Begaj takim me Kursin e Lartë për Sigurinë dhe Mbrojtjen, në fokus të diskutimit zhvillimet gjeopolitike

18 Maj 2026, 15:40Politika TEMA
Begaj takim me Kursin e Lartë për Sigurinë dhe Mbrojtjen, në

Presidenti Bajram Begaj, priti sot në një takim Kursin e Lartë për Sigurinë dhe Mbrojtjen që po zhvillohet në Kolegjin e Mbrojtjes dhe Sigurisë të Forcave tona të Armatosura.

Në këtë takim morën pjesë përfaqësues të institucioneve të sigurisë kombëtare, ushtarake shqiptare dhe vendeve aleate e partnere nga Bullgaria, Greqia, Turqia, Italia, Hungaria, Kroacia, Kosova, Polonia dhe Jordania, të cilët janë pjesë e një prej programeve më të rëndësishme që ofron sistemi arsimor ushtarak shqiptar.

Presidenti Begaj përgëzoi Kolegjin e Mbrojtjes dhe Sigurisë për zhvillimin e këtij kursi, teksa vlerësoi frymën e bashkëpunimit dhe mirëkuptimit, ndërtimin e besimit dhe krijimin e lidhjeve midis përfaqësuesve të profesionistëve civilë dhe ushtarakë nga agjenci dhe vende të ndryshme.

Bashkëbisedimi u fokusua në temat që lidhen me zhvillimet gjeopolitike, sigurinë dhe rëndësinë e bashkëpunimit midis partnerëve dhe aleatëve, siç përfaqëson përbërja e këtij kursi.

Presidenti theksoi rëndësinë që ka për Shqipërinë stabiliteti dhe siguria në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Kreu i Shtetit theksoi se në rajonin e Ballkanit Perëndimor, pavarësisht progresit të madh drejt integrimit Euroatlantik, zhvillimet politike janë komplekse.

Në kontekstin e dinamikës gjeopolitike dhe konflikteve ndërkombëtare, Ballkani Perëndimor ka një rëndësi strategjike për Aleancën - vlerësoi Kreu i Shtetit.

Në këtë aspekt, një çështje e rëndësishme  është Kosova. Begaj theksoi angazhimin e vazhdueshëm të Shqipërisë në organizatat ndërkombëtare për integrimin e Kosovës, veçanërisht për shtimin e njohjeve të saj, anëtarësimin e saj në NATO, si dhe pjesëmarrjen në misionet e Aleancës si një akt që i shërben forcimit të sigurisë në rajon.

3 Komente

  1. D
    Do na jape mbrojtje protektorati i OKB-se hahaha

    Po Kosova c pune ka aty? Kosova nje jete vetem ka parazituar. E mbajne te tjeret si me mbrojtje si me buke. Dhe egzistencen qe Shqiperia ka pasur, 115 vjet shumicen e kohes pa aleat fare, Kosova as 115 minuta s mbijeton dot pa aleate. I bie qe mbledhja ka qene tallje.

    Përgjigjjuni
    1. T
      Toni

      Ik o idiot. Ti duhet te jesh i UDB.

      Përgjigjjuni
      1. T
        Teo

        Kosova eshte vendi me demokratik ne Ballkan.

        Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje