Zgjedhja e presidentit të ri, Alibeaj i tregon kushtin e vetëm Ballës

18 Maj 2022, 11:11Politika TEMA

Zgjedhja e presidentit të ri, Alibeaj i tregon kushtin e vetëm

Në tryezën e bisedimeve me grupet parlamentare për përzgjedhjen e presidentit të ri, Enkelejd Alibeaj shpalosi kushtin e vetëm për maxhorancën. Duke iu drejtuar Taulant Ballës, Alibeaj theksoi që procesi për zgjedhjen e presidentit të ri të përfundojë deri në raundin e tretë, duke përjashtuar të katërtin dhe të pestin. Sipas ndryshimeve kushtetuese në vitin 2008, në raundet e fundit maxhoranca e zgjedh me votat e saj kreun e shtetit.

“E drejta e propozimit t’i takojë opozitës, pikë. Kjo është një çështje që s’do njeri mend për ta kuptuar. Pranoni ju këtë klauzolë për hir të kushtetutës? Ajo tjetra me çdo kusht nuk është vendosur kot aty. Sepse vetëm në këtë mënyrë jepet një president që gëzon mbështetjen e të gjitha palëve politike.

I vetmi proces, të vetmet klauzola kushtetuese janë ato që përcaktohen në tre raundet e para për atë që ndodhi në 2008. Raundi i katërt dhe i pestë mund të eksplorohet vetëm në një rast, kur opozita bojkoton procesin. Ne po marrim pjesë në proces.

Fjala e parë që duhet ta thoshe është se raund të katërt dhe pestë nuk ka. Kjo është garanci. Ndërkohë që ju e përsërisni gjithmonë po të doni hajdeni, ndryshe ne kemi 4 dhe 5. Do të krijosh një proces ku presidenti të mos jetë produkt lojërash apo prapaskenash, prano këtë gjë, 4 dhe 5 ju nuk i eksploroni. Që do të thotë se deri te raundi i tretë duhet të kemi domosdoshmërisht presidentin”, tha Alibeaj.

Alibeaj shtoi më tej që procesi të jetë përbashkues, opozita propozon disa kandidatura dhe maxhoranca të bëhet pjesë e përzgjedhjes.


“Që të mos jetë vetëm një propozim ekskluziv i yni. Po tregohemi më të gjerë, ne propozojmë një nur të caktuar kandidaturash duke ju lënë edhe ju hapësirën të merrni pjesë në proces sepse vetëm kështu është i përbashkët.

Më the a i keni apo jo 20 firma. Nëse do të ecim me logjikën e 20 firmave s’ka nevojë të mblidhemi këtu. raundi i katër dhe i pestë nuk ka më sens”, tha ai.

9 Komente

  1. B
    Ballisto - komuniste

    Ky eshte kot zoti ballisto- komuniste nxire nje emer konkrete eshte e thjeshte, jam 1000000 % i sigurte qe ka nuk ka 20 firma nga deputetet dhe bene lodra fjalesh

    Përgjigjjuni
    1. V
      Vranakonti

      PS-te nuk duhet te bjere kurre prè e presioneve te Alibeut apo te Berishes. Presidentin neve kete radhe e duam nga PS-te se boll e mbajti presidentin PD-ke.

      Përgjigjjuni
    2. H
      Hasan Spahiu.

      A mund te kete sinqeritet ,kur Edhe se ben kerkesen per gjitheperfshire dhe konsensuale,te pranohet "e drejta vetem e opozites per propozim",Duke perjashtuar mendimin dhe vullnetin e shumices se popullit qe perfaqsohet ne parlament nga maxhoranca e zgjedhur?Kjo eshte hipokrizi,per te mos thene mashtrim.Zgjidhja konsensuale behet vetem me ligjin dhe kushtetuten,Jo me vullnetin e Ali Beut.

      Përgjigjjuni
      1. P
        Pensionisti i Porcelanit

        Perseri ALI bEU kerkon nje President qe te mbroje POLITIQENET?!

        Përgjigjjuni
        1. S
          SAMIU

          Une nuk mund ta kuptoj dot logjiken qe shprehja " ME CDO KUSHT" gezon mbeshtetjen e te gjitha paleve... e ka fjalen per palet opozitare... ??? Po maxhoranca, pse qenka e detyruar me cdo kusht te mbeshtese nje punjoll te minorances???? Kjo me cdo kusht me kujton deklarimet e Putinit per Ukrainen...

          Përgjigjjuni
          1. K
            Komentator Politik ????????

            Kusht duhet., por jo astronaut.

            Përgjigjjuni
            1. B
              Bashkim

              KY HAJDARI KERKON TA ZGJEDHE VETEM SE TE TJERET NGA OPPZITA DO TA KUNDERSHTOJNE . PO REALISHT ME MUT SE ILIR MUTI NUK BESOJ QE TE GJENDET POR QE RAMA NUK E VRAU MENDJEN KESHTU QE LE TA ZGJEDHIN ATE QE DUAN E DO DALIN SI NE MARVESHJEN E 17 MAJIT RAMA BASHA.

              Përgjigjjuni
              1. B
                Bashkim

                KY HAJDARI KERKON TA ZGJEDHE VETEM SE TE TJERET NGA OPPZITA DO TA KUNDERSHTOJNE . PO REALISHT ME MUT SE ILIR MUTI NUK BESOJ QE TE GJENDET POR QE RAMA NUK E VRAU MENDJEN KESHTU QE LE TA ZGJEDHIN ATE QE DUAN E DO DALIN SI NE MARVESHJEN E 17 MAJIT RAMA BASHA.

                Përgjigjjuni
                1. L
                  Luli

                  O Alibej,o bej,pa bejllek,po si ka mundesi qe te te neshtrohet mazhoranca ty,juve PS-ja po ju krijon shume mundesi qe te mbijetoni,dhe t'ja dini per flm,po mos na tregoni perralla me kinez,jo masaker zgjedhore,jo blerje votash,jo pordhe me rigon,se e tregoi pas zgjedhorja dhe zgjedhorja e 6 marsit,se si jeni katandisur ju ne krahasim me mazhorancen,prandaj ali bej,shtreno sumem,dhe bej punen.

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje