos votimi i saj, refuzimi i saj nga deputetët socialistë shqiptarë ashtu siç donte presidenti serb Vuciq, u kujtoi shqiptarëve që janë esëll, pasi ka ende shqiptarë esëll, se Serbia ka dorë të zgjatur në Tiranë ashtu siç thoshte me 1937 Vaso Çubrilloviq kur publikonte dekalogon Shpërngulja e shqiptarëve se në Tiranë Serbia i zgjidh punët me pare. Natyrisht që fara e mbjellë nga Miladin Popoviq themelonjësi i Partisë komuniste të Shqipërise do të çelë lule here pas here. Unë nuk guxoj të them se Edi Rama nuk është patriot, as e mendoj, se nuk e do vendin, se nuk e do Kosovën, nuk jam aq idiot as naiv si ata që thonë Sali Berisha nuk është patriot. Por Edi Rama me partinë e tij socialiste u gjend në pozitë të palakmueshme dhe i ngjan mëzi pelës kur i thonë njerzit se ti plotësove një dëshirë të presidentit serb Vuciq që dihet botërisht se e ke mik dhe refuzove një kërkesë rezolutë të shqiptarit Sali Berisha, ish kryeminister ish president i Shqipërisë, ish çfarë të duash por shqiptar, për shumë kohë udhëheqës i vendit me të cilin Edi Rama ka bashkëpunuar gjatë. Të gjithë armiqtë e Sali Berishës, të gjithë miqtë, edhe ata që janë hedhë tani me tërbim kundër tij për modë pa ditë asgjë, edhe ata që shkruajnë në fb si në akull thjeshtë se kane një telefon të mençur në dorë por jo mend në kokë, të gjithë shqiptrët e gjallë duhet ta dine e ta pranojnë se sa i përket raporteve me Kosoven apo kontributeve për Kosoven, Sali Berisha është i pakrahasueshem me askend e asgje. Ai ndoshta meriton të vritet njemijë herë për njëmijë e njëqind krime që mund të ketë bërë, që doni ju t’i ketë bërë, mund ta quani diktator, kriminel, tiran, cfarë të doni quajeni por askush i gjallë nuk krahasohet me të për kontributin për Kosovën, askush në Shqiperi që ka patur pushtet nuk matet me të për patriotizem ndaj Kosovës. Ai i vetem edhe pa deshirën e shumëkujt bëri që shteti shqiptar ta bëjë Udhën e Kombit, autostradë jo dykalimshe, arterien kryesore që lidh Shqipëri e Kosovë, arterien që nuk e le Kosovën të vdesë kurrë, udhën që nuk ia zë Kosovës kurrë askush sado taksa te vene edhe pse Rama e quante udhe drejt asgjëkundit… Sali Berisha është i dënuar të mos lejohet të marrë vizë hyrëse në Amerikë. Po. Por Sali Berisha për shqiptarët, edhe për Edi Ramën dua të besoj unë, nuk është më i keq e i zi e i dëmshëm se presidenti serb Vuciq. Nëse Edi Rama e beson se Sali Berisha është më i keq e i dëmshëm për shqiptarët se Vuciqi, atëherë Rama është në të drejtën e tij ta dojë Vuciqin më shumë se sa shqiptarin Sali Berisha, është në të drejtën e tij ta refuzojë rezolutën që dënon krimet serbe sepse e ka propozuar Sali Berisha dhe ia ka kërkuar refuzimin e saj, mosmiratimin e saj Aleksandër Vuciqi. Disa gjëra në jetë e në politikë janë përtej pordhëve të ditës, përtej votave të qelbura që nuk prodhojnë garë as pushtet moral as autoritete të duhura, përtej mërive e konflikteve për prona e pasuri. Sali Berisha mund ta gdhihet nesër në burg, por ai e ka fituar betejën me serbët sa i përket Kosovës, e ka fituar betejën me historinë me të mirat e të ligat e veta, është tashmë kapitull i pashmangshëm në histori, ku ëndërron të hyjë e troket përditë Rama. Degjoj e lexoj tellallë që tellallojnë për furnizimin e Serbisë me nafte nga Sali Berisha. Urrejtja nuk është kek as byrek që e hanë kaq shumë disa njerëz që janë ufo, disa njerëz që nuk dinë asgjë në këtë botë dhe nga Amerika, Europa a Australia bëjnë mentarin nëpër ekrane… Bota e kishte shpartalluar me kohë Sali Berishën po ta kishte furnizuar ai Serbinë me naftë, nuk e kishte lejuar kurrë Amerika të qeveriste 8 vite Sali Berisha po ta kishte furnizuar ai Serbinë me naftë. Nuk flitet për kohën para Krishtit. Flitet për furnizimin e makinerisë ushtarake serbe në kapërcyell të shekullit që iku. Shqipëria edhe te donte edhe ta lejonin nuk i ka patur as i ka kapacietet të furnizojë Serbinë me naftë. Nuk furnizohet makineria serbe e luftes me naftë me bidona, as me serberatoret e dy-tre qind makinave te kuksianëve që kalonin në Morin e shisnin naftë banorëve të Kosovës për traktora apo për veturat e tyre. As nga makinat që kalonin në Mal të Zi a kontrabanda në Liqenin e Shkodrës. Ju që bëni bla bla bla e spërkasni naftë në vend të pështymës, që dini anglisht e gjermanisht e frengjisht e kinezërisht pyetni në NATO, ka deklarata të NATO nëse nuk i besoni deklaratet e zëdhënësit të atehershëm të NATO se kush e furnizonte Serbinë me naftë, të kujt ishin anijet e mëdha me naftë në Danub që furnizonin makinerinë ushtarake të Serbisë. Shqipëria nuk ka patur as ka fuqi të thejë embargo që vendos Amerika, mos t’ju bëjë budallej urrjetja. Urrejeni Sali Berrishën deri në qiell, vriteni nëse mundeni për ushtrimin e pushtetit, por raportet e tij me Kosovën nuk mund t’i kuptoni se nuk ju ka munguar Kosova si atij dhe kujt nuk i ka munguar nuk di ta zgjidhe atë fjalë kryq dashurie. Dhe ju që zgjidhni të bëheni aleatë me serbët kundër një shqiptari qoftë ai në rastin konkret Sali Berisha, apo të bashkëpunoni e të bëni siç kërkon e thotë presidenti i Serbisë Vuciq për inat të shqiptarit Sali Berisha, ju duhet të shihni qëndrimin tuaj sepse kjo gjë nuk i fshihet dot kronikës së historisë që ju damkos me vulën e turpit. Edha pa rezolutën e parlamentit të Shqipërisë krimi i genocidiot në Srebenicë aty është. Po turpi i refuzimit të dënimit të atij krimi për hatër të Vuciqit e për inat të Berishës i mbetet parlamentit të Shqipërisë, që në fakt nuk është parlament i Edi Ramës, dhe i asnjë Edi Rame, por kjo është Shqipëria fatkeqe që nuk çon në parlemet njerëz por kukulla. Liri  Kombit shqiptar - poshtë zagarët ramisto esadistë! (Me qetësi, me drejtësi, me dashuri, me buzëqeshje e lumturi, i juaji Bardhyli.)

                                                              Përgjigjjuni
                                                              1. Z
                                                                Zeqo Pilafi

                                                                Qysh tha i ndjeri Veli Rada kur, dritë ja bëftë zoti atje ku është, Koço Devole dhe Cekja i Beratit vunë këmbë në Itali dhe donin me urgjencë të madhe të zbrazin ato që i kishin marrë mëmës natyrë një ditë më parë: "Pridhni burra si n'shpin tuj!". Edhe ju zonja dhe zotërinjtë komentues, për kënaqësinë e Edi Ramës, Berishës dhe Metës, të cilët e kanë vendosur se kush do jetë president ndoshta më tepër se një vit më parë, jepini me breshëri dhe sidomos me një naivitet të sinqertë propozimet tuaja se kush duhet të jetë siç thotë Myslim Murrizi, kanidat dhe jo kandidat për president. Nuk ka gjë më perverse sesa kënaqësia e tyre kur lexojnë propozimet tuaja fare të arsyeshme e të sinqerta, por që nuk kanë pikën e lidhjes me interesin e tyre okult se kush duhet të jetë kandidat.

                                                                Përgjigjjuni
                                                                1. a
                                                                  anti25642654censurë

                                                                  jo mor lal tallim vetëm hajdart se me njerëz si ti!? nuk kemi për të ndryshuar asgjë!! do hamë vetëm mut kot!!

                                                                  Përgjigjjuni
                                                                2. J
                                                                  Jari

                                                                  Po ky Çuni i Bakiut, Dritan Demiraj, ça do të përfaqsoi ky, po prej këtij badakçiu po kalbet nën dhe një Sampist i 88, ( i ndjeri nga Vora ), ky di vetëm Gavetën, paguren, pecen, do drejtoi Shtetin ky, o pika, pikaa . !.

                                                                  Përgjigjjuni
                                                                  1. e
                                                                    emigranti

                                                                    ina rama ose visar zhiti te tjeret jane kote do shkaterojne shqiperine me keq se ilir meta

                                                                    Përgjigjjuni
                                                                    1. D
                                                                      Dhjetoristi 1990

                                                                      Po si është e mundur që Opozita e rrugës, molotovëve, babaleve, shpifjeve, kërcënimeve, rekordmene e vrasjeve që nga Dhjetori 1990 (nëse doni fakte sa dhe emrat e të vrarëve, së shpejti në një LinkedIn interneti do dalin statistika të tmerrshme), kërkon të ketë përsëri Presidentin, kur deri tani i ka pasur nga radhët e veta ose të kamufluar, që me votën e të Majtës (si Ilir Meta), përveç Rexhep Mejdanit. Çfarë Mu... duan përsëri, kur Populli me Votë ka 3 mandate që shumicën ja ka besuar PS, Edi Ramës. PS ka të drejtën e padiskutueshme për të zgjedhur Presidentin e Shqipërisë se, ka boll kandidatë që do ta bëj detyrën e Kreut të Shtetit me dinjitet e jo si Bamir Topi (rakia), Bujar (Memeti) Nishani /me e pa mustaqe/ dhe Ilir Meta (zëvendësi i parë i Krye kriminelit e Krye hajdutit të Shqipërisë post Komuniste, Sali Berishës. Si ish student i Dhjetorit 1990, prej 1997 në emigrim përtej Atlantikut, opozitën e sotme të copëzuar keqazi nga dyshja më kriminale e politikës që nga Dhjetori 1990, Berisha e Meta, 'Non Grata' si i pari prej një viti familjerisht dhe i dyti padiskutim, pak orë a ditë pas lënies së detyrës si President.

                                                                      Përgjigjjuni
                                                                      1. K
                                                                        Km

                                                                        Edhe une ,per Ina Ramen,visarin dhe Daut Gumenin mund te pranoje te mbeten ne liste.Por keta dy te fundit duhet te kene nje vendim gjukate qe i nxjerr te pafajshem,te denuar ne kundershtim me ligjet ne kohen e shkuar.Ligji per amnistine nuk i jep pafajesi,por fal vetem denimin e mbetur.Ndryshe do ti hapet rruge paligjeshmerise

                                                                        Përgjigjjuni
                                                                        1. J
                                                                          Jari

                                                                          Do gezohet shume bamke qirollari me inen e bulevardit.ore por Jeni te terezi fare thoni , por keto emra nuk Jane as per Roje stallash te kooperatives, pervecse nje daut gumeni.mos u tallni me njerzit, te zesh ne goje hajdutin plak qe shurohet ruges matufin ceka, ina kontin e bulevardit ,dash qoften eshte me shume se tallje.,o budallenj thirni mendjes nuk po zgjidhni brigadierin e foragjereve.... Hani nga pak se ju Ben mire, Pasi EDI e ka zgjedhur presidenten ,ajo eshte ermelinda meksi ,ju vazhdon dhe pini lengun qe I tepron edushkes....

                                                                          Përgjigjjuni

                                                                          Lini një Përgjigje