
“Po e adresoj zyrtarisht Sali Berishën dhe familjen e tij si të papërshtatshëm për t’u futur brenda SHBA-ve. Mbetemi të bashkuar në luftën kundër krimit të organizuar me partnerët tanë shqiptarë”.
Postimi, i cili do të trondiste më së shumti themelet e politikës shqiptare gjatë vitit 2021, do të ishte pikërisht ky “tweet” i Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken – i sapo ardhur në detyrë.
Ish-presidenti, ish-kryeministri, ish-kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zyrtarisht, do të përcaktohej si persona non grata nga Departamenti Amerikan i Shtetit, së bashku me familjen e tij të afërt.
Prej asaj dite, gjithçka dhe asgjë kanë ndodhur!
Çfarë thuhej në deklaratën e plotë të DASH-it?
Motivacioni kryesor i bërë me dije në deklaratën e DASH-it, është ai i përfshirjes së Berishës në korrupsion. Këto akte lidhen me përvetësim fondesh publike. Interferimi në procese publike është gjithashtu një prej arsyeve.
Sipas deklaratës, Berisha, në kohën kur ka qenë kryeministër, ka përdorur pushtetin e tij për të pasuruar aleatët politikë dhe familjen, në kurriz të besimit që i kanë dhënë qytetarët me zgjedhjen e tij dhe qeverisë së tij.
“Ndër të tjera, retorika e tij shfaq dëshirën për të mbrojtur veten dhe familjen, duke penguar hetimet e pavarura dhe përpjekjet kundër korrupsionit. Me këtë cilësim, ritheksoj nevojën për transparencë në institucionet demokratike në Shqipëri”, vijonte deklarata asokohe.
Çfarë solli?
Që protagonizmi politik i Sali Berishës në Shqipëri vijonte të ishte i ndjeshëm, kjo nuk kishte diskutim, pavarësisht se në krye të PD-së, ishte pasuesi i tij, Lulzim Basha.
Vetë Basha, nuk arriti të krijonte një identitet të qartë politik personal në rrugëtimin 9-vjeçar si kryetar.
Madje, pikërisht kur ai e bëri këtë gjë, gjithçka mori rrjedhën e të tatëpjetës.
Fillimisht, Basha e “mbrojti” Berishën, duke dhënë deklarata të shpeshta se ai dhe demokratët do të mbështesnin prezumimin e pafajësisë së Berishës, deri kur ky i fundit të përballej ligjërisht me Blinkenin dhe DASH-in, siç e pati deklaruar menjëherë pas shpalljes non grata.
Por, presioni amerikan – direkt dhe publik këtë herë – e shtynë Bashën të merrte një vendim, të cilin askush nuk e pati menduar.
Më 9 shtator 2021, Lulzim Basha, me anë të një adresimi publik, e përjashtoi Berishën nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike.
Kaq mjaftoi që gjithçka të kthente rrënjësisht rrjedhën.
Berisha nisi një seri takimesh nën siglën e “Foltoreve” me bazën demokrate, ku qartësonte një retorikë të ashpër kundër vendimit të Bashës.
Fillimisht, pak vetë besuan se kjo foltore do t’i mbijetonte kohës, por ajo jo vetëm që ia doli, por mund të jetë pikërisht vendimi politik që do ta risjellë – formalisht – Berishën në krye të partisë që i shëmbëllen në mënyrë të kristaltë sot.
Me anë të foltoreve, Berisha arriti të mblidhte firma delegatësh jo vetëm kundër Bashës, por edhe për të thirrur një Kuvend të PD-së. Këtë gjë, ai e formalizoi më 11 dhjetor, kur e mblodhi vërtetë Kuvendin.
Në të, shkarkoi Bashën dhe shpalli Rithemelimin e forcës politike.
Vetë Basha kërkoi ta zhbënte me një Kuvend tjetër, të thirrur një javë më pas, më 18 dhjetor. Pjesëmarrja qe e lartë edhe aty, por nuk mjaftoi për ta sprapsur Berishën.
Pas një vendimi të Gjykatës së Tiranës, që legjitimoi Kuvendin e Berishës (edhe pse ende në Apel), ish-kryedemokrati shpalli zyrtarisht kandidimin për të marrë kreun e demokratëve de jure, pasi de facto, e faktoi më 6 mars 2022 (datë kur u mbajtën zgjedhjet e pjesshme në gjashtë të vendit), se kishte shumicën brenda të djathtëve.
Sot, vetëm tre ditë e ndajnë rikthimin e tij faktik në majën e hierarkisë demokrate.
Prej një viti, Sali Berisha është non grata. Për tre ditë, ai mund të jetë kryeopozitari i Parlamentit!(Albaniapost)
Plaku Mere ,PUSHT.
Platoni: "Drejtësia nuk është gjë tjetër, veçse interesi i më të fortit!". Po t'i qëndrojmë këtij deduksioni, mund të arrijmë në konkluzionin se: Gjithë përpjekjet e Sali Berishës për të sfiduar adresimin "non grata" të tij dhe familjes së tij, nga Departamenti i Shtetit, do të rezultojnë nul, edhe mbasi ai të rizgjidhet formalisht kryetar i PD. Vendimi apo vendimet nga gjykatat shqiptare, në vijim, do të jepen të tilla që ta ç'bëjnë gjithë këtë aventurë të tij, që është në dëm të opozitës dhe rrjedhimisht demokracisë. Adresimi "non grata" për të nuk është një shaka, përkundrazi. PD, në duart e Sali Berishës, do të përjashtohet, siç është përjashtuar, edhe më tej nga SHBA, BE, Parlamenti Europian dhe Partitë Popullore simotra me PD, dhe nga maxhoranca qeverisëse, se nga shqiptarët është përjashtuar me kohë, qysh në 2013. Atëhere kujt do i duhej kjo fitore e Saliut, që më shumë do jetë, sipas legjendës, si 'fitorja' e Pirros?! Ndaj dhe thënia e Platonit do të prevalojë në interes të më të fortit. Në këtë rast dhe drejtësia do të jetë në anën e më të fortit që është: INTERESI KOMBËTAR, në ndihmë të të cilit, si gjithmonë, na erdhi verdikti i SHBA si kusht 'sine qua non' për të larguar kërcënimin nga e keqja me emrin Sali Berisha, si 'Minues i Demokracisë'. Më tej me bëmat e tjera të tij le të merret dhe do të merret Drejtësia. Hëpërhë imperativi është shpëtimi i Demokracisë dhe fundi i tranzicionit problematik shqiptar, ku protagonisti numër një ka qenë kjo monstër.
"Ca ta ben femija nuk ta ben as perendia", deri ketu ka te drejte Berisha ,eshte bilogjike,nga anet e vendlindjes se Berishes,perdorin nje shprehje "Dhimbjen per femijet, njeriut ia dergon Zoti(perendia)",por se si pozhvillohen ngjarjet ka dicka tjeter,me te madhe dhe me te rende,s'besoj se shteti me i fuqishem i botes (SHBA),do kishte harxhuar kohe e diplomaci per kete "NON GRATE",duke u angazhuar fuqimisht ne zhvillimet politike ne vendin tone,besoj se nuk na takon si komb te sillemi vetem si spektator duke pritur se c'fare po ndodh, i kemi patur per 100vite ne krah,dhe do t'i kemi edhe per 100vitet e ardhshme,po kujtoj fjalen e sek.shtetit H Klinton ne parlamentin shqiptar ne vitin 2010,si dhe tani e fresket,fjala e sek.M Pompeu.(kujtoj se keto dy personalitete te SHBA, jane kampe jo te njejta politike)