Sali Berisha: Unë jam misionar, do shpëtoj Shqipërinë nga Rama

18 Maj 2022, 19:01Politika TEMA

Sali Berisha: Unë jam misionar, do shpëtoj Shqipërinë nga

Nga Berati, Sali Berisha ka sulmuar ish-kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, që sipas tij merrte telefonate dhe mesazhe në mënyrë që mos i përmendte emrin kundërshtarit.

Gjatë takimit elektoral në kuadër të zgjedhjeve për kreun e PD-së, Berisha u shpreh se Lulzim Basha u angazhua për llogari të qeverisë në veprime antiligjore dhe anti demokratike në PD.

“Ish kryetarit i binte telefoni, ose i vinte mesazhi dhe nuk guxonte të përmende emrin e kundërshtarit para jush. Në të gjithë këtë dëshpërim, ne nuk ishim në lartësinë e idealeve tuaja, por përsëri ju qëndruat. 

Me të gjitha këto ne më 25 prill ishim 620 mijë shqiptar dhe pas kësaj përsëri ish kryetari do të angazhohej për llogari të qeverisë në veprime antiligjore dhe anti demokratike në parti. 

Ju jeni misionarë të vërtetë dhe idealistë që u ngritët sapo u dhanë shkëndijat e para. Gjatë këtyre muajve nga shtatori deri më sot kapërcyet çdo pengese, intrigë, shantazh dhe vendosët të qëndronit për idealet tuaja”, u shpreh Berisha.

Ai deklaroi se u bë çdo përpjekje me qëllim që lëvizja e tij të shuhej, por u shpreh i bindur se lëvizja nuk do të ndalet derisa të arrijë misionin e saj.

“Çfarë nuk u bë që lëvizja jonë të shuhej, gjatë përpjekjes tonë për të dalë e vërtetë përballë një regjimi që nuk meriton të qeverisë as 5 ditë këtë vend. Lëvizja jonë është revolucion dhe kjo lëvizje pa përmbushur misionin e saj kurrë nuk do të ndalet. Misionarët nuk mposhten kurrë. Ju qëndruat të pamposhtur derisa ngritët në këmbë PD si forcë të vërtetë opozitare.

Por ngritja në këmbë e PD nuk ishte një qëllim në vetëvete, jo. Kishte qëllim për të vazhduar betejën deri në shpëtimin e Shqipërisë. Ky është misioni ynë më madhor. Misioni ynë është shpëtimi i Shqipërisë”, tha Berisha.

22 Komente

  1. S
    Sonila

    Mezi pres te shpetojm prej teje o nongrade po hec

    Përgjigjjuni
    1. K
      Klaus

      Shqiperia ka shpetuar qekur ke ikur ti nga pushteti .Ska shpetim me te madh per ne

      Përgjigjjuni
      1. S
        Skypion

        Symptôme e skizofrenis ke ardhur te shpetoshe njerzimin njeri i derguar nga zoti me misione ky do veteshpallet i shenjte . Faji eshte i drejtesise mere fute brenda ky skizofren eshte i rrezikshem per shoqerine

        Përgjigjjuni
        1. M
          Mesuesi

          Kjo kategori nuk futet në burg por izolohet në çmendinë, sepse të sëmurët mendorë nuk gjykohen nga gjyqtari, por nga psikiatri.

          Përgjigjjuni
        2. F
          Fatmir

          Shqiperia shpetoi ne momentin qe berisha u larguar nga posti si kryetar i vendit.

          Përgjigjjuni
          1. K
            Klea

            Shqiperia eshte shum mire me Ramen ske nevoj te nderhysh ti mor plakush

            Përgjigjjuni
            1. G
              Ganiu

              O sali ne shqyqyre shpetuam nga ty po mos na merzit shume tsh rri mbaj veten aty e mos na bej shume llafe

              Përgjigjjuni
              1. E
                Erva

                Po ik ti more hajdut kur e kishe ne dor pse nuk e shpetove po e zhyte shqiprin aq thell qe akoma po mundohemi te dalim nga gabimet qe ke bere ti ne te shkuar ti je nje turp nuk e meriton kete vend sot ti po demton shqiprin akoma dhe opoziten qe po e shkatrron

                Përgjigjjuni
                1. J
                  Joana

                  Berisha te kuptoje njehere se sben me per politike pastaj te shohe punet e Rames. Ai ka punuar ndryshe nga ti qe ke vjedhur.

                  Përgjigjjuni
                  1. N
                    Noku

                    Hhahahahah ca thu re mfal kontrrollojeni pak se cfare i jepni per tpir ktij,po shqiperia ka shpetuar qekur ke ikur ti qe nga ajo dit pam drite nga punet dhe investimet e bera nga kryeministri yne Rama.

                    Përgjigjjuni
                    1. a
                      alban

                      Ne si shqiperi dhet te shpetojme nga ti o sale

                      Përgjigjjuni
                      1. F
                        Fifi

                        Ne shyqyr shpetuam nga ty o derezi. Na ke pir gjakun ter ato vite

                        Përgjigjjuni
                        1. x
                          xoni

                          Nuk e di si vazhdon te hedhesh akuza ti o sali pas gjithe asaj qe ke bere ti ne shqiperi

                          Përgjigjjuni
                          1. a
                            alsion

                            Ti je vec se nje i vdekur qe kerkon te ringjallesh me zore, un se kuptoje se si ato njerez te vijne akoma nga mbarap dhe i kan syt e mbyllure parpara nje vrasesi nje ordineri nje te korruptuari dhe nje personi non grada.

                            Përgjigjjuni
                            1. r
                              redel

                              Nuk je misjonar por je non grada qe duhet zdukur sa me shpejte, tani ti duhet te ishe ne burge se vend tjt se ke vendin dhe te vdekurit nuk te mbajne duan te te sjellin ketej prap se dhe atje je i neveritshem.

                              Përgjigjjuni
                              1. E
                                Eduart

                                Ke qene gjithe ato vite ne pushtet o sali dhe ske bere gje , tani qe nuk je me ne pushtet pret te besh ndryshime , apo do te vish edhe njeher ne pushtet qe ta zhvatesh shtetin

                                Përgjigjjuni
                                1. t
                                  titi

                                  Ca do shpetosh ti o i vdekur se ti je per burge jo per tu bere kryetare partie po ajo PD aq e mbaruar eshte saqe te vendos ty ne krye se ska shpresa te tjera dhe njerzit te qe ndjekin jan shume qorra sa se shohin se kush je ne te vertet ti.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. M
                                    Miri

                                    Saliu vetem nje nder ti bej ketij populli dhe mos te flas me per ceshtje politike se nuk ka kuptim kur i kane dal te gjitha te palarat sheshit!

                                    Përgjigjjuni
                                    1. B
                                      Bekim

                                      Misionar leshi, ti ke ik me koh se e kishe kohen tende dhe e rrenove shqiperine. Tani dashke mundsi tjera nderkoh qe keni rrenuar dhe partin tuaj ik o sale ik.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. N
                                        Niku

                                        Njerezit qe jan misjonar e burra shteti nuk vrasin 4 veta ne bulevard o sali

                                        Përgjigjjuni
                                        1. D
                                          Don Corleone

                                          Ca do shpetosh ti mor vrases Shqiperia eshte ne kete deregjw vetem per fajin tend hajdut

                                          Përgjigjjuni
                                          1. L
                                            Lomi pri Baldushku

                                            Sale, ti të dhjet gazit. Tyrqeta pri Lomit m'Baldushk.

                                            Përgjigjjuni

                                            Lini një Përgjigje