“Alibeaj nuk ka asnjë tagër”, Salianji për presidentin: Rama ka hedhur grepat te opozita, s’duhet të biem në grackë

18 Maj 2022, 21:30Politika TEMA

“Alibeaj nuk ka asnjë tagër”, Salianji për

Mazhoranca ka rënë dakord me draftin e kreut të Grupit Parlamentar të PD-së Enkelejd Alibeaj, për kushtet dhe kriteret për zgjedhjen e Presidentit të ri të Republikës. Kjo do të thotë se në tre raundet e para, ekskluzivitetin për të propozuar kandidatë do ta ketë vetëm opozita dhe më pas në të katërtin e të pestin mazhoranca mund të shohë nëse do që të bëjë propozime.

Ervin Salianji, i ftuar në “Radari Informativ” në Abc, të gazetares Juli Xhokaxhi e shikon këtë si një hap të nxituar, ndërsa shprehet se Alibeaj nuk ka asnjë tagër. Sipas tij, demokratët duhet të ulen fillimisht me njëri-tjetrin.

Salianji: Opozita ka minimalisht 63 deputetë që kanë dalë nga votat më 25 prill. Nga këto ka një pakicë me 22, po marrim rastin,  që nuk e plotëson kuorumin për të marrë një vendimmarrje. Nuk e kuptoj si mund të quhet një marrëveshje kur brenda PD është një numër që nuk plotëson kuorumin për zhvillimin e mbledhjes dhe shkon pa asnjë tagër. I ka bërë të gjitha veprimet e nxituara, nuk ka thirrur grupin parlamentar. Sido që ta merrni 52 deputetë ka grupi parlamentar. Çfarë fiton PD nga kjo, çfarë fiton opozita? Pse është ky nxitim për tu ulur me 3 njerëz të PS që PD i ka akuzuar ndër vite dhe nuk ulemi me demokratët?

Deputeti demokrat u shpreh se PD e ka të drejtën të propozojë në të pesta raundet.

Salianji:  Kam kërkuar që ditën e parë që të bëhet një mbledhje e përbashkët, por kemi një nxitim të pashpjegueshëm. PD e ka të drejtën të propozojë në të gjitha raundet. Ky kompleksi që ata që kemi kundërshtarë duhet të na konfirmojnë që jemi opozitë është e tmerrshme. Kjo është të shkatërrosh personalitetin e cilitdo që merr pjesë aty.

Salianji e shikon si një lojë politike të kryeministrit Rama të gjithë procesin për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit. Në gjykimin e tij, procesi duhet të shfrytëzohet nga vetë demokratët për një bashkim. Presidenti është zgjedhur tashmë nga Rama sipas deputetit demokrat.

Salianji: Rama me përfaqësuesit e vet është në lojën e vet politike dhe ka hedhur një grep. Ka kapur ai, këtu, ka peshkuar dhe ka kapur një pakicë që po lufton për interesat e veta. PD e ka të drejtën të propozojë në çdo raund. Rama të gjithë fokusin nga emrat e vet që do t’i zgjedhë do thotë se “shiko propozuan ata 3-4 po këta s’janë dakord vetë, a s’janë më të mirë këta.” Kjo është një lojë. Ky proces duhet të shfrytëzohet për tu ulur gjithë deputetët opozitarë. Sot është urgjente që të bashkohen deputetët vetë jo t’i zgjedhin presidentin Ramës. Presidentin e ka të zgjedhur ai. Gjithçka që thuhet në këtë sulm politik vetëm i jep peshë atij që sulmohet. Për ne është më mirë të ulemi me Ballën që e kemi akuzuar apo me Luçiano Boçin që është deputet i kësaj PD-je? Çfarë sensi ka kjo? Kjo është një lojë politike e Ramës, por PD nuk duhet të bjerë në grackë. Nuk e kuptoj çfarë është ky nxitim për tu ulur me këta.

Salianji konfirmoi dhe një herë se çështja e zgjedhjes së Presidentit është e mbyllur. Sipas tij, i gjithë procesi është një farës për të zhvendosur vëmendjen nga problemet aktuale që ka Shqipëria.

Salianji: Është e mbyllur ajo, dukej nga tallja e sotme. Për çfarë të shkoj në raundin e katërt, ai e ka zgjedhur. Kjo është një farsë për të hequr vëmendjen nga problemet që ka Shqipëria.

Salianji u ndal dhe te situata politike brenda Partisë Demokratike e cila vijon të jetë e përçarë. Vula ende është në Apel.

Salianji: Duket që ka mosdakordësi. Duket se po tentojnë të bëjnë këtë gjë ose të jesh me një palë ose me një tjetër. S’kam ndonjë palë, interesi im është interesi i PD. Nëse dikush në këtë rast ishte Boçi që këkronte që zgjedhja të bëhej me vonesë, nëse bëni një gjë që më përfshini dhe mua do mbaj anën e asaj që është e drejtë.

Por çfarë ndodh  me PD nëse apeli i jep të drejtë Alibeajt? Kush do quhet PD? Salianji u shpreh se po përpiqet që PD mos të ndahet.

Salianji: Këtë do duhet ta them. Personalisht dhe një grup kolegësh po bëjnë çdo gjë që PD të mos ndahet. Njerëzit s’ndahen dot me vendim gjykate. Duhet të ketë një situatë ku të gjithë të jenë të përfshirë. Nuk është situatë e lehtë. Do bëjmë çdo përpjekje që t’ja dalim. Ata që do krijojnë parti për interesa personale do dimë t’i bëjmë përgjegjës. Do bëjmë çdo gjë që PD të jetë një.

14 Komente

  1. B
    BABALE i pd

    Pur3dhe babale se te lirone . Ballisti Alibeu konfirmone veten si shef i opozites oooo hajdut misrash cfare presidenti do zgjedhi PD kur nuk eshte asgje e coptuar ne tre pjese ehhhhhh loja e ballistit eshte personale

    Përgjigjjuni
    1. D
      Demokrati

      Nuk e lexova artikullin pot vetem nga titulli kuptova qe Salanji, nje alabak, pa integritet, eshte turp qe ai eshte deputet, do te imponoje per zgjedhjen e presidentit. Ai duhet te ishte ne burg per ceshtjen e babales. Nuk e kuptoj se kujt krahu i perket ne PD, por rri si hije e hiene duke nderuar here me foltoren, here neutral, here me Alibeajn. Keta deputet si puna e ketij, Dumes etj duhen te zhduken nga parlamenti.

      Përgjigjjuni
      1. K
        KASEM

        o Salian por cfar thu o tirolla se skuptuan asgje nga kjo qe ke thene ,prandaj thuhe hapur se si do bashkohet PD ME bERISHEN APO PA ATE

        Përgjigjjuni
        1. Z
          Zana

          Mire e ka ky se pa babalen dhe mendimet e tij nuk behet gje.Mendoni ku kemi arritur qe njeres si ky hiqen sikur kane ne dore fatet e vendit qe ndrojne mendje sa here ja u kerkon interesi i tyre.

          Përgjigjjuni
          1. J
            Jimi

            Ore ky burgaxhiu i denuar me nje vit burg, kur e beri burgun !?

            Përgjigjjuni
            1. N
              N

              uuuuuuuuuuuuuuuuubabalja...............

              Përgjigjjuni
              1. T
                Taras Bulba

                Ku erdhi koha nje cope fshatari te beje politik ,kur shef kete e shume te tjere ,thua me mire ata kryetaret e kooperativave qe ne kuvend vetem ngrinin doren pa diskutuar fare .

                Përgjigjjuni
                1. a
                  astrit

                  Ky ose eshte idjot ose ben si idjot!

                  Përgjigjjuni
                  1. D
                    Drejtësia

                    Ik ore bajg! Po vuani fundin tuaj te merituar per gjith krimet dhe vuajtjet qe i kini shkaktuar shumices se shqiptareve.Jini llum ndaj do zhdukeni.Kurr nuk do kini me ne dor fatin e shqiptareve.

                    Përgjigjjuni
                    1. Ushtari i Babales , jep mendime të mençura !

                      U bë dhe MUTI i MACES për ilaç ! Kur jep mëndje dhe ky USHTARI i Babales , po dhe ju shokë të mediave , s’keni me ç’të mbushni programet ?

                      Përgjigjjuni
                      1. k
                        kujtimi

                        Ben mire te japin leje qe te flasesh nga burgu o babale, sepse ne kuvend normal nuk mund te kesh vend, sepse kuvendi nuk eshte qeli burgu, por mendojme se duhet te jete altari i fjales se lire. Kriminele si ti, berisha, mediu e co nuk mun te kene vend ne ate altar.

                        Përgjigjjuni
                        1. a
                          altin isufi

                          Fytyra e vertete e PD-se. Ja ku e katandise partine o Sali qeni, me babalen, qe as andej e as ketej.

                          Përgjigjjuni
                          1. M
                            Mihali

                            Babalja PRESIDENT SE S'BEN NDRYSHE. Duhet te shtohet edhe nje konit qe duhet te jet mar me shpifje,te jet edhe kanddat per ne burg.Besoj se e ploteson baabaaaaalja.

                            Përgjigjjuni
                            1. D
                              DEMOKRATI

                              PO MORE BABALE ASHTU ESHTE LEPIRES ME BASHEN LEPIRES ME BERISHEN QELBESIRE NGELE GJITHMONE.

                              Përgjigjjuni

                              Lini një Përgjigje