SHËNIM: E drejta politike dhe baza ligjore për shkarkimin e Erion Veliajt

11 Shtator 2025, 11:44Politika TEMA
SHËNIM: E drejta politike dhe baza ligjore për shkarkimin e Erion

Edi Rama gjatë fjalës së tij në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste hodhi idenë për një emër të ri në krye të Bashkisë së Tiranës, duke sugjeruar shkarkimin e Erion Veliajt.

Politika ka gjithmonë të drejtën e saj për të kërkuar ndryshime, për të artikuluar qëndrime dhe për të shprehur mosbesim ndaj një figure të caktuar, por e drejta politike është një gjë, ndërsa baza ligjore është diçka krejt tjetër.

Dhe kur bëhet fjalë për largimin e një kryetari bashkie të zgjedhur me votë të drejtpërdrejtë nga qytetarët, ligji është shumë i qartë dhe i kufizuar.

Kushtetuta e Shqipërisë, në nenin 115 pika 1, përcakton: “Organi i zgjedhur drejtpërdrejt i njësisë qeverisëse vendore mund të shpërndahet ose të shkarkohet nga Këshilli i Ministrave për shkelje të rënda të Kushtetutës ose të ligjeve.” Pra, as kryeministri, as Asambleja e një partie politike, por vetëm Këshilli i Ministrave ka kompetencën të marrë një vendim të tillë, dhe vetëm në kushte shumë të caktuara.

Ky parim konstitucional pasqyrohet edhe në Ligjin nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, konkretisht në nenin 62, i cili përcakton se: “Kryetari i bashkisë shkarkohet me vendim të Këshillit të Ministrave në rastet kur: a) kryen shkelje të rënda të Kushtetutës ose të ligjeve; b) dënohet për kryerjen e një vepre penale, me vendim të formës së prerë, nga gjykata; c) propozohet për shkarkim nga këshilli bashkiak përkatës për mosparaqitje në detyrë për një periudhë 3-mujore të pandërprerë.”

Tre janë, pra, shkaqet për shkarkimin e një kryetari bashkie: shkelje të rënda kushtetuese apo ligjore, dënimi penal i formës së prerë, ose mosparaqitja në detyrë për më shumë se tre muaj. Në rastin konkret, nuk kemi asnjë vendim gjyqësor të formës së prerë ndaj Veliajt, nuk kemi një akt të evidentuar si shkelje e rëndë e Kushtetutës apo ligjit, dhe as mosparaqitje vullnetare në detyrë. Për më tepër, edhe në rastin kur flitet për shkelje të rënda, vetë jurisprudenca kushtetuese shqiptare ka përcaktuar se një masë e tillë drastike mund të merret vetëm kur ka shkelje “konkrete, të qarta dhe domethënëse”.

Testi i proporcionalitetit është kusht i domosdoshëm: rëndësia e ligjit të shkelur, pasojat e shkeljes, kohëzgjatja e tyre dhe qëndrimi subjektiv i personit ndaj shkeljes duhet të vlerësohen me kujdes përpara marrjes së një vendimi kaq drastik.

Edhe aspekti penal është i qartë. Sipas vendimit unifikues penal nr. 2/2014 të Gjykatës së Lartë, vetëm vendimi penal i formës së prerë përbën “gjë të gjykuar” dhe prodhon efekt shkarkimi.

Vendimet e gjykatave të apelit mund të jenë të ekzekutueshme, por nuk janë përfundimtare, prandaj nuk mund të përdoren si bazë për të ndërprerë një mandat të zgjedhur. Kjo është një garanci ligjore që mbron parimin e prezumimit të pafajësisë dhe legjitimitetin e mandatit të dalë nga vota e qytetarëve.

Sa i përket pikës së tretë të nenit 62, që lidhet me mosparaqitjen në detyrë, ligji e parashikon këtë rast vetëm kur bëhet fjalë për një veprim të qëllimshëm nga ana e kryetarit të bashkisë, jo kur kjo vjen si pasojë e një pengese objektive, siç mund të jetë masa e përkohshme e arrestit shtëpiak apo çdo masë tjetër shtrënguese penale. Ndryshe, do të ishte një abuzim i hapur me logjikën e ligjit.

Është me rëndësi të theksohet edhe dimensioni ndërkombëtar. Kongresi i Këshillit të Evropës për Autoritetet Lokale dhe Rajonale ka theksuar se, kur qytetarët zgjedhin drejtpërdrejt kryetarin e bashkisë me votë universale, ata ia delegojnë atij fuqinë e përfaqësimit, dhe ky mandat është një shprehje e qartë e vullnetit të popullit që nuk mund të shfuqizohet lehtësisht. Për këtë arsye, praktikat evropiane – në vende si Spanja apo Italia – lejojnë shkarkimin vetëm në rrethana të jashtëzakonshme, zakonisht pas një vendimi penal të formës së prerë ose kur ka shkelje që cënojnë vetë rendin kushtetues.

Nga kjo panoramë, rezulton qartë se Edi Rama, edhe pse ka të drejtë politike të kërkojë një drejtim të ri në Bashkinë e Tiranës dhe të propozojë një emër tjetër, nuk ka fuqi ligjore për ta shkarkuar vetë kryetarin aktual. Shkarkimi nuk është një vendim politik, por një proces i rreptë juridik, i cili kalon përmes Këshillit të Ministrave dhe, në rast kontestimi, edhe përmes Gjykatës Kushtetuese.

Në përfundim, ky debat na rikujton një dallim themelor në demokraci: ndarja midis të drejtës politike për të kërkuar ndryshime dhe kufijve që vendos ligji për të mbrojtur stabilitetin dhe legjitimitetin e institucioneve të dala nga vota popullore. Shkarkimi i një kryetari bashkie është një instrument i jashtëzakonshëm, i rrezikshëm për t’u politizuar dhe prandaj i lidhur me standarde të larta ligjore. Në rastin e Erion Veliajt, këto standarde nuk plotësohen, dhe për pasojë, çdo lëvizje e Ramës mbetet një akt më shumë politik sesa juridik.

27 Komente

  1. K
    Kastro zizo te ben te fala .

    Pirdh mero pirdh se lirohesh se je ftoh ne bythe . Erioni nje zar ka qene dhe si i tille u katapultua nga edi rama kur sulmonte fatos nanon me mjaftin dhe G99 , ose kur lyente koken me boje te kuqe protestuesve me 21 janar . Dhe duke qene se ishte nje zdroms pa shtylle korrizore perfundoi si qen .

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kur nuk ke çfare të flasesh mos fol fare

      O Kastroooo. Fakti se kush është Erioni Veliaj nuk ka të beje fare me këtë çeshtje. Erioni Veliaj mund të jetë kokrra e maskarait, siç edhe mund të jesh ti. Ketu flasim per postin e kryetarit. Erioni Veliaj këtë kalbet në burg. Por duhet të denohet një herë me vendim të formes SE prere. Pastaj, demek, Ogerta, do jetë më mirë nga Veliaj? Mut njeri, kakë tjetra. Dhe prapë kjo nuk ka të bëjë fare.

      Përgjigjjuni
      1. 1
        1997

        Kastro pederasti qe te erren syte nga kari i Meros, po edhe bufi e merr vesh qe eshte shkrim i nje kostitucionalisti e jo gazetari!

        Përgjigjjuni
        1. I
          Iliri

          Kastro Zeza...Me 21 Janare..boje e kuqe!!???? Cfare flet o zagar i Kriminelit qe vrau e plagosi shqiptaret me duar ne xhepa ne mes te Tiranes. U derdh gjaku i shqiptareve jo boja kuqe' Ndoshta do ishte mire ta kishe ate lloj 'boje'... Turp ...rrace muti.

          Përgjigjjuni
        2. G
          Go West

          Nxitim i pajustifikuar shkarkimi i kryetarit te Bashkise, nxitim qe krijon nje precedent te rende. Drejtimi i bashkive nga kryeministri eshte shenja e degradimit te demokracise dhe e shtetit te se drejtes. Me asnje institucion nuk del te jete konsultuar, perkundrazi, nje dite te bukur, duke u marre me qeverine e re, shikon se i del mire te zevendesoje edhe kryetarin e Bashkise se Tiranes. Qe ti vesh emrin qe i takon, ky eshte poshterim i hapur dhe i paturp i instituconeve, i kryesise se Ps dhe krejt opinionit publik. Qofsha i gabuar!

          Përgjigjjuni
          1. .
            .

            Mendoj se eshte edhe lajm i keq edhe lajm i mire per Erion Veliajn personalisht. I keq sepse eshte fundi i tij ne karrieren politike. I mire sepse tashme askush nuk ka interes per gjyqin dhe denimin e tij.Dhe se shpejti do lirohet e ceshtja do mbyllet ose maksimumi ndonje denim i lehte sa per sy e faqe.

            Përgjigjjuni
            1. P
              Per korrektese

              Black Punkt. Saktë. Me shkurt dhe më qarte nuk thuhet. Respekte.

              Përgjigjjuni
            2. L
              Lymi

              Nuk mund ta beje, mbasi nuk ka titull, as kushtetuta e as legjislazioni ne fuqi nuk i japin asnje mundesi, por se merr guximin e tenton, do perballet me gjykaten kushtetuese!

              Përgjigjjuni
            3. E
              Edi Rama

              Turp e faqja e zeze, o Edi Rama me kete qe bere. Nje delirant qe ke frike nga kundershtaret brenda partise. Turp per socialistet.

              Përgjigjjuni
              1. N
                NETI VJOSA

                Ky Rama yne po ja hipen kalit mbrapësht! E nisi punen e qeverisjes duke u betuar e sterbetuar se do ishte sherbetor i popullit, por po ja hipen popullit ne zverk!... KOKRRA E NARCISTIT...I duket vetja si mbret!...Mjerisht Shqiperia ka nje nje Opozit te shpartalluar dhe uzurpuar nga nje Kriminel si Berisha dhe klani i tij...Dhe Ramës i ka hyre vetja ne qef, ushqen perdite ne rrjetet sociale kultin e individit, ka pervetesuar oratorin e Konicës dhe Nolit dhe nga elozhet i duket vetja i pazvendesueshem...! Me Ramen ne pushtet perfiton ai qe e levdon dhe likujdohet ai qe e kritikon... Kam qene nje nga perkrahsit e zjarrte te Rames, por ne fakt koha po verteton se Rama nuk eshte i afte te kryeje detyrat e kryetarit te qeveris dhe kryetarit te partisë dhe te verë ne levizje administraten shteterore...Informaliteti po ben kërdinë!...Te mos flasim me tej per sektore te tille si bujqesia dhe ekonomia, politikat ndaj fshatit dhe brezit te ri...E te tjera e te tjera....

                Përgjigjjuni
                1. I
                  Ida

                  Koment shumë i saktë.

                  Përgjigjjuni
                  1. H
                    Hordhia e ndyrë e Sali Rrumpallës

                    Ida, vërtet koment i saktë. Vetem per fanatikët nuk është.

                    Përgjigjjuni
                2. R
                  Realisti

                  Eshte i marre fund dhe i frikesuar. Po mban rreth vetes qente e korruptuar si Bulliuku. Turp, turp, turp!

                  Përgjigjjuni
                  1. R
                    Republika

                    Te na ruaç sa malet, o "mreti i ri". Març sa te duaç nga ditet e Mreterise Rilindiote Ma(v)(ll)iste Shqiptarçe

                    Përgjigjjuni
                    1. T
                      Tatiana

                      Rashë viktimë e hajdutëve që paraqiteshin si ndikues dhe tregtarë kriptovalutash, të cilët vodhën miliona USDT nga kompania ime. Pavarësisht se iu luta atyre dhe përfshiva autoritetet, nuk munda t'i rikuperoja fondet. Pastaj iu drejtova "specialistëve të rikuperimit të aseteve", por ata kërkuan vetëm tarifa të pafundme pa rezultate. Përfundimisht, hasa në diskutime rreth Trustwavehackerstech (TWHT) në një forum ku njerëz nga vende të ndryshme ndanin se si i kishin rikuperuar paratë e tyre të vjedhura. Edhe pse në fillim hezitova, i kontaktova nëpërmjet Trustwavehackerstech2 @ gmail com. Pas shumë sigurish dhe provash, pranova kushtet e tyre. Për lehtësimin tim, TWHT rikuperoi me sukses çdo qindarkë që humba. Ata ishin profesionistë, të besueshëm dhe efikasë në kohë. Po e shkruaj këtë vlerësim për të ndihmuar të tjerët të shmangin mashtrimet dhe të dinë se ka ndihmë të vërtetë atje. Ndarja e kësaj mund të shpëtojë dikë tjetër nga rrënimi financiar.

                      Përgjigjjuni
                      1. H
                        Humoristi

                        Hajduti quhet hajdut ne tane boten!Ne Shqiperi emertohet pas viteve 90,i shkathet!

                        Përgjigjjuni
                        1. S
                          Socialdemokrati.

                          Ky është veprim alla Enver Hoxha tipik bolshevik e stalinist. Kristaqi me Akt-Dhurimi të ta kishte dhuruar PS dhe Shqipërinë nuk do të silleshe kështu. Nuk kam asnjë njohje me Erion Veliajn por me këtë veprim i vure vulën që Erioni është në burg si rezultat i intrigave të tua. Je një frikacak dhe i poshtër Edi Rama, ke frikë nga aftësia sepse je i paaftë je i poshtër sepse nuk ke moral. Historia do të të ndëshkojë rëndë.

                          Përgjigjjuni
                          1. L
                            Loni

                            Krni krijuar nje perbindesh. Do ju haje nje e nga nje. Prisni e do shikoni. Dhe ty Mero.

                            Përgjigjjuni
                            1. C
                              Caraca

                              ahhahaahhahahahah

                              Përgjigjjuni
                              1. P
                                Populli i thjeshte

                                Kryeqyteti me 3- 5 ore uje te pishem ne dite , Vetem ky fakt mjafton qe ai te "percillet " me ceremoni.

                                Përgjigjjuni
                                1. A
                                  Alfred

                                  Popull shqiptar!!! Kujdes, mos u beni konfuze!!! Ju nuk e kuptoni popullin patronazhist per rastin Veliaj!!! Lali Eri nuk eshte shkarkuar, nuk eshte spostuar, nuk eshte bere kurban!!! Keto jane fjalet e "hasmit"!!! Lali Eri ka rene deshmor!!! Kaq! Kjo eshte e verteta!....

                                  Përgjigjjuni
                                  1. E
                                    E verteta

                                    E drejte!. Lali Cari bie, Kastro Ziso ngrihet.

                                    Përgjigjjuni
                                  2. N
                                    Noci

                                    Nuk e ka shkarkuar kryetarin e Bashkise,nuk tha kush por dikush ka shkruar kushtet e shkarkimit dhe sigurisht Rama nuk eshte budalla t'a beje pa vendim te fitnes se prere,qe do kohe.Manastirliun,e mban nen sqetull,per kryetare,por zgjedhjet po vijne,pas nje viti e gjysem,jane lokalet,me sa duket nuk e beri me ministre se e mbajti mjaftueshem

                                    Përgjigjjuni
                                    1. e
                                      ehhhhh kujt ja merrte mendja se Rama do te na e pu

                                      Padyshim qe eshte vendim POLITIK! Po pse, c'vendime kane bere si Rama-KM, si Veliaj KBT, gjate ketyre 12 viteve? A nuk kane qene te gjitha VENDIME POLITIKE qe kane marre? Qe shpesh ne mos kane shkuar kunder ligjit, e kane shkaperdredhur ligjin ne ate fare feje sa vete ligji ka shkuar kunder vetes se vet??? Cfare ka ketu per te klithur ti Mero se Rama, pasi e rrasi Veliajn ne duart e SPAK-ut, tani po e shkarkon Veliaj politikisht edhe nga qenia Kryetar Bashkie e Tiranes? Post pas te cilit Veliaj ishte kapur si fija e fundit e kashtes se e mbante lidhur me politiken rilindase??? Erjon Veliaj do denohet per te gjithe hajdutlleqet qe ka bere duke abuzuar me pushtetin dhe autoritetin. Por e verteta e plote, dhe denimi i plote do kishte qene nese Erjon Veliaj do te akuzohej dhe merrte ate qe i takonte edhe per te gjithe veprate tjera - Ardit Gjoklja, Teatrin Kombetar, shkaterrimin e Kombinatit dhe 5-Majit, inceneratoret. Erjon Veliaj, ne shumicen e veprave qe ka kryer, ka qene thjesht zbatues i urdherave te Edi Rames. Sidomos ne rastin e termetit ne Kombinat, tek 5 Maji dhe per inceneratoret!! Ndaj ato bolet e hekurit qe dikur mburrej se kishte, po ti kete me te vertete, ti tregoje kunder Rames! Te tregoje qe kur uzurpoi kompetencat e Keshillit Bashkiak te Tiranes dhe firmosi per inceneratoret, kete e beri me urdher te rames; Te tregoje, se kur filloi te prishe ne Kombinat pallate qe duheshin prishur e pallat qe nuk duheshin prishur, kete e beri per tu treguar i devotshme dhe zbatuar plain e famshem ideal te KombinArtit, qe sot ka perfunduar ne plehera! Ndaj, Mero, ne vend te harxhosh kohe, leter, apo boje, nese shkarkimi eshte ceshtje politike apo juridike, ben mire ti thuash erjon Veliaj: Erjon, i vdekur se i vdekur je! Me gjithe Ajole. Megjithe cke! Ndaj, merre me vete Edi Ramen dhe dhe tregoji atij se nese nder shqiptaret kane vdekur anti-Ramet, ti nuk ke vdekur ende!!!

                                      Përgjigjjuni
                                      1. I
                                        Illi

                                        Po pse nuk e shikoni si nje shmangje me elegance te Manipulation?!

                                        Përgjigjjuni
                                        1. q
                                          qerosi

                                          sic duken punet te ka ardhur rradha edhe ty o mero...

                                          Përgjigjjuni
                                          1. L
                                            Lami

                                            Eshte shkruar..e shkarkon vetem keshilli ministrave...po pse kush e drejton keshillin..nuk e drejton kryeministri?? Lalin as djalli nuk e mbron dot..jo me ti artikullshkrues..

                                            Përgjigjjuni

                                            Lini një Përgjigje