Avokati Edmond Petraj thotë se dosja për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj nuk ka përfunduar.
Në emisionin “Real Story” në ABC News, Petraj u shpreh se dosja përfundon kur gjyqtari i seancës paraprake vendos nëse do kalojë apo jo për gjykim.
“Nuk ka përfunduar dosja. Dosja përfundon kur gjyqtari i seancës paraprake vendos se çfarë do të bëhet me këtë dosje. A do të kalojë për gjykim? Do të hajë kohë, do t’i duhet kohë. Te pjesa e procedurës penale ne duhet të ndryshojmë afatet. Me afatet që kemi, brenda kornizës së pjesës së procedurës penale, ne nuk e respektojmë dot atë. Do të vazhdojë 1 muaj, 2 muaj, janë shumë persona në këto dosje. Njëri do kërkojë gjykim të shkurtuar, njëri nuk do kërkojë. Do jetë një kompleksitet. Ashtu siç do relatojë pala mbrojtëse, do jenë edhe të tjerë”, theksoi ai.
Nuk e kuptoj kete llogjik te ketyre prokuroreve dhe te avokateve qe dosja nuk ka mbaruar .A jeni vertet jurist apo per te mbushur gropen e juristeve hajdut dhe te pa afte .Prokuroria duhet te d'ali me fakte dhe jo me mendojme, spaku po I sherben pd kriminale , po si ka mundesi digjet parlamenti dhe nuk denohet njeri , digjet bashkia , digjet Shqiperia dhe kriminelet jane te lire .Çfar drejtesie eshte ? Dudumiduhe te shkoje atje ku hane pulat stralle dhe jo ne Tirane , jane bashke fajtor me saliun .
Film turk me shumë seri...
Ku di ky Petraj nga Juridiku. Ky mezi kaloi ne shkollen e mesme industrialen e Fierit dhe me kursin e plepave, na u be jurist Pike juristllekut te tij
po drejtojne Drejtesine bashke me Pedagogen ARGITA . ..non grata