Çfarë po nuhat Edi Rama në PS?

18 Maj 2022, 13:38Politika TEMA

Çfarë po nuhat Edi Rama në PS?

Socialistët shkarkuan me një të ngritur kartonësh në Kongresin e fundit gjithë kryetarët lokalë në nivel bashkie.

Në dukje procesi duket rutinë, sikur është një përpjekje për organizim sipërfaqësor.

Por jo!

Edi Rama që u rrit politikisht në partinë ku struktura kishte themel me hirearki, pas disa vitesh në qeverisje ka nevojë për kryetarë të fortë në bazë, ndryshe partia mund të fluturojë në sensin e gravitetit.

Duke qenë se gjithë këto vite kishte përballë Bashën dhe një LSI që e çoi së fundmi "për skrap".

Rama nuk u kujdes që strukturat lokale të partisë, të kishin kryetarë që i bënin hije  kryetarëve të bashkive, sepse nuk kishte nevojë për shumë protagonistë.

Betejat sidomos lokale për shkak të opozitës së dobët u kaluan pa shumë kosto, madje edhe me fitore në zgjedhjet e vetmuara lokale të qershorit 2019.

Tani situata ka ndryshuar, për shkak të dy faktorëve.

Së pari, përballë, Rama ndjen se po i vijnë dy aktorë "të bezdisshëm" politikë për të, që në distancë po mprehin shpatat për politikë skalionesh. Dhe ata janë dyshja e palodhur për "sherr", Ilir Meta dhe Sali Berisha.

Së dyti Rama vuri re, siç edhe vetë i lëshoi kritikat publike, se kryetarët e bashkive nuk arritën të jenë çadra edhe e partisë edhe e qytetarëve.

Ndaj me fushatën e fundit për të zgjedhur kryetarë të rinj partie në bazë, kryesocialisti po bëhet gati të ndajë partinë nga ofiqet qeverisëse.

Sot Ramës i duhen kryetarë të fortë partie në bazë që t'i kenë "frike" edhe krerët e bashkive, pasi kështu mund ta ketë më të thjeshtë të kuptojë sesi lëviz lakmuesi elektoral. (Jo gjithmonë të zgjedhurit I tregojnë kryetarit çdo gjë që ndodh në bazë).

Rasti i bashkisë së Tiranës është edhe me specifik, kur peshat për garat politike së fundmi shpesh ju varen në qafë drejtuesit politik Erion Veliaj që nuk ishte kryetar lokal i PS. Apo pak më herët Ervin Bushatit ose edhe Elisa Spiropalit.

Por pyetja për një parti si PS mbetet. Kush do të jetë kryetar i PS në Tiranë? A do të jetë ai i parapërzgjedhuri për të synuar edhe partinë?

Tirana që vitin e ardhshëm ka sërish zgjedhje lokale e bën Ramën të vëmendshëm për rezultatin që do të marrë.

Jo vetëm se PS ka në kurriz edhe konsum politik, por sepse Tirana është policentrike, siç Rama e konceptoi kur ishte kryebashkiak dhe do i duhet një kryetar partie në nivel bashkie që nuancat e pushtetit t'i amortizojë në bazë me lezet, duke mbajtur anëtarësinë e duke i shkelur syrin edhe drejtuesve që mund të mbeten të pakënaqur nga ndarja e funksioneve të partisë me postet ekzekutive lokale apo qendrore. Sido që të jetë, Tirana është me e madhja, prodhon numrin më të madh të deputetëve në parlament dhe strehon 1 milion banorë.

Ndaj kreu i ri i PS-së Tiranë duhet të ketë kurriz aq të fortë, sa të mbajë në shpinë kryqin e socialistëve për ambicie fituese./ SI

27 Komente

  1. O
    Olta

    Korrupsioni per te nuk ekziston kshuqe ka nuhatur tek kundershtaret padrejtesi

    Përgjigjjuni
    1. I
      Irda

      A nuk humbet asnjeher! Varet se ca nuk shkon sic duhet

      Përgjigjjuni
      1. V
        Vranakonti

        Berisha dhe Meta nuk e rrezojn dot Ramen me vota.Kete ata e din si buka qe han.Ata do t'i futen nje rruge tjeter dhe kjo rruge do jete shume efikase.Saliu dhe Meta do t'a rrezojn Ramen nga kryeminister nepermjet dreejtesise. Berisha dhe Meta kane blere SPAK-un,Kryeprokurorin dhe shume njerez te tjere ne vende kyçe te drejtesise. SPAKU,apo kushdo tjeter,do t'i stisin akuza qofshin edhe te pa verteta,dhe do t'a therresin ne prokuri per te deklaruar.Ne ate moment ata do t'a arrestojn. Keshtu qe Berisha dhe Meta do jene pashallaret e shqiperise. A eshte kjo padrejtesi? Po. Por ama po jetojme ne epoken e padrejtsive.Ajo qe eshte e padrejte,Saliut dhe Metes u duket e drejte. Keta jane gangrena e shqiperise.Populli dhe shqiperia ne hall te madh.

