FOTOT: Rama vizitë "surprizë" në Berlin

19 Maj 2022, 10:32Politika TEMA

FOTOT: Rama vizitë "surprizë" në Berlin

Kryeministri Edi Rama njëherësh dhe kryetar i Partisë Socialiste të Shqipërisë ndodhet për një vizitë zyrtare në Berlin.

I ftuar nga fondacioni Körber-Stiftung, kryeministri Rama do të marrë pjesë në një bashkëbisedim me parlamentarë të të gjitha forcave politike në Bundestag.

“Berlin – I ftuar nga fondacioni Körber-Stiftung për një bashkëbisedim me parlamentarë të të gjitha forcave politike në Bundestag”, shkruan kryeministri Rama në një postim, teksa publikoi edhe foto nga takimet në Berlin.

Kryeministri Edi Rama shoqërohet në këtë vizitë edhe nga kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.

28 Komente

  1. J
    Jorgo

    Nje takim qe do te sjelli vec te mira per popullin tone , ishallah antaresohemi sa me shpejt ne bashkimin europian ????????

    Përgjigjjuni
    1. V
      Visi

      Pale me cfare lajmesh te mira do na vi kete here. Te lumt gjigand

      Përgjigjjuni
      1. B
        Bureto

        A do të jetë vallë në këtë takim edhe her Martin Hense, deputeti i Bundestagut, ish 'këshilltar' i kancelares Merkel, por më kryesorja si miku i 'Foltores' dhe posaçërisht i Salehut?!.

        Përgjigjjuni
        1. A
          Aldi

          Shpresoj qe te kete sa me shume projekte te perbashkta dhe lajme te mira per shqqiperine nga kto takime

          Përgjigjjuni
          1. A
            Altea

            Zoti Rama gjithmone ka mbajtur marredhenie te mira me shtetet e tjera dhe kemi pare qe nga marreveshjet kemi arritur rezultatet e duhura. Shpresoj qe edhe nga ky bashkebisedim te kemi lajme te mira.

            Përgjigjjuni
            1. D
              Dritan

              Marrëdhënia Gjermani-Shqipëri është shumë pozitive dhe e udhëhequr nga një shpirt partneriteti. Gjermania promovon dhe mbështet stabilitetin, demokracinë, zbatimin e ligjit në Shqipëri dhe rajon duke mbështetur proceset transformuese.

              Përgjigjjuni
              1. k
                km

                Sipas nje gazete sot,ne PS Ka nisur percarja.Keta te dy nuk Jane percare?

                Përgjigjjuni
                1. F
                  Fjala

                  km, nuk te shkon se i ngjane Sali Sheqeres kjo fjale. Sa bajate jeni bere, u befshi mut si jeni bere e u hengshin qente e rruges!

                  Përgjigjjuni
                2. t
                  tito

                  per komentuesin qe shkruan me emra te ndryshem. nuk dallohesh fare qe je i njejti person. po fare fare.

                  Përgjigjjuni
                  1. F
                    Fatmir

                    Suksesi i radhes nga ju kryeminister! Mezi po presim te vish e te na sjellesh lajme pozitive si gjithmone!

                    Përgjigjjuni
                    1. r
                      redi

                      shpresojme shume qe te vish me nje lajm te mire ne shqiperi o edo

                      Përgjigjjuni
                      1. a
                        alfred

                        bashkebisedimi sjelle fryte te medha per cdo pal

                        Përgjigjjuni
                        1. S
                          Shpetimi

                          Sa i keni rregulluar punet me jasht o gjigand

                          Përgjigjjuni
                          1. A
                            Albana

                            Ju pergezoj per marredheniet e mira qe mbani me shtete te tilla si Gjermania, qe kane sjelle bashkepunime te rendesishme ne vendin tone

                            Përgjigjjuni
                            1. f
                              fisnik

                              ah cna ka gjet, ka 4 vjet qe bredh rrugeve te botes edhe kush nuk e degjon, i beri leket rrush e kumbulla neper avione

                              Përgjigjjuni
                              1. D
                                Dritan

                                Ky takim do te mundesoje vetem gjera te mira jam i sigurt. Fale punes te qeveris jemi cdo dit me afer antaresimit te vendit tone ne BE

                                Përgjigjjuni
                                1. K
                                  Komentator Politik ????????

                                  Rama nuk e din që ka shtete më të fuqishme se Gjermania, ndaj sa her që Berlini bën gabime politike., ka Ramën që e pastron.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. p
                                    pdisti i thekur

                                    Shume koment i mencur ky o i nderuar komentatori pordhitik,me sa duket Rama nuk do te behet pjese e agjentures Ruso -sllave e asaj Kinize,ndaj dhe ju a ka lene juve te Pd-s ate sektor

                                    Përgjigjjuni
                                  2. S
                                    Sokoli

                                    vizite shume e bukur

                                    Përgjigjjuni
                                    1. e
                                      ermali

                                      E bukur sa t'ua kaloj modeleve te dubait!

                                      Përgjigjjuni
                                    2. F
                                      Formax

                                      Rama po ben nje pune te shkelqyeshme ju po e njihni shqiprin kudo dhe po punoni shume mire me vendet e bashkimit europian dhe relatat me gjermanin ju lumt nje pune e mir

                                      Përgjigjjuni
                                      1. A
                                        Ani

                                        O kiu fiu...me air Albanian prape.....je bere me keq se ata drejtoret e tranzicionit qe nuk linin rruge üa bere....leku leter.....

                                        Përgjigjjuni
                                        1. k
                                          kfjbh

                                          Nje komentues, shkruan se "Rama po ben nje pune te shkelqyeshme!" Ore ju njerez, do Europa qe te bejme pjese ne Familjen Europiane e jo Rama, ky kerkon ti heqi shqiptaret me arsim e nivel te larte mencurie sepse i ka si kundershtare , kete e kane bere historikisht me intelektualet e ketij vendi dhe kjo do te ndodhe gjithmone me keta egoista karrigesh per kariere!!

                                          Përgjigjjuni
                                          1. A
                                            Alieni

                                            Z. Rama ku është Kurti,. Auuuu ndoshta ia kanë bërë si ata në SHBA ku ishte turist - në shetitje gjusmëmujore alla Kurto - Osmane.

                                            Përgjigjjuni
                                            1. P
                                              Pipi

                                              Verdalle sa te duash o Edi se ftesa ka per te tere...por ke nga 2013 e integrim lesh....per nje kryetar qarku e hodhe ne ere integrimin ne 2010 se ishim me afer se kurre...tani prisni te vielen rrushte.....sa deme I ke bere ktij vendi....23000 mije euro borxh per Person e ti e sigurt ke shkuar me air Albanian...do vije dita do hapet Puseta....ju sufllaqe komentoni se zyren ne kryeministri e keni...meqe ra llafi sa vajti cmimi vajit se ktu ne Irlante 2 Euro 2 litra eshte....

                                              Përgjigjjuni
                                              1. S
                                                Shqipetari yt

                                                Nese merr integrimin ne Europe, hallall te qofte cdo gje, aman merre se nuk po na thahen syte per femijet qe na kane ikur neper bote, edhe nje here nese me 15 qershor merr integrimin do te themi hallall cdo gje, cfàre te themi ne tjeter??????

                                                Përgjigjjuni
                                                1. B
                                                  Bardhyli nga Kosova

                                                  Me 7 korrik 2021, pasi u miratuan nga parlamenti i Malit te Zi dhe Kosovës rezolutat që denojnë gjenocidin serb në Srebenicë, ku Serbia masakroi 8 mijë boshnjakë, presidenti serb Vuçiç para gazetarëve gjatë një vizite në një spital të Beogradit, deklaroi: “Rezoluta të tilla do të vazhdojnë. Ne mund t’i shmangim ato në disa parlamente, falë marrëdhënieve miqësore, por disa do të vazhdojnë me abuzimin politik ndaj serbëve”. Në Tiranë Vuciqi e shmangu votimin e një rezolute të tillë me anë të miqësisë që ka me kryeministrin Edi Rama. Por shmangia e rezolutes në parlamentin e Shqipërisë u bë me shumë zhurmë, me jehonë në opinionin publik botëror. Jane angazhuar gjithe tellallet e socialisteve neper bote te zvogelojne e mbulojne shemtine qe ndodhi nga socialistet shqiptare qe me shume deshen Vuciqin se Sali Berishen. Edi Rama me refuzimin e votimit të rezolutes që dënon genocidin serb në Srebenicë të Bosnjës, bën me turp Shqipërinë, e rrjeshton ku nuk duhet Shqipërinë, e bën vasale të Serbisë Shqipërinë, për veten bëri autogol në trekëndësh në finale të botërorit. Ajo që ndodhi bën me turp çdo shqiptar, edhe ata që po mundohen përditë të lajnë mut me shurrë, të venë kashtë mbi tjegulla, edhe ata që po kërkojnë gjilpërën në kashtë, edhe ata që po gjejnë e rishpikin krimet e Sali Berishës, edhe ata që anijet e Danubit që i conin naftë Serbisë, i sjellin në Morin a në Shkodër me gjithë Danub. Asnjë veprim a xhest, a fjalim në OKB a OSCE, asgje nuk e zëvendëson rezolutën parlamentare si qëndrim politik kombëtar për dënimin e krimeve serbe. As Kina e Rusia nuk kanë koqe të thejnë apo të shkelin sanksionet apo embargon e Amerikës e paska koqe Shqipëria e Sali Berishës apo Edi Ramës. Shmangia e rezolutes nga parlamenti i Shqipërise, mos votimi i saj, refuzimi i saj nga deputetët socialistë shqiptarë ashtu siç donte presidenti serb Vuciq, u kujtoi shqiptarëve që janë esëll, pasi ka ende shqiptarë esëll, se Serbia ka dorë të zgjatur në Tiranë ashtu siç thoshte me 1937 Vaso Çubrilloviq kur publikonte dekalogon Shpërngulja e shqiptarëve se në Tiranë Serbia i zgjidh punët me pare. Natyrisht që fara e mbjellë nga Miladin Popoviq themelonjësi i Partisë komuniste të Shqipërise do të çelë lule here pas here. Unë nuk guxoj të them se Edi Rama nuk është patriot, as e mendoj, se nuk e do vendin, se nuk e do Kosovën, nuk jam aq idiot as naiv si ata që thonë Sali Berisha nuk është patriot. Por Edi Rama me partinë e tij socialiste u gjend në pozitë të palakmueshme dhe i ngjan mëzi pelës kur i thonë njerzit se ti plotësove një dëshirë të presidentit serb Vuciq që dihet botërisht se e ke mik dhe refuzove një kërkesë rezolutë të shqiptarit Sali Berisha, ish kryeminister ish president i Shqipërisë, ish çfarë të duash por shqiptar, për shumë kohë udhëheqës i vendit me të cilin Edi Rama ka bashkëpunuar gjatë. Të gjithë armiqtë e Sali Berishës, të gjithë miqtë, edhe ata që janë hedhë tani me tërbim kundër tij për modë pa ditë asgjë, edhe ata që shkruajnë në fb si në akull thjeshtë se kane një telefon të mençur në dorë por jo mend në kokë, të gjithë shqiptrët e gjallë duhet ta dine e ta pranojnë se sa i përket raporteve me Kosoven apo kontributeve për Kosoven, Sali Berisha është i pakrahasueshem me askend e asgje. Ai ndoshta meriton të vritet njemijë herë për njëmijë e njëqind krime që mund të ketë bërë, që doni ju t’i ketë bërë, mund ta quani diktator, kriminel, tiran, cfarë të doni quajeni por askush i gjallë nuk krahasohet me të për kontributin për Kosovën, askush në Shqiperi që ka patur pushtet nuk matet me të për patriotizem ndaj Kosovës. Ai i vetem edhe pa deshirën e shumëkujt bëri që shteti shqiptar ta bëjë Udhën e Kombit, autostradë jo dykalimshe, arterien kryesore që lidh Shqipëri e Kosovë, arterien që nuk e le Kosovën të vdesë kurrë, udhën që nuk ia zë Kosovës kurrë askush sado taksa te vene edhe pse Rama e quante udhe drejt asgjëkundit… Sali Berisha është i dënuar të mos lejohet të marrë vizë hyrëse në Amerikë. Po. Por Sali Berisha për shqiptarët, edhe për Edi Ramën dua të besoj unë, nuk është më i keq e i zi e i dëmshëm se presidenti serb Vuciq. Nëse Edi Rama e beson se Sali Berisha është më i keq e i dëmshëm për shqiptarët se Vuciqi, atëherë Rama është në të drejtën e tij ta dojë Vuciqin më shumë se sa shqiptarin Sali Berisha, është në të drejtën e tij ta refuzojë rezolutën që dënon krimet serbe sepse e ka propozuar Sali Berisha dhe ia ka kërkuar refuzimin e saj, mosmiratimin e saj Aleksandër Vuciqi. Disa gjëra në jetë e në politikë janë përtej pordhëve të ditës, përtej votave të qelbura që nuk prodhojnë garë as pushtet moral as autoritete të duhura, përtej mërive e konflikteve për prona e pasuri. Sali Berisha mund ta gdhihet nesër në burg, por ai e ka fituar betejën me serbët sa i përket Kosovës, e ka fituar betejën me historinë me të mirat e të ligat e veta, është tashmë kapitull i pashmangshëm në histori, ku ëndërron të hyjë e troket përditë Rama. Degjoj e lexoj tellallë që tellallojnë për furnizimin e Serbisë me nafte nga Sali Berisha. Urrejtja nuk është kek as byrek që e hanë kaq shumë disa njerëz që janë ufo, disa njerëz që nuk dinë asgjë në këtë botë dhe nga Amerika, Europa a Australia bëjnë mentarin nëpër ekrane… Bota e kishte shpartalluar me kohë Sali Berishën po ta kishte furnizuar ai Serbinë me naftë, nuk e kishte lejuar kurrë Amerika të qeveriste 8 vite Sali Berisha po ta kishte furnizuar ai Serbinë me naftë. Nuk flitet për kohën para Krishtit. Flitet për furnizimin e makinerisë ushtarake serbe në kapërcyell të shekullit që iku. Shqipëria edhe te donte edhe ta lejonin nuk i ka patur as i ka kapacietet të furnizojë Serbinë me naftë. Nuk furnizohet makineria serbe e luftes me naftë me bidona, as me serberatoret e dy-tre qind makinave te kuksianëve që kalonin në Morin e shisnin naftë banorëve të Kosovës për traktora apo për veturat e tyre. As nga makinat që kalonin në Mal të Zi a kontrabanda në Liqenin e Shkodrës. Ju që bëni bla bla bla e spërkasni naftë në vend të pështymës, që dini anglisht e gjermanisht e frengjisht e kinezërisht pyetni në NATO, ka deklarata të NATO nëse nuk i besoni deklaratet e zëdhënësit të atehershëm të NATO se kush e furnizonte Serbinë me naftë, të kujt ishin anijet e mëdha me naftë në Danub që furnizonin makinerinë ushtarake të Serbisë. Shqipëria nuk ka patur as ka fuqi të thejë embargo që vendos Amerika, mos t’ju bëjë budallej urrjetja. Urrejeni Sali Berrishën deri në qiell, vriteni nëse mundeni për ushtrimin e pushtetit, por raportet e tij me Kosovën nuk mund t’i kuptoni se nuk ju ka munguar Kosova si atij dhe kujt nuk i ka munguar nuk di ta zgjidhe atë fjalë kryq dashurie. Dhe ju që zgjidhni të bëheni aleatë me serbët kundër një shqiptari qoftë ai në rastin konkret Sali Berisha, apo të bashkëpunoni e të bëni siç kërkon e thotë presidenti i Serbisë Vuciq për inat të shqiptarit Sali Berisha, ju duhet të shihni qëndrimin tuaj sepse kjo gjë nuk i fshihet dot kronikës së historisë që ju damkos me vulën e turpit. Edha pa rezolutën e parlamentit të Shqipërisë krimi i genocidiot në Srebenicë aty është. Po turpi i refuzimit të dënimit të atij krimi për hatër të Vuciqit e për inat të Berishës i mbetet parlamentit të Shqipërisë, që në fakt nuk është parlament i Edi Ramës, dhe i asnjë Edi Rame, por kjo është Shqipëria fatkeqe që nuk çon në parlemet njerëz por kukulla. Liri  Kombit shqiptar - poshtë zagarët ramisto esadistë! (Me qetësi, me drejtësi, me dashuri, me buzëqeshje e lumturi, i juaji Bardhyli.)

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. S
                                                    Sindikata e Suflaqeve

                                                    Hapet ankandi per vende pune : komentues sufllaqexhinj. Intervista behet tek COD. Ka rene ndjeshem numuri I sufllaqexhinjve. Rasti me siper tregon qarte qe nje sufllaqexhi ben 17 komente me "emra te ndryshëm" po me te njejten IP. Shume shqetesuese per Merobazetarin dhe departamentin Tualeto-Spirokaripali.

                                                    Përgjigjjuni

                                                    Lini një Përgjigje