Në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama prezantoi qeverinë e re për mandatin e katërt radhazi. Rama prezantoi ministren e parë në histori të krijuar me Inteligjencë Artificiale, të quajtur Diella.
Rama tha se Diella do të drejtojë edhe Prokurimet Publike përgjegjëse për tenderët, të cilët siç nënvijëzoi kreu i qeverisë me këtë zgjedhje do të jenë të pakorruptueshëm.
“'Diella', anëtarja e parë jo fizikisht e pranishme, por virtualisht e krijuar nga Inteligjenca Artificiale e një qeverie, do ketë në mbështetje një strukturë të posaçme për adoptimin e AI në proceset qeverisëse dhe një mandat të posaçëm për të shembur frikën e paragjykimeve dhe ngurtësisë së administratës.
Dje në mbledhjen e fundit të qeverisë së tretë, u mor dhe vendimi i fundit, për nxjerrjen e tenderave jashtë nga ministritë. Në mandatin e katërt, duhet bërë “Diella” shërbyesja e prokurimeve publike, të cilat duam t’ia kalojmë hap pas hapi AI-së, duke e bërë Shqipërinë një vend ku tenderat publik janë 100% të pakorruptueshëm dhe ku çdo fond publik që kalon përmes procedurës së tenderit është 100% i lexueshëm.
Kjo nuk është fantashkencë, por detyrë e “Diellës”. Mandati i “Diellës” nuk do të ketë as kufij gjeografik, as kufij kombësie dhe struktura në mbështetjen e saj do të ketë të drejtën të punësojë këtu talente nga e gjithë dynjaja", tha Rama.
Qeveri familjare! Qeveri oborri dhe nepotike e patolerueshme.
Eshte ndonje fare picke kjo?!
Mbas nje burri te sukseshem gjendeet nje grua. Po mbas nje idioti si Rama kush gjendet? Linda natyrisht.
Tani Bela do quhet Diella?
Do hyjme ne Guinness, vendi i pare ne bote qe korrupton AI :)
Hahahahaaaaaa....po leket kush do i mari? Diella? Ndryshe nuk funksionon kjo pune.
Moss! Puna e parë që do identifikojë IA është që Shqipëria udhëhiqet nga një gomar pa shkollë dhe pa mend, me diplomë mësues vizatimi vetëm falë babait të tij.
Mire ja ke gjetur emrin te panjohures “Diella “? Gjithmone pas “Dielles” ka shi me Rrebesh ? Zot ruaji Shqipetaret nga intelegjenca ARTIFICIALE ????
kKo zgjedhja e ministres diella me AI per prokurimet publike eshte nje tallje e pamase me te gjithe kete popull. Ky KM yne i merr te gjithe per budallenj. Dihet tashme qe saktesia e zgjidhjeve te afruara nga Indeligjenca Artificiale varet nga saktesia e formulimit te kerkeses dhe parametrave e treguesve e standartave te saj. Nese kjo kerkese eshte qellimisht e formuluar gabim, apo qofte edhe nga padija rezulton e gabuar, atehere e tille do te jete edhe edhe zgjidhja e afruar nga ministria Diella. Pra zgjidhja e Dielles si ministre me AI eshte jo vetem nje idiotizem i paprecedente, (a thua se botes se qyteteruar nuk i ka vajtur mendja te vendose ministra me AI), por mbi te gjitha eshte nje maskarallek i madh. Me kete marifet KM heq dore nga nje nga funksionet baze te saj qe eshte llogaridhenia per shperdorimet e buxhetit te shtetit. Kush do pergjigjet ligjerisht per skandalet e ardheshme te vjedhjeve te atyre qe hane dardha dhe kumbulla prapa kurrizit te KM? Diella?! Kjo do pergjigjet ligjerisht perpara organeve te ushtrimit te ligjit? Kjo eshte totalisht absurde!
Kur qenka e mundur te zgjidhka nje ministre virtuale me AI per prokurimet publike, pse nuk qenka e mundur te kishim zgjedhur nje Kryemister virtual me AI? Do te na kishte bere nje nder te madh ne si popull!
Ata qe nuk e kuptojne nuk dine cfare te thone por komentojne negativisht