        Përgjigjjuni
      2. r
        redi

        po normale qe do te nuhas ai sepse ai do transparec.Ai vet e tha qe do te kete para drejtesise dhe anetare te ps

        Përgjigjjuni
        1. A
          Alfred

          Ndryshimet ne shtrukture dhe perfaqsi jane gjithmone te nevojshme per nje fryme te re dhe qe prtia te funksionoje me se miri

          Përgjigjjuni
          1. Z
            Zoi

            kjo tregon qe ai eshte gjithe kohen sy e vesh tek berja e nje shteti te forte.ndoshta ka nuhat ndoje gabim nga ata te tijet

            Përgjigjjuni
            1. G
              Geri geri

              Po ne tirane eshte pun me siklet duhet nje kryetar i mir partie se ervin bushati smori dot as 3000 vota kshu qe duhet dikush qe ta zevendesoj dhe ta bej zap tiranen

              Përgjigjjuni
              1. b
                bonju

                Edi rama eshte nje njeri shume i zgjuar dhe fale ketyre ka bere ca ka bere deri tani , je kampion vazhdo keshtu

                Përgjigjjuni
                1. G
                  Gloria

                  Lerjani kohes dhe mos gjykoni kaq shpejt levizjet e Rames. Ai gjithmone ka bere levizje te sakta dhe te miremenduara lidhur me PS

                  Përgjigjjuni
                  1. J
                    Jorgo

                    Po cfar kundershtaresh jane Sali Berisha me Ilir meten aman ,ishallah SPAKUve dore mbi ta dhe te marrin denimin qe meritojne

                    Përgjigjjuni
                    1. V
                      Vranakonti

                      Jorgo! Te gjithe kete qe thua ti pressim,por siç duket pashket jan large. SPAK-u nuk e ka mendjen fare te Saliu dhe Meta. Keta dy jane kriminel te medhenj te kombit shqipetar.SPAK-u eshte shitur te Berisha e Meta.

                      Përgjigjjuni
                    2. R
                      Ramo o nji nuhats i madh i Pi

                      damethon i Pikpamjeve zhveshur nga Principet qe nuk kan arritur ti japin ate pritshmeri i cili pretendonte verberisht . Kjo eshte nji dobesi e tij ,qe duhet te korigjohet

                      Përgjigjjuni
                      1. J
                        Jorgo

                        Ishallah SPAKU po ve dore mbi tragjedine e gerdecit ku per faj te fatmir mehdiut u vrane gjith ata njerez , dhe per tragjedine e 21 janarit ku Sali berisha ka qene ne pushtet dhe vrau 4 njerez te pafajshem

                        Përgjigjjuni
                        1. A
                          Artur

                          Edi gjithmone ka qene i sakte ne cdo gje qe ka bere dhe jam shum i sigurte qe dicka pozitive po vjen

                          Përgjigjjuni
                          1. E
                            Emigranti i vitit 1997

                            Sikur te ngjallej i paharruari Xhebro Gjika do te thoshte si dikur: "ku pjerdh i deleguari e ku mirrni ere ju..."

                            Përgjigjjuni
                          2. T
                            Taulant

                            Nje pushtet i korruptuar mbahet ne kembe prej zagareve . Partia Socialiste eshte thjesht nje grup i strukturuar kriminal asgje me teper.

                            Përgjigjjuni
                            1. E
                              ERTV

                              Asgjë e re nga artisti. Kështu e filloi kur morti PS. Vazhdon me teorinë e ujërave të turbullta si duket me konsulentët e Gramozit. Mbasi e zhbërë PS (ku u humbën dhe ato pak vlera të përfaqësimit dhe zgjedhjes). Por në thelb fushatë s'pastrimi për të marrë komandën eksluzive dhe çimentuar pushtetin e vetë politik. Sot del me teorinë e zh'bërjes (se këta që janë nuk janë mirë). Për të emëruar disa të tjerë më të besuar. Politikisht është autogol i pastër. Pasi nqs PS bën zgjedhje, te zgjedhurit nuk mund ti heqësh kështu thjesht. Por me zgjedhje e votime ose kur u mbaron mandati, ose për probleme madhore statutore... Them autogol, se ose këta deri me sot ishin të emëruar dhe tani do bëhen zgjedhje. Ose nqs kjo ju vjen ngushtë se kanë bërë zgjedhje deri më sot, atëherë po emërojnë ca të tjerë. Në fakt unë e shoh si amortizim dhe dobësim të pushtetit individual të Ramës. Kur ai kërkon që të kapi ça të kapi KÇK nga PS si tagër. Që mqs po i vjen ikja por dhe që do t'a ikin (jo Saleh-u joo, as Likja, por faktorë të jashtëm). Kërkon që të konsolidojë minimum pushteti të sigurtë përfaqësimi. Që nesër të jetë një zë në parlament Vetëm e vetëm që të mos cënohet nesër dhe ti ndodhi siç po i ndodh sot Salehut dhe Likes. Dmth Artistit i interesojnë emra të rinj pa peshë politike, pa zë, pa forcë. Por në qendër të njëjtit. Damiani, Elisa, Taulanti, Olta, Ogerta... Edi Rama po forcon pushtetin e vetë duke e çuar PS akoma më shumë në parti kryetari. Parti- Një emërshe. Kjo ishte rilindja e Edit...

                              Përgjigjjuni
                              1. x
                                xheJ. eN. Bi.

                                E(lement) R(iciklues) T(ipi) V(jetër).. Ke komentuar duke dashur të bësh një analizë si një i pa kënaqur nga Rama se të ka nxjerrë në " pension". Ke bër një analizë shum të dobët vetëm nga ambicia që ke duke humbur dhe arsyetimin. Kryetarët e degëve zgjidhen dhe nuk emërohen. Edhe sikur të rekomandohen nga lartë, nuk ka asgjë të keqe se Kryetari Partisë do punojë me njerzit e tij dhe jo me të ishit.

                                Përgjigjjuni
                              2. L
                                Lleshaj

                                ERE MUTI ,Po nuhat Rama ne PS.

                                Përgjigjjuni
                                1. s
                                  spata

                                  Keto qe po bene Rama tregojne se ne te ardhmen Ps dote katandiset si Pd sot .

                                  Përgjigjjuni
                                  1. S
                                    Shqiperia pertej qymezit 'Made in Rama'

                                    Raportim i nuhatesve te parkuar tek byth e Rames qe ka vlere aq sa autoret.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. e
                                      e mb

                                      Fushate e qete.,Behet nje mbledhje adambleje.ideleguari i kryesise propzon nje emer.asambleistet votojne.zgjidhet kryetari apo kryetarja..ja keto jane zgjedhje ne ps.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. s
                                        super duper

                                        Skema eshte shume e thjeshte: Kryetareve te Bashkive (Komandateve) do u bej karshillek me Komisaret (Kryetaret lokal te PS-se). Arsyeja pse e ben kete eshte nga nevoja qe ka krijuar koha. Kryetaret e Bashkive jane te korruptuar, por edhe "te forte" sepse kane vota direkte. Si te korruptuar do te jene gjithmone e me shume "gjah" i SPAK-ut, per te krijuar distance e per te mbushur vakumin elektoral nga te "kapurit" prej SPAKUT i duhet nje kondrapeshe lokale kur kjo te ndodhe. Kondrapeshen e nderton me figuren e pakorruptueshme, vigjelente e parimore qe ka "heroi i heshtur" Komisari qe po zgjedh! Kjo eshte strategjikisht e nevojeshme dhe taktikisht efektive, por ne asnje menyre nuk ka te beje me ndertimin e shtetit sic tha dikush me lart. Nedertimi i shtetit ka nevoje per respektimin e procedurave e jo ndertimin e atyre paralele sic ben Rama. Rama ka forcuar pushtetin e tij e t ePS-se por e ka gerryer makinen e shtetin nga balanca e funksioni per ti sherbyer verberisht publikut Shqiptar. Rama e ka kthyer shtetn ne nje makine ku mund te hypesh vetem me lejen e shoferit.

                                        Përgjigjjuni
                                        1. A
                                          AI

                                          Rama u ka lene ne kurriz bashkive kosto te paperballueshme administrative me rilindjen urbane...nuk kane leke te mirembajne asgje...cdo gje do e cojne ne amortizim te plote...kjo eshte rereale.ndaj po gjen fajtore se ai sskakurre faj

                                          Përgjigjjuni
                                          1. x
                                            xaku

                                            Populli nuk aq budalla sa shpellaret qe mbeshtesin Sali non graten dhe kandidatin tjeter Like floriri, keta te dy jane letra te djegura...

                                            Përgjigjjuni
                                            1. T
                                              Tualet Palla

                                              Rama i ka dhënë baxhanakut të tij 50 tendera Cfare thone ripjellesat per kete?

                                              Përgjigjjuni
                                              1. R
                                                Rama shporru

                                                I dehuri humb c do aftesi te shqisave te tij ! Kjo ka ndodhur me ramen, qe tashme e ka shendruar ish PS ne nje shtepi orgjish...edhe qeverine gjithashtu ! Perndryshe s ka si spjegohet kur per anetar e qeverie ka ofruar njerzit me ordinere; deri edhe prostituta rrugesh ! Nese ka mbetur ndonje socialist qe i dhimbet vertete ish PS dhe e duan rikthimin e saj, duhet te punojne me mish e me shpirt ta rezojne rilindjen nga pushteti e te shpetojne c mund te shpetojne nga ish PS ! Rama dhe shpura e tij,duhet shporur nje ore e me pare nga ajo godine e socialisteve te vertet !

                                                Përgjigjjuni

                                                Lini një Përgjigje