Rama: PS duhet të udhëheqë vendin deri në 2050! Qasje e re ndaj ndërtimeve, rilindjen urbane 2.0 ta jetësojmë në çdo sektor

11 Shtator 2025, 12:15Politika TEMA
Rama: PS duhet të udhëheqë vendin deri në 2050! Qasje e re

PS duhet të udhëheqë vendin edhe për shumë vjet të tjera dhe këtë duhet ta kemi në kokë. Këtë mesazh u dha Edi Rama socialistëve, sipas të cilit kjo forcë politike duhet të udhëheqë vendin deri në vitin 2050.

Gjatë fjalës së tij në Asamblenë e PS, Rama u shpreh se do të ketë qasje të re ndaj ndërtimeve, me përparësi zhvillimin e turizmit, teksa shtoi se rilindja urbane 2.0 duhet të jetësohet në çdo sektor.

“PS duhet të udhëheqë edhe për shumë e shumë vjet të tjera. Përrallat që në një demokraci duhen ndërruar partitë çdo 4 vjet, lëruani atyre që tregojnë përralla. Është detyrium që ta shohim PS në krye edhe në 2030, 2040, edhe 2050 në krye. Ne ta shohim, domethënë ju ta shihni.

Shihni garantimin e kësaj qëndrueshmërie si një investim i të gjithëve këtu. Të marrim turizmin dhe imazhin e Shqipërisë. Ndryshim historik, nuk diskutohet. Është rritur dhe po rritet industria e ndërtimit. Por duhet ta pyesim veten? Krahas një nevoje për një ofertë, garë sfidash të reja sjell kërkesa për leje ndërtimi? Si duhet t’i trajtojmë pa krijuar të tjera rrjedhoja negative?

Sot na duhet të jemi në alert gjithë kohës. Fjala vjen, ne do ndërtojmë, në zonat me përparësi, me zhvillim turizmin, por duhet të jemi gati për qasje të re, me intensitete ndërtimi më të ulëta jashtë qyteteve kontrolle të reja dhe të rrepta, sanksione të rënda për zinxhirin e zbatimit. Rilindja urbane 2.0 është pjesë e një mozaiku të një rilindjeje që duhet ta rijetësojmë në çdo sektor”, theksoi ai.

 

8 Komente

  1. B
    Berati

    Epo po nuk ja kaloi babes vet ça kuptimi ka? Pse me i mire se Edi ishte ai? Gezuar Ramazonin.

    Përgjigjjuni
    1. G
      Gjergji

      Cfare koncepti enverist neverites! Kush te lejon ty te shqeverises kaq gjate??!!

      Përgjigjjuni
      1. u
        ufffff

        Per sa kohe lejoni te ket kundershtar nje njeri shkaterrues si saliu ose dishepujt e tij, mos u cudit qe do qeverise. PD ka nevoje te kuptoj qe nuk fitohet me ne shekullin 21 me gjuhe urrejtje dhe lufte.. te hedhim kundershtarin ne lane, ta marrim zvarre.. nuk funksionojn. Nqs pd do te marri vota majtas e ne elektorat gri i duhen politikan konstruktiv. Po te shikosh tek PD sot, keta lloj politikan numerohen sa gishtat e njeres dore. Keshtu qe mos u cudit, ky eshte realiteti qe kan krijuar vete demokratet. Jane akoma shume te prapambetur politikisht dhe kulturalisht

        Përgjigjjuni
        1. P
          Populli

          Vota ot cub vota. Po ja dhane voten ti maje me shkume

          Përgjigjjuni
        2. A
          Abc

          Shpresoj ta kem kuptuar drejt: Do ndertojme ne zonat me perparesi turizmi(Strategjiket do betonojne rivieren, bregdetin, qendren e Tiranes me kulla, portin e Durresit dhe te Vlores,duke jua nxire jeten banoreve) dhe: Intensitete ndertimi me te uleta jashte qyteteve dhe jashte zonave qe jane te interesuar strategjiket. Keshtu banoret e periferive, qe duan te zhvillojne pronen e tyre-kontrolle te rrepta. Kjo eshte e majta e zotit Rama. Sinqerisht, nje kryeminister mafioz, nuk e kam fjalen per tonin, i lidhur me oligarket, çfare do te bente me shume? Asnje fjale per plane rregulluese e zhvillimore per krejt Vendin ku sejcili te gjej veten e te zhvilloje ekonomin e tij familjare.

          Përgjigjjuni
          1. T
            Turisti

            Me PS deri ne 2050 Shqiperia do veje ne p.s. (dhip te somes).

            Përgjigjjuni
            1. A
              Andi

              O turisti, ne kemi shkuar atje ku ti thua qysh ne 1997., apo jo , a duam akoma!???

              Përgjigjjuni
              1. U
                Uro qe Sala te kete jete te gjate !

                Dhe ke pushtet absolut. Vampirin e ushqejne zagaret e tij me gjak dhe te mban gjate ty ne pushtet. Marreveshje e rralle.

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje