VIDEO/ Rama: GJKKO nuk po del nga hija e SPAK-ut! Prokuroria e Posaçme, pazare për fatin e personave nën hetim

11 Shtator 2025, 11:15Politika TEMA
VIDEO/ Rama: GJKKO nuk po del nga hija e SPAK-ut! Prokuroria e Posaçme,

Në fjalën e tij para anëtarëve të Asamblesë Kombëtare të Partisë Soclalisti, Edi Rama nuk kurseu kritikat për sistemit e drejtëisë, përfshirë dhe SPAK-un e GJKKO-n. Për këtë të fundit tha se ka mbetur mashë e Prokurorisë së Posaçme, ndërsa për organin e akuzës shprehu revoltimin për mënyrën e trajtimit dhe hetimit të rasteve të ndryshme.

“Nuk jemi lëkundur në këtë rrugë, nuk do të lëkundemi as sot, pavarësisht fakteve që, përveç arritjeve të padiskutueshme, pushteti i ri i drejtësisë shfaq hera herës shenja të sëmundjes së vjetër. Pushteti i ri i drejtësisë mban ende në radhët e veta, lart e poshtë, nëpër Shqipëri, prokurorë e gjyqtarë, dritshkurtër, mendjengushtë e me mungesë integriteti, që e bëjnë të bardhën të zezë, ndërkohë që qeverisja e pavarur e sistemit reagon sikur fle në këmbë. Rastet e fundit, kur disa prokurorë dhe gjyqtarë i kanë rënë ndesh ligjit duke mbajtur krahun e zbatuesve të tij.

E vërteta e madhe është se nuk përjashtim as SPAKU, krenaria e vetme e reformës në drejtësi, as Gjykata Speciale që nuk po del nga hija e SPAK-ut. Edhe këto institucione kanë na dhënë arsye dhe për t’u habitur dhe shqetësuar shumë seriozisht, mosrespektimi i prezumimit të pafajësisë, intimidimi i personave në liri, nxjerrja e të dhënave hetimore rrugëve për paracaktruar në pazare fatin e personave të hetuar",- tha Rama ndër të tjera.

3 Komente

  1. s
    sam

    Si era mish dhie po duket. Nuk i paska mire punet ky.

    Përgjigjjuni
    1. S
      Salihi

      Sami I satam cfare mutin done ,Shqiperia ashte republik parlementare dhe nje duzine prokurosh idiot e ca gjyqtarve we kane vjedhe e tani shesin edhe gruan

      Përgjigjjuni
      1. B
        Bureto

        Pa mohuar disa arritje si produkt i reformës në drejtësi, pavarësisht skartimeve nga trupa e saj, jo pak po afro 50%, gjithsesi, edhe pjesa e mbetur në sistem nga trupa e magjistratëve që dolën të "pastër" nga hetimi pasuror, por mesa duket jo dhe nga ai profesionsl dhe integritetit, trashëgojnë të meta nga sistemi i kaluar. Dhe kësaj nuk ka ç'i bëhet. Është vetë jeta/koha që në mos u pastrofshin, ajo pjesë do rrallohet. Sidoqoftë dhe aq sa kanë mbetur na bëjnë të mendojmë se sistemi ende 'fut ujë'. Disa gjëra shkojnë keq sepse ende ka të 'çarra' vetë legjislacioni, sidomos ai penal. Është rasti që tashmë maxhoranca me atë mandat popullor historik (83 deputetë) shumë domethënës që ka të nisë qysh në fillim të sesionit të ri parlamentar rregullimin e atyre të 'çarrave', jo vetëm në Kodin Penal, por dhe në Kushtetutën e vitit 1998, e cila duhet bërë nga e para, ku pa dyshim, anullimi i ndryshimeve të bëra në prill 2008 nga marrëveshjes Berisha-Rama, duhet të jetë i prioritet.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje