Alibeaj: Presidenti duhet të jetë i gjithë shqiptarëve! Morëm pjesë në proces që mazhoranca të mos këndonte 'ata s'erdhën, e zgjedhim ne'!

18 Maj 2022, 10:50Politika TEMA

Alibeaj: Presidenti duhet të jetë i gjithë shqiptarëve!

Në Konferencën e Kryetarëve, Enkelejd Alibeaj përsëriti edhe njëherë qëndrimin se presidenti i ri duhet të jetë konsensual dhe jo i njërës palë apo tjetrës.

Gjatë fjalës së tij, Alibeaj u shpreh se kreu i shtetit duhet të zgjidhet në 3 raundet e para që të ketë besueshmëri, ndërsa shtoi se opozita u bë pjesë e procesit që të mos krijuar alibi për palën tjetër që ta çojë procesin në raundin e katërt.

"Opozita mori pjesë në këtë proces për të mos krijuar alibi, arsye të paqena që pjesa tjetër e Kuvendit të shkojë në raundin e katërt dhe të pestë e të këndojnë "Ata s'erdhën, por e zgjedhim ne". Kjo nuk do ti shërbente askujt, thjesht do ishte zgjatim i mazhorancës. Kjo është arsyeja pse kemi marrë pjesë në këtë proces. Pavarësisht ndryshimeve të 2008, thelbi mbetet, 3 raundet e para presidenti duhet të zgjidhet me jo më pak se 84 vota.

Ajo që sot konsiderohet mazhorancë nuk e ka legjitimitetin real, atë që buron nga zgjedhjet. Kriteret nuk janë ndonjë habi, përveç kritereve, legjislacioni përmbante një sërë kriteresh të tjera të shpërndara andej-këtej që i referohen institucioneve të tjera dhe ka ardhur e gjitha si nevojë për deformimin për të implementuar edhe për presidentin. Pjesa e dytë i përket procesit. Është legjitime, e justifikuar, shkon drejt frymës së kushtetutës. Në 3 raundet e para, e drejta për të propozuar t'i përkasë opozitës", tha Alibeaj.

1 Komente

  1. K
    Komentator Politik ????????

    Ka politikan në PS që kanë aftësi ti shërbejn vëndit, por PD ngurron të citoj emrat.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje