Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka ankimuar zyrtarisht vendimin për përjashtimin e tij nga gara për kryetar të PD-së, duke e cilësuar atë të padrejtë dhe në kundërshtim me statutin e partisë.
Në kërkesën drejtuar kryesisë së PD-së, Salianji pretendon se nuk është njoftuar zyrtarisht për asnjë masë disiplinore ndaj tij dhe se nuk i është pranuar dokumentacioni i kandidimit. Sipas tij, përfaqësuesit e tij janë penguar të dorëzojnë dokumentet në seli, duke u detyruar t’i dërgojnë ato me postë dhe email.
Ai kundërshton gjithashtu deklaratat e sekretarit ligjor të PD-së, Ivi Kaso, i cili është shprehur se Salianji nuk plotëson kriteret për kandidim pasi nuk është më anëtar i partisë për shkak të pretendimeve për lidhje të papërshtatshme me persona të krimit të organizuar.
Salianji i mohon këto akuza dhe kërkon që çdo pretendim ndaj tij të bëhet publik dhe të mbështetet me prova, duke theksuar se nuk ekziston asnjë vendim i zbardhur për përjashtimin e tij.
Në kërkesën e tij, ai ka ngritur gjithashtu pretendime për procesin zgjedhor në PD, duke argumentuar se kandidimi i Sali Berishës bie ndesh me statutin e partisë, pasi sipas tij mandati i kryetarit ka përfunduar pas zgjedhjeve të vitit 2025 dhe nuk lejohet rikandidimi.
Salianji kërkon shpalljen të pavlefshme të çdo vendimi për përjashtimin e tij, anulimin e vendimit të KOKOE-së dhe shqyrtimin e ligjshmërisë së vendimeve të marra nga kryesia e PD-së.
Pjesë nga ankimimi:
- Konstatimin e pavlefshmërirë së veprimit juridik (i ndërmarrë me veprime konkludente) të ndërmarrë nga ana e Kryesisë apo organeve të tjera kolegjiale të Partisë Demokratike për marrjen e masës disiplinore të “Përjashtimit” të Anëtarit të Kryesisë Ervin Salianji nga Partia Demokratike e Shqipërisë.
- Konstatimin e pavlefshmërisë së Vendimit me Nr.120 datë 01.05.2026 të KOMISIONIT TË ORGANIZIMIT DHE KONTROLLIT TË OPERACIONEVE ELEKTORALE.
- Shqyrtimin e përputhshmërisë me statutin të Vendimit... (pa datë dhe pa numër) të Kryesisë së PDSH-së të “Përjashtimit” të Anëtarit të Kryesisë Ervin Salianji nga Partia Demokratike e Shqipërisë.
I ankobet delja ujkut pse i hengri qengjin! Ti qenke budalla!
Ankohu te Hallo Grida o Babale...... O shpifes po ju nje MUT jeni si ti Babale ashtu dhe Sali Karaxhici
Me vjen keq po o je budallqa o ben si i tille. Shko puno montazhier ne ndonje institucion ose TV
E thjeshte a je i denuar nga tre shkallet e gjyqesorit... perallat si i burgosur politike nuk i ha njeri.... Trego te verteten e historise Babale , kush ishte inskenuesi......dhe ne votuesit gjykojme.
Po pse prite o idiot tash 2 muaj apo keshtu e donte shega, tani mbaroi per karagjozat si puna e yte
Ky lopcari po tregohet me koqe se ceshte,po ky pyet krimineli sali me mulgomarin per ty
Nē politik duhet tē propozohesh, dhe jo vetshpallesh.Nga ta din Korçari me juridik politikēn.Te fakulteti drejtēsis mēsohet kodi civil, penal,kushtetuta,roli prokuroris,gjykatēs, tē drejtat e njeriut ose sē fundi = gjinore.