Balla - SPAK-ut: Pse nuk hetoni Gërdecin dhe 21 janarin? A keni nisur procedim penal ndaj Berishës? Tabaku: Kërkoje edhe për të shpallurit në PS

18 Maj 2022, 14:11Politika TEMA

Balla - SPAK-ut: Pse nuk hetoni Gërdecin dhe 21 janarin? A keni nisur

Kreu i grupit parlamentar Taulant Balla i është drejtuar SPAK-ut të nisë hetimet për21 janarin dhe korrupsionin në Gërdec, përveç tragjedisë që shkaktoi humbjen e jetëve njerëzore. Gjithashtu Balla ka drejtuar pyetje ndaj SPAK-ut nëse ka nisur procedim penal ndaj Berishes i shpallur nongrata nga SHBA-të.

Ndërkaq, kryetarja e këshillit Jorida Tabaku i tërhoqi vëmendjen se të njëjtën thirrje duhet të bëjë edhe për persona në PS, që gjithashtu janë të shpallur nga DASH për krime zgjedhore. Socialisti i bëri gjithahstu thirrje Prokurorisë së Posaçme të hetojë 21 Janarin.

REPLIKAT

Taulant Balla: Pyetja ime zoti Prokuror i Përgjithshëm është Përse Prokuroria e Posaçme nuk heton 21 janarin dhe nuk bën transparente korrupsionin në Gërdec. Dhe tjetra që dua të theksoj mosndëshkimin brenda niveleve të larta. SHBA-të kanë përcaktuar publikisht Sali Berishën për shkak të përfshirjes së tij në korrupsion në cilësinë , si shpërdorim i fondeve publike, përdorim pushteti për përfitime personale, shpërdorim detyre thotë kodi penal në Republikën e Shqipërisë. Tani Prokuroria Shqiptare ka regjistruar ndonjë procedim?

Jorida Tabaku: Të fokusohemi te çështja e integrimit…

Taulant Balla: Lidhet edhe kjo me integrimin


Jorida Tabaku: Ka edhe non grata të tjerë.

Taulant Balla: Ruani qetësinë se kjo është fjalë ë rëndësishme që kemi detyrim ndaj shqiptarëve. SHBA është partneri strategjik dhe duhet t’i marrin seriozisht dokument e SHBA. Sali Berisha është përfshirë në vepra korruptive, shpërdorim detyre për të pasuruara aleatët e tij politikë dhe anëtarët e familjes së tij. Prokuroria shqiptare ka regjistruar ndonjë propcedim penal? I ka çuar ndonjë letër porosi SHBA-ve t’i pyesë. Kredibiliteti ynë dhe këtu po e mbyll këtu kryetare, natyrshëm vura këtë sepse një non gratë tjetër është hetuar nga prokuroria. Kemi rastin e ish prokurorit të përgjithshëm dhe është bërë puna. Në këtë këndvështrim unë mendoj se ky raportim duhet të jetë konkret jo me ato diskutimet që jemi të gjithë dakord.

Jorida Tabaku: Unë shpresoj që këtë mendin ta ndani edhe për persona non grata të PS meqë shpallja lidhet me krime zgjedhore. Kjo thirrje që iu bë SPAK sot ti bëhet për raste të tjerë publikë.

18 Komente

  1. p
    pukjani

    Nuk i heton arben kraja se i ka shok e shoqe keta , duhet te iki sa me pare beni krimineli

    Përgjigjjuni
    1. a
      alfred

      gerdeci dhe 21 jananari ska nevoje te hetohet fare sepse eshte mese e qarte qe berisha ka qen ne krye te kesaj gjeje duke vrar e duke vjedh cfare ka dashur

      Përgjigjjuni
      1. S
        Sokoli

        Duhet te ishin ne burg qe yhy kokat e mafias

        Përgjigjjuni
        1. r
          redi

          spaku duhet te kishte nis hetimet per berishen me kohe por as une nuk e kuptoj pse nuk po i nis ose ndoshta berisha i ka korruptuar sic ka bere me cdo gjykates e prokuror.

          Përgjigjjuni
          1. A
            Alfred

            Futeni kte bashen brenda tani boll e lat verdall vrasesin e ndyr

            Përgjigjjuni
            1. i
              i l d i

              keta duan te fshehin krimet e sales po nuk i fshehin dot , si dalin as kundra se ju dhihet puna

              Përgjigjjuni
              1. j
                john

                Ore..po keta te PS sikur duan ta trubullojne punen e SPAK. Cfare do problemi qe mund te kene, le ta bejne me dyer te mbyllura me Spak apo me te tjera organe, pse bejne kete lloj fushate kunder SPAK. Mban ere qe dicka me e madhe do dale ne drite nga hetimet, ndonje nivel shume i afert me "gjatoshin". Shume mundesi ne vazhdim te hetimit te inceneratoreve.

                Përgjigjjuni
                1. E
                  Endo

                  Duhet ta nisni sa me pare Berisha krimineli korruptim i gjalle

                  Përgjigjjuni
                  1. H
                    Herla

                    Duke qene Berisha ne krye dihet mjaft mire sesa vjedhje dhe negativitet ka pasur ne kete vend

                    Përgjigjjuni
                    1. R
                      Renis

                      Dihet qe Sali Berisha ka qen vrasesi qe vrau gjithe ato njerez te pafajshem. Vrases ordiner

                      Përgjigjjuni
                      1. A
                        Adi

                        Mir e ka hetoni ato momente qe vran njerez te pafajshem pa piken e turpit dhe ditet sot hiqen sikur jan engjej

                        Përgjigjjuni
                        1. L
                          Loni

                          Ke 30 vjet me akuza boshe o pallë sepse nje te ishte e vërtetë do te ishte hetuar.Jo se ështe ëngjëll saliu por me dokumenta nuk kapet as ai,as mutmeta e as debilrama pasi ligjet që keni votuar së bashku i votuat per interesin tuaj e jo të popullit.Prandaj mos na hapni barkun me teatra amatoresh si ti,si braçka e si ata nga ana e pd.E ka kuptuar i madh e i vogël që hani te gjithë bashkë në një kusi.

                          Përgjigjjuni
                          1. e
                            era

                            Mire e ka te nisin hetimet per gerdecin dhe te gjendet fajori sa me shpejt dhe pse dihet qe eshte berisha fajtor

                            Përgjigjjuni
                            1. r
                              rei

                              berisha hajdut dhe vrases pergjegjes per vdekjen e shume njerezve te pfajshem denojeni ate qen.

                              Përgjigjjuni
                              1. G
                                Gazi

                                2 krimet me te medha te shqiperise keto jane , ne krye ka qene saliu kshuqe ai duhet te kontrollohet nga spak se eshte krimineli me i madh me shqiperi

                                Përgjigjjuni
                                1. X
                                  Xhoi

                                  SPAK duhet te beje punen e vet dhe te hetoje Berishen pasi dihet qe 21 janari dhe gerdeci jane vepra te berishes kriminelit te popullit

                                  Përgjigjjuni
                                  1. D
                                    Dritan

                                    Dihet shume mire se kush jane fajtoret e gerdecit dhe 21 janarit . Ai non grada duhet te hetohet patjeter .

                                    Përgjigjjuni
                                    1. n
                                      nino

                                      Të largohet nga posti Arben Kraja menjëherë dhe të arrestohet për korupsion për vilën në Gjirin e Lalëzit,ku e ka ngritur prnë Sali Berishës dhe Ilir Metës. Atëhere SPAK-u do ta kryejë detyrën perfekt. Me Arben Krajën në krye të prokurorisë, duket sikur akoma drejton ish prokurori përgjithshëm Adriatik Llalla.

                                      Përgjigjjuni

                                      Lini një Përgjigje