Analisti politik Roland Bejko ka reaguar pas vendimit të Edi Ramës për të propozuar shkarkimin e Erion Veliajt nga posti i kryetarit të Bashkisë së Tiranës dhe për emërimet e reja në kabinetin qeveritar. Në një koment të gjatë, ai e krahason Ramën me perandorin romak Kaligula, duke ironizuar zgjedhjet politike dhe duke theksuar shkeljen e ligjit për vetëqeverisjen vendore.
"Diella si ministre në kabinetin qeveritar duket shumë gjetje e bukur nga Edi Rama.
Me këtë rast Rama më ngjan fiks si Kaligula në Romën e lashtë që emëroi Kalin e vet si konsull të Romës duke i bërë senatorët dhe gjithë qytetarët e saj t'i përuleshin atij me nderimet më të thella.
Madie kalit, Kaligula i ngriti edhe një pallat mbretëror, duke e trajtuar si bashkëpunëtorin e tij më të ngushtë. Kush guxonte të mos e respektonte Kalin, apo të mërmëriste qoftë edhe një fjalë, i ikte koka në vend.
Nuk e dimë nëse do ketë ndonjë nen të veçantë në kodin e ri penal që pritet të miratohet që të parashikojë dënim me burg apo me punë në komunitet për këdo që do guxojë të përgojojë ministren e re teknologjike me emrin Diella. Të presim e të shikojmë.
Ps. Që Erion Veliaj meriton të mos jetë kryetar i Bashkisë Tiranë, kjo dihet me kohë e me vakt.
Por shkarkimi i tij sot nga Edi Rama në një mbledhje partie, është plotësisht në shkelje të plotë të ligjit për vetqeverisjen vendore i cili parashikon rastet dhe mënyrën kur, si, dhe nga kush shkarkohet një kryetar bashkie:
1. Kur dënohet me vendim të formës së prerë. 2. Me kërkesë të këshillit bashkiak drejtuar këshillit të ministrave kur ai nuk paraqitet në punë pa arsye për tre muaj.
3. Nga Këshilli i Ministrave kur ai ka bërë shkelje të rënda në detyrë.
Kështu që vendimi i Ramës nëse zbatohet apriori, është vendim i atakueshëm ligjërisht nga palët e interesuara.
Pra, Veliajn në këtë rast nuk e ka shkarkuar ligji, por Maliqi me vullnetin e tij. Dmth e ka shkarkuar Kaligula. Kjo praktikë është jo evropiane dhe në kundërshtim të kartës evropiane të autonomisë vendore të Këshillit të Evropës e cila mbron dhe promovon demokracinë vendore." - shkruan Bejko.
Po ,ke të drejtë ,DON KISHOT
KARnarlist ky? Ku u katandise o Mere me leng
Me ben pershtypje sa mendim te larte keni per vehten qe gjykoni te tjeret, nderkohe qe nuk jeni fitues ne asnje gare. Nuk e mendoni fare kete fakt? Ne vend qe me modesti te pranojme kete qeveri qe kemi dhe te bejme maksimumim ne ate fushe ku punojme. Perndryshe fitoni nje gare.
po sipas teje Enveri mund te beje cfare ti doje bytha meqene se ka fituar, te internoje, burgose e mos respektoje asnje ligj te kushtetutes e shtetit, ndersa te tjeret nuk kane te drejte te flasin fare?
qe te fitosh zemrat e njerezve duhet sakrifice e madhe. E Rames sakrifica ishte qe pranoi te jete koka e socialisteve duke mos qene i tille. E beri me guxim perkunderjt gjithe paragjykimeve te te tjereve. Duhet te besh dicka te vecante te fitosh nje gare. Dhe ky njeri nuk ka vrare njeri, kujdes me krahasimet. Megjithate nuk them se nuk behen gabime, plot ndoshta, por jo krimet e Enverit.
Shkarkimi eshte per Erion Veliajn edhe lajm i keq edhe lajm i mire. I keq sepse shenon fundin e karrieres se tij politike, I mire se tani askush ska me interes per gjyqin dhe denimin e tij, Gjyqi ose do mbyllet ose maksimumi nje denim i lehte.
nuk besoj qe do jeta lajm i mire fare, Erjoni mund te dale i pafajshen dhe sapo te dale te formoje partine e vertete socialiste (socialistet i japin voten), ne kete rast kryeministri Kaligola do t'i thoshte lamtumire politikes, sepse nuk do te merrte me votat e socialisteve, mbasi ia merr te gjitha Erjoni.
Cfare uji i dhe gomarit? - - - te ftohte....... Bobo e paske ftohur....... Cfare uji i dhe gomarit?----te ngrohte..... Bobo e paske djegur gomarin............... Hajde degjo keta gjitholloget qe vec lehin neper kazanet
Bejko, mos bëj vend e pavend kritizerin. Rama në këtë rast nuk ka bërë asnjë shkelje apo prekje të kopetencave të pushtetit vendor. Ai nuk e shkarkoi Veliajn, por i kërkoi Këshilit Bashkiak, si organ vendimarrës, sipas ligjit t'ia propozojë atij si kryeministër, vendimin e këshillit, që paskëtaj ky, sipas kopetencës që ka, atëhere ta shkarkojë Veliajn. Kjo është rruga që duhet dhe është ndjekur.
Ti Bureto e ke lexuar cfare shkruan ligji? Lexoje artikullin dhe Bejko e ka shkruar fare qarte ligjin, Kaligola nuk ka asnje mundesi per ta shkarkuar Erjonin, mbasi ligji nuk e parashikon kur tjetrin e rrembejne dhe e mbyllin ne paraburgim, pa pasur asnje prove.
Kot e kruan me Ramen o Roland. Me mire shiko ate kufomen e Zenit qe prej vitesh vazhdon t'ju beje tranazh.
Ju ka tredhur Vampiri dhe jeni bere zagare.