'Berisha s’ka bërë kurrë zgjedhje reale në PD”, Spahiu: Ka 40 vite që kontrollon partinë

18 Maj 2026, 14:20Politika TEMA
'Berisha s’ka bërë kurrë zgjedhje reale në

Sali Berisha do të garojë i vetëm në zgjedhjet e 23 majit për kreun e Partisë Demokratike, një proces që vetë ai e ka cilësuar si “modern”. Por, për analistin Kreshnik Spahiu, kjo është prova se në PD nuk ka pasur kurrë garë të vërtetë për drejtimin e partisë.

I ftuar në Report TV, Spahiu tha se Berisha ka ndërtuar prej dekadash një model politik ku kontrolli mbi partinë nuk është vënë asnjëherë realisht në diskutim.

“Berisha çdo gjë e ka të fundit, që do të thotë, mitingu i rradhës do të jetë më madhështori i historisë, sipas tij, zgjedhjet e ardhshme do të jenë më moderne, sipas tij, protesta e rradhës do jetë e fundit që do rrëzojë qeverinë, sipas tij. Pra, kjo është cilësia dhe karakteri i një politikani të konsumuar, i cili ka 40 vjet dhe nuk ka çfarë jep më tepër veçse të përsërisë retorikën e tij politike”, tha Spahiu.

Ai u shpreh se në thelb Berisha nuk ka zhvilluar kurrë zgjedhje reale në Partinë Demokratike, duke theksuar se kontrolli mbi partinë ka qenë gjithmonë në duart e tij, edhe kur nuk mbante formalisht postin e kryetarit.

“Në thelbin e vet, Berisha nuk ka realizuar zgjedhje, as brenda partisë, as jashtë saj. Kjo do të thotë se edhe kur s’ka qenë kryetar, të gjithë e kanë kuptuar që partinë e ka komanduar ai. Asnjeri nuk e ka menduar se kur Berisha ishte President i Shqipërisë, Tritan Shehu ishte kryetar i PD-së. Çdokush e kuptonte që kryetar partie ishte Berisha. Edhe kur ka patur kandidatë, gara në PD ka qenë me kandidatë fiktivë”, deklaroi ai.

Duke krahasuar PD-në me PS, ai tha se socialistët kanë zhvilluar gara të forta për drejtimin e partisë ndër vite. Sipas tij, fakti që Edi Rama nuk sfidohet sot në PS lidhet me faktin se ai fiton zgjedhjet, ndërsa debati për lidershipin lind zakonisht tek partitë humbëse.

“Ky është ndryshimi mes PD dhe PS. Socialistët kanë zhvilluar gara të fuqishme e të forta, mes Majkos dhe Metës, mes Metës apo Nanos, mes Meidanit apo Ramës. Në tërësinë e vet, kandidatët në PS kanë bërë një garë të fortë për kryetarin. Ata që përpiqen të krahasojnë PD me PS është e padrejtë. Ka njerëz që thonë se edhe Rama nuk organizon zgjedhje, por ka një ndryshim: në të gjithë Europën, partia që fiton zgjedhjet nuk ka debat për kryetarin. Kjo do të thotë që partia që zgjedh kryeministrin, është populli që ka vendosur në mënyrë peblishitare që vendos kush do të jetë drejtues i partisë që merr pushtetin. Debati zhvillohet për partinë që humb zgjedhjet" tha ai. 

Në fund, ai akuzoi Berishën se ka krijuar një model të dëmshëm politik, që sipas tij po ndiqet edhe nga partitë e tjera.

“Mosdhënia e dorëheqjes nga Berisha, ka krijuar modelin 40 vjeçar, pra edhe partitë e reja ndjekin të njëjtin model, as nuk rinovohen e as nuk japin dorëheqje. Ky është një model shumë i shëmtuar i bllokimit të establishmentit politik” tha ai.

7 Komente

  1. F
    FAZLLIQ-qires i familjes Berisha

    Qe Saliu controllo te e controllo KRIJESEN e TIJ,Banden PD kete e dine edhe gamOrrt e Peqinit perjsshtim TI o koqeZI

    Përgjigjjuni
    1. D
      Driton Hileja-kandidat per vetvrasje

      Je bërë si pampers I përdorur gjatë diaresë akute të Ymerit o Kreshniki me dylbi. Po pse sna thua o qafir qe Vin Pedeja i Surrelit "ben" zgjedhje cdo 6 muaj me numur te pakufizuar kandidatesh..je bere I peshtire plot njolla muti te Ymerit. Tu bë ves gojorja ndaj Salihut

      Përgjigjjuni
      1. t
        toni mavrija

        Po ajo nuk eshte parti por nje bande e komanduar nga UDB-ja me komandant jo Radocicin por Sali kriminelin.Pjestar i kesaj bande ke qene dhe ti Pjeter Mustakuqi por u largove se nuk te dhane poste.

        Përgjigjjuni
        1. O
          O popull dele...

          Ο Kreshnik ! Jan ber aq bajate faktet dhe realitei qe ndodh ne ate parti te kalbur sa kur i lexojm tani "konkluzionet"qe tashme edhe nje adoleshent politik e ka mar vesh cfar luhet ne ate parti dhe me tej ne ter politiken shqiptare nga ata qe e drejtojn ate ! Kucedra Vicidolit, nuk dua as emrin ti permend,esht pasqyra e nji ppopulli qe ka humbur lidhejen me Atdheun !50 vjet burgje ,internime, spiunime ,eliminime renqethese dhe precarje deri ne "qeliz" me flamurin e LUFTES KLASAVE te drejtuar ne menyr prefekte nga nji "GJENI" dal SKETERRE qe me "SHPATEN ' e pa meshirshme me emrin SIGURIMI SHTETIT sundoi gjysem shekulli 1 milion shqiptar ! Nuk esht apak rastesi qe kjo "kucedra Vicidolit" po livadhis ne politiken e ketij shteti me ket popull "qen i rahur " nje HAJDUT, MASHTRUS, KRIMINEL dhe ARMIK i pabes te krijoj dhe te privatizoj partin per te mbrojtur interesat e e familjes ,gje qe po e ben me shum sukses !!!! Por kjo gje do analiz me vete

          Përgjigjjuni
          1. P
            Posht. Shqiperi. Bastardia

            Kreshnik Kari. Na cafe trapin. Mos dil. Me ne gazeta se je shkerdhata e shqiperi. Bastardes. E shqiper. Qe bie er. Mut ale. Qe ka flamur. Te lyer me gjak pidhi.

            Përgjigjjuni
            1. Nē njērēn anē fut hundēt SHIK nē PD, nga ana tjetēr Xeni, Gita, Sala dhe kollovari Malltezi.

              Përgjigjjuni
              1. S
                Sllobodanka

                Bajraktari po i hypi kalit, vetem plumbi e rrezon, Shqiperia nuk ka burra, mos u lodhni kot (Namik Hoti)

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje