Partia Socialiste ndryshon drejtuesit politik në dy qarqe, Ulsi Manja merr Lezhën! Në Dibër shkon Belinda Balluku

17 Maj 2022, 20:57Politika TEMA

Partia Socialiste ndryshon drejtuesit politik në dy qarqe, Ulsi Manja merr

Partia Socialiste ka bërë ndryshime për drejtuesit e saj politik në qarkun e Lezhës dhe Dibrës.

Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Damian Gjiknuri me anë të një postimi në Facebook, shkruan se drejtues politik në qarkun e Lezhës është vendosur Ulsi Manja duke zëvendësuar Blendi Klosin.

Për Klosin, Gjiknuri  shpreh se ai do të fokusohet në punën e procesit të brendshëm zgjedhor të Ps-së për 61 bashkitë në cilësinë e Sekretarit Organizativ.

Ndërsa në qarkun e Dibrës është vendosur drejtuese politike Belinda Balluku.

Postimi i Damian Gjiknurit:

Me strukturat e Partisë Socialiste të Qarkut të Lezhës ku prezantova Ulsi Manjën si drejtuesin e ri politik. Falenderova Blendi Klosin për punën e bërë deri më tani në këtë qark. 

Në cilësinë e Sekretarit Organizativ, në këtë fazë, Blendi ka një përgjegjësi të shtuar duke ju përkushtuar plotësisht mbarëvajtjes së procesit të brendshëm zgjedhor të partisë në territorin e 61 bashkive.  Punën e mirë të bërë nga Ulsiu në Qarkun e Dibrës do ta vazhdojë më tej Belinda Balluku.

1 Komente

  1. K
    Komentator Politik ????????

    PS po bën të pamundërën që te malokët e Dibrës dhe katalikt e Lezhës (dosa me 12 cica ku njëra është jo qumështore) ,të mos i dali jasht kontrolli.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje