Gazment Bardhi i përgjigjet Berishës: Ti njeh vetëm vendimet e Zhukrit tënd

17 Maj 2022, 18:23Politika TEMA

Gazment Bardhi i përgjigjet Berishës: Ti njeh vetëm vendimet e

Gazment Bardhi ka reaguar pas deklaratave të ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili akuzonte Gjykatën e Apelit si të kapur nga Edi Rama, pas vendimit të sotëm të caktimit të gjyqtarëve për shqyrtimin e ankimimit të Enkelejd Alibeajt.

Në reagimin e tij Bardhi thekson se Sali Berisha duhet t’i japë fund hipokrizisë me demokratët dhe përçarjes së tyre.

Sipas tij standardi i dyfishtë me gjykatat dëmton besimin e demokratëve në ringritjen e PD:

"Sali Berisha duhet t’i japë fund hipokrizisë me demokratët dhe përçarjes së tyre. Standardi i dyfishtë me gjykatat dëmton besimin e demokratëve në ringritjen e PD.

Gjykata nuk mund të jetë e pavarur, kur Zhukri i Berishës vendos pro tij dhe është politike, kur gjykata nuk i nënshtrohet akuzave të tij. Vendimi i gjykatës për çështjen e PD, cilido qoftë ai, duhet t’i hapë rrugën bashkimit të vërtetë të demokratëve".

1 Komente

  1. F
    FATMIRI

    SALI PORDHA DY RRUGE KA O NE BURG O NE SHARR

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje