Rama iu përgjigjet kritikëve për “Ballkanin e Hapur”: Kjo nismë nxit paqen dhe nuk do ndalet

18 Maj 2022, 20:28Politika TEMA

Rama iu përgjigjet kritikëve për “Ballkanin e Hapur”:

Kryeministri Edi Rama iu është përgjigjur të gjithë kritikëve të Ballkanit të Hapur. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, kreu i qeverisë thekson se kjo nismë nxit paqen në rajon dhe si e tillë nuk do të ndalet.

“Kushdo është kundër Ballkanit të Hapur është në të drejtën e vet që as mos të shohë, as mos të dëgjojë dhe as mos të kuptojë se kjo nisëm nxit paqen, bashkëpunimin, integrimin dhe e përshpejton Procesin e Berlinit! Ballkani i Hapur nuk do të ndalet sepse e ardhmja nuk ndalet dot”, shkruan Rama ne twitter.

Kujtojmë që dy ditë më parë Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanovic  deklaroi se shteteve të rajonit u duhet anëtarësimi në Bashkimin Evropian e jo alternativa si “Ballkani i Hapur”.

“Nuk mendoj se kemi nevojë për alternativë, kemi nevojë për anëtarësim. Prandaj mendoj se është krejtësisht e natyrshme që ne të vazhdojmë procesin e negociatave me BE-në me shpejtësi të plotë”, u shpreh ai.

Pos Malit të Zi, nga gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor, “Ballkanin e Hapur” nuk e kanë përkrahur as Kosova e as Bosnjë-Hercegovina.

1 Komente

  1. F
    Frank

    O budallenj qe vetem politikane vizionar nuk Jeni ,por Europa por tall menderen me ballkanin kaq vite dhe ju akoma tek URA e qabes mbetet!?!? Bravo rama vetem me ballkanin e hapur be do te reflektoje, ose dhe po nuk duan at a burokratet hajdute te be, njerzit e rajonit levizin lirshem ne harmoni dhe ne paqen e munguar. Edhe nji here te lumte rama ,historian do te te japi plot te drejte ,dhe populli nuk do te haroje te Mirat qe ofron ky bashpunim me ballkanin e hapur. Kush te mos doje ,me te mos I bashkohet nismes ,edhe tre shtete mjaftojne per bashkpunim rajonal . suksese!

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje