SHËNIM: Epilogu i turpshëm i një reforme të tradhtuar

11 Shtator 2025, 08:37Politika Nga TemA

Prokuroria e Posaçme i ka dorëzuar Gjykatës së Posaçme kërkesën për gjykim ndaj Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, duke i vënë kapakun një hetimi dyvjeçar që, nga çdo këndvështrim, përfaqëson një nga shembujt më të pastër të përdorimit të drejtësisë si instrument pushteti e force.

Kjo tashmë nuk është më një çështje perceptimi, por një fakt i dhimbshëm dhe i dokumentuar: objekt i hetimit nuk ka qenë vepra penale, as një qytetar i zakonshëm, por vetë institucioni i Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, drejtuesi politik i Partisë Socialiste në kryeqytet dhe i vetmi pas Edi Ramës që ka marrë tre herë radhazi një mandat të qartë nga qytetarët e Tiranës, me mbi 160 mijë vota në zgjedhjet e fundit dhe një diferencë prej 60 mijë votash nga ndjekësi më i afërt.

Që nga dita e parë e deri në dorëzimin e kërkesës për gjykim, ky proces ka qenë i ndotur nga një sërë shkeljesh të rënda procedurale, kushtetuese dhe etike. Ai ka nisur mbi një kallëzim anonim të falsifikuar dhe është drejtuar, në mënyrë paradoksale, nga një individ që, sipas vetë dokumentacionit dhe raportimeve mediatike, nuk përmbushte as kushtet minimale ligjore për të qenë prokuror. Pra, një proces penal i zhvilluar në themel nga një njeri që, në të vërtetë, nuk ka qenë kurrë ligjërisht prokuror i Republikës së Shqipërisë.

Kjo farsë hetimore u ngrit mbi një sërë veprimesh të paligjshme: hetime të kryera pa autorizim; përgjime të paligjshme; sekuestrime të të dhënave kompjuterike pa vendim gjykate; lexime të fshehta të korrespondencës private pa asnjë bazë ligjore; deklarime vetëinkriminuese të marra nën presion; ekspertiza të prodhuara nga individë të varur nga prokuroria; mohime sistematike të hetimeve shtesë të kërkuara nga mbrojtja; izolim total i të pandehurit, deri edhe nga avokatët e tij ndërkombëtarë. Dhe mbi të gjitha, vendosja e një mase sigurimi ekstreme: arrest në burg për një të zgjedhur në detyrë. Një masë që nuk synonte mbrojtjen e hetimit por heqjen e mandatit kushtetues të Erion Velisë.

Për herë të parë në historinë e pas ’90-ës, një funksionar i zgjedhur me votë të drejtpërdrejtë popullore, Kryetari i Bashkisë së Tiranës, vendoset në izolim absolut, pa asnjë provë konkrete që ta lidhë me ndonjë përfitim, favor të paligjshëm në ushtrim të detyrës. Dy vite hetime intensive, me afate të dhunuara dhe me çdo instrument të paligjshëm në dorë, nuk arritën të prodhojnë as edhe një fakt të vetëm që ta lidhë Erion Veliajn, në cilësinë e tij zyrtare, me ndonjë interes privat. Ky nuk është më thjesht një dështim procedural. Ky është një faliment institucional dhe sulm brutal ndaj demokracisë dhe vullnetit qytetar.

Prokuroria e Posaçme nuk ka dërguar në gjykatë një dosje penale, ka dorëzuar një telenovelë politike. Një skenar të montuar, ku ligji nuk shërben për të ndëshkuar paligjshmërinë, por për të zhbërë vullnetin qytetar. E ku një pjesë e saj është kthyer në palë në lojën më të rrezikshme që njeh një shtet demokratik: eliminimin e përfaqësimit politik përmes dënimit penal.

Ky është momenti për të thënë një të vërtetë të hidhur: nuk kemi më thjesht një rast personal, por një krizë të rëndë kushtetuese. Kjo është vula e fundit mbi një reformë që nisi si mision për konsolidim institucional, por po përfundon si instrument kapjeje të pushtetit politik nga drejtësia.
Një epilog i turpshëm. Një kapitull i errët, ku drejtësia nuk forcohet, por instrumentalizohet. Nuk kemi më drejtësi, por një lojë pushteti që ka shndërruar sistemin në platformë ndëshkimi për përfaqësuesit legjitimë të qytetarëve.

Kjo është një tradhti që do të lërë plagë të thella, pasi një “forcë e re politike”, e pavotuar dhe e pashpallur, ka marrë sot frenat e një pushteti që Kushtetuta nuk ia ka dhënë.

Kjo ndodhi para syve të të gjithëve, sidomos para syve të pushtetit, që të vetmen alibi që ka për heshtjen ndaj kësaj "Republike të re", është se ka rastisur Ministër i Drejtësisë Ulsi Manja. Por as ai nuk heshti rastësisht nga budallallëku. Ai zgjodhi të heshtë. Me këtë heshtje, ai tradhtoi në emër të pushtetit mandatin që i dhanë socialistët për të ndërtuar një drejtësi të ndershme.

Pas kësaj, asgjë nuk do të jetë më si më parë. Kjo goditje hileqare dhe dëmi që sjell ajo, nuk është më e një individi të përndjekur politikisht. Është një dëm kolektiv. Është një çarje e madhe në besimin e publikut. Është një kthesë historike, jo drejt standarteve Evropiane, por drejt një epoke që menduam se e lamë pas 35 vite më parë.
Ky është fundi më i hidhur që mund t’i ndodhte një reforme që nisi me shpresë dhe po përfundon me turp

21 Komente

  1. P
    Patrioti pa ATDHE

    NISI E BITISI SI GJE E TRADHTUAR! U PERDOR THJESHTE QE RAMA TE MERRTE ZGJEDHJET! KRIM!!!!!

    Përgjigjjuni
    1. T
      Tirona

      Duhen gjykates te huaj, gjykasit e Plepave jane korrupsioni dora vete. Vetem te sjellim gjykates nga bota ata qe jane ne pensione eshte zgjidhje e vetme.Se nga universiteti dalin te krimbur profesoret jane gjykats i Plepave i korruptuar cfare do te mesoje si te beje pazare.,!!!?

      Përgjigjjuni
      1. T
        The truth

        Se paku vendosni ne krye te ketij shenimi emrin e autorit te tij. Megjithse pa emer, tashme dihet se kush i shkruan keto lloj shenimesh duke u munduar ti sherbeje deri ne fund Erion Veliajt, qe qartasi eshte kreu u shume abuzimeve ne detyre. Pra i nderuar Zoti Baze ki guximin dhe vendose emrin tend ne krye! Je shperblyer aq shume per punen tende ne mbeshtetje te Erionit aq sa nuk shkeputesh dot edhe kur ta denoje drejtesia. Dhe nuk je shperblyer nga parate personale te Erionit, por nga fondet e bashkise per aktivitete te dyshimta, te cilat ne vetvete perforcojne bindjen se Veliaj ka shperdoruar detyren. E drejta e kerkonte qe edhe ti Zoti Baze te ishe ne ate listen e gjate te atyre bisnesmeneve qe do te gjykohen bashke me Veliajn. Se cfare eshte e verteta ju Zoti baze nuk jeni gazetar, por nje kobure ne duar te cilido te fuqishmi qe eshte ne pushtet. Dhe kjo do te vijoje edhe me pas,i jeni nje rast i pashprese per te ndryshuar ne sjelljen tende prej lakeu.

        Përgjigjjuni
        1. P
          Pena

          The truth, o kelysh i saliut, jeni te destinuar te zhdukeni, nga marazi ke per te vdekur, Zoti Rama, ruaju nga ulsiu, dibran pa din e iman,

          Përgjigjjuni
          1. A
            Alban

            Është lodhur duke e mbrojtur hajdutin dhe nuk e vret mendjen sa qesharak duket. Kjo te tregon sa lek ka fituar nga i ndershmi Veliaj.

            Përgjigjjuni
          2. "
            "BOHOTINA"

            Shkrim interesant. Keta dallkauket e drejtesise duhet te kthehen per qellimin qe nisi reforma ne 2016, qe u votua nga deshira e 140 depudeteve. Le te marrin shembull nga ngjaria e 1937, kur Zogu nderhyri ne institucionin e prokurorise per nje te arrestuar dhe prokurori i pergjithshem Xhafer Ypi, i mbylli telefonin Njeshit te Shqiperise, dha doreheqie ne moment dhe e diskretitoite nesermen mbretin ne tere shtypin shqiptar te kohes. Institucionet shtetrore jane te pa varur nga njeri tjetri, por punojne te gjithe per te miren e vendit. Ç' jane keta karaduze qe dalin mbi gjithe institucionet me disa letyra tip Dako ? Ky institucion i rendesishem duhet te kthehet me kembe ne toke dhe te zbatoje nenet e Kushtetutes se Shqiperise.

            Përgjigjjuni
            1. K
              Kopi

              Aman mos qaj Mero se na kepute telat. Hidhi nje sy Tiranes me 20 milion peme te mbjella, nderkoh qe nuk ka ngel cep pa u ber kantier e beton. Dil kerko nje here per parkim ne lagjet e reja darkave. A po edhe gjithe ai incenetator qe u be sipas standarteve. Dil edhe nje here para pasqyres per te pare fytyren e medias qe blihet dhe i lepihet EV. Hidhi edhe nje sy dokumentarit per Ardit Gjoklajn per te pare ca behet me gazetaret qe kan shtylle kurrizore dhe jo komardare ne vend te shtylles. Keni goje me dhen mend edhe per drejtesine ju shushunja te majta dhe te djathta.

              Përgjigjjuni
              1. L
                Loni

                Hahahaaaaa po cila reforme doli me sukses keto 13 vite....me thoni nje....vetem me nxitim me vrap e Interesa te 3 veteve.

                Përgjigjjuni
                1. K
                  Kazani

                  Është votuar 3 herë Tema. Por jo për të vjedhur! Dhe shiko se ende nuk janë futur incereratorëve... Dmth dhe kaq po i bëjnë nder. Lali Fiku Mjaftit kështu e filloi dhe kështu do t'a mbaronte. Nano Ik që të vijmë ne (me strateg dhe sponsor e-Dramën). Pastaj u shkërdhy me LSI e e me PeDe-n. Kini parasysh se këtej flasim Saleh-u Saleh-u dhe ky i jep leje për kullë mes të TR. Ky zdroms që nuk kishte punuar asnjë ditë ishte sharlatani më i madh në politikë. Tu dal me biçikletë për punë. Thua se s'kishte pare. E filloi me dasëm në kështjellë thua se ishte mbret ky zdromsi. SPAK ka nëqind e një probleme. Por këtij po i bëjnë nder që s'po e gërmojnë tamam. Se e shihnim pastaj se sa do ti gëzonte pronat, hotele, vilat. Tipike ZDROMS që nga bukëthatë rra në pare !

                  Përgjigjjuni
                  1. A
                    Arbeni

                    Po për sali malokun çdo të na thuash që e lanë të lirë duke i hequr arrestin shtëpiak ?A numërohen krimet që ka bër ky mut-muti 400 breza ndaj Shqipërisë e shqiptarëve.Erioni akuzohet për breklt dhe fustanet nga Ols Dado legeni,jo për vrasje e zhdukje shqiptarësh.Kiji parasysh këto gjlra loku !

                    Përgjigjjuni
                  2. x
                    xhoxhi

                    Një prokuror apo gjyqtar i keq është më i rezikshëm se vetë krimineli...Deri tani ata punojnë në tym dhe vetëm për rrogën...SPAK duhet të shpërbëhet sepse nuk gjykon ata që janë tamam kriminelë por thëret e pyet vetëm për të trembur miletin..

                    Përgjigjjuni
                    1. C
                      Cufe

                      Te dhjefsha Reformen o Edi Rama..... Te dhjefsha SPAKUN o Edi Rama.......Prandaj e vure Ulziun M. Drejtesie qe te fusje Veliajn ne burg sic fute S. Tahirin. I. Beqen.. VDakon Koken etj...... As Berisha qe dihet kush eshte nuk te futi dot ty ne burg kur ishe Keyetar Bashkie megjithse u perpoq......... Kjo tregon qe o je bashkepuntor me Berishen ose je frikacak (nga Berisha)................ Nderkohe Fate Gerdeci jep leksione per luften ndaj korrupsionit.... Dhe Sala me Zen Pordhen tallin bythen......... Turp qe ku popull te voton dhe ti e tradheton............ Do drejtesi me Olci Dadon. Erion Banin. Dumanin e gjith plerat e tjere te SPAKUT qe ne fakft eshte SKAK..................

                      Përgjigjjuni
                      1. G
                        Go West

                        Nuk eshte pune gjyqtaresh. Ne se ne kryesin e PS kane ngelur mbi 50% Gra dhe Burra, duhet te mblidhen dhe te shkarkojne kryetarin. Ne nje lidhje te shkurter me "te fortet", Edi Rama ka shkaterruar krejt shtresen e mesme. Konkretisht. E ardhmja turistike e Vendit do te jete ne dore te Zamir Manes me shoke, apo çdo shqiptare qe zoteron nje prone do mbeshtetet te zhvilloje pronen e tij. Edi ka zgjedhur zamiret, ju ka dhuruar bregdet, porte, aeroporte... gjithçka, duke kaperxyer edhe programin e nje parti te ekstremit te djathte! Kjo nuk eshte PS e Agollit me shoke qe e themeluan. Drejtesia jone eshte produkt kompromisi, i gatuar nga Argita me te zgjedhurit e Edit, pa asnje princip, theshte te presi koken e cilitdo qe cenon pushtetin e tyre.

                        Përgjigjjuni
                        1. A
                          Alina

                          Pata një përvojë të tmerrshme me një kompani të rreme investimesh që më mashtroi plotësisht. Investimi im i parë i vogël u shlye, gjë që më ndërtoi besimin. Më vonë, një anëtar i stafit më kontaktoi nëpërmjet WhatsApp dhe më inkurajoi të riinvestoja. Këtë herë, futa një shumë të madhe nga kursimet e mia të jetës. Gjithçka dukej mirë derisa u përpoqa të tërhiqja fitimet e mia - papritmas, llogaria ime u çaktivizua. Iu drejtova të njëjtit anëtar të stafit, i cili më drejtoi te zyra e tyre e mbështetjes. Ata vazhduan të kërkonin tarifa, të cilat i pagova, por unë prapë nuk munda të hyja në fondet e mia. Duke e kuptuar se ishte një mashtrim, kërkova ndihmë dhe u referova te Trustwavehackerstech, një ekip profesional rikuperimi. Ata gjurmuan dhe e rikuperuan me sukses investimin tim të humbur. Jam thellësisht mirënjohës dhe ia rekomandoj shërbimet e tyre kujtdo që është në një situatë të ngjashme. Email: Trustwavehackerstech2 @ gmail com

                          Përgjigjjuni
                          1. A
                            Abc

                            Per "the truth". Me qe ju jeni e verteta, po ju them edhe une nje te vertete, sikunder ju, edhe une lexoj e komentoj ndonjehere te Tema. Duke pasur respekt per vete, nuk do ta ulja nivelin deri te fyerja. Nuk eshte fjala per botuesin e Temes, por per veten tuaj.

                            Përgjigjjuni
                            1. @
                              @.

                              Po ç’far prisni o njeres te behet drejtesi nga shoket e Argites apo nxenesit e saj. Tjetra e shpallur NON GRATA nga Amerika e Britania dhe vazhdon akoma te jap leksione neper Universitete!!!! Po esht per te ven duart ne kok. Kjo nuk ishte reforme por e dhjerë mbi reforme. Per kete ka faj ky kok çekiçi që na kerkon mandat te dytë. Moj drejtesi te kam dhj.rë që s’ke per tu ber asnjeherë. Aty i ka Dumdumi dosjet e Salplehut pse si hap? Se s’ka koqe. Ka dal me ze dhe figurë duke deklaruar per Gerdecin që: NUK E PAM TE NEVOJSHME TE THERASIM SHKELZEN BERISHEN PER TA PYETUR. Hahaha kam then që ne krye te eres që ky birbo s’ka per te ber drejtesi. Mandatin e dyt e kerkon per te fshehur akoma dosjet e shtrigut deri sa te ikë ne te Shiqeres pa i hyr gjemb ne kembë. Drejtesi me sharlatan nuk behet ketu tek ne. Sistemi esht i korruptuar që ne katedra nga keta te plepave dhe nga Argitat që e kan mendjen si te mbushin xhepat.

                              Përgjigjjuni
                              1. T
                                Tatjana

                                Nuk e di cfar ndryshimi ka Veliaj me cfar shkruhet nga njoftimin i SPAK me Berishen. Ne SPAK ata qe i njohin , thone se kane mbledhur te paaftet dhe bythelepiresit. Kjo ishte reforma ne drejtesi

                                Përgjigjjuni
                                1. P
                                  PD

                                  Turpi e mbulofte kete “ drejtesi “ Do te kuptohet per shume kohe si nje njolle e zeze turpi !

                                  Përgjigjjuni
                                  1. A
                                    Arber

                                    Na eshte vene gazeta tema ne sherbim te Erion Velise. Po nuk keni turp, jeni bere si Rilindja Demokratike e si Mul Noka. Nuk jà vlen tju lexosh me. Pastaj, cfare vlere ka nje artikull pa' emer.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. a
                                      arti

                                      Mero, edhe ti e di qe zdromsin - Lali Fiku, ne burg, e futi Edi Rama. Zdromsi, bashke me Like Floririn ishin bashke dhe i futen duart thelle tek Inceneratori i Tiranes. Kafshata e madhe u ngeci ne fyt. Te denuar, Likja dhe Lali. Te fituar, Edi dhe Salehu.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. A
                                        Arbeni

                                        Kjo lloj sjellje e SPAK-ut ndaj atyre politikanëve që dyshohen për korrupsion të lë një shije të hidhur,sepse veprohet me standarte të dyfishta.Pra edhe pse u bë një goxha reformë ngjarjet po tregojnë se drejtësia shqiptare është e tredhur mga sali maloku.Gjykatësja që mori vendimin për lirimin e malokut nga arresti shtëpiak është shoqe e së bijës dhe i bëri nder shoqes duke ja nxjerr bab mutin nga arresti shtëpisë.Po Erioni që ishte i zgjedhur nga populli për të drejtuar bashkinë më të rëndësishme të vëndit u la në burg e jo të hetohej në liri si sali bajga.Noteri ndërtues që ka patur probleme për mos dhënie leje shtesë për pallatin e shfrytëzon postin e prokurorit për inate personale ndaj kryebashkiakut të Tiranës.Por më e keqja është se Erioni u izolua plitësisht e hermetikisht të mos kishte kontakte me familjen dhe me mediat nga Ulusi pordha.Ndërsa maloku mbante konferenca e fjalime natë për natë nga dritarja e halesë në katin e VII.A nuk është standart i dyfisht ky o Ols bulloni ?Ose Salianj Babales i jepej leje nga burgu të shkonte në klinika private për të rregulluar hundët e buzët dhe për të mbjellë qimet ndërsa Erjonin e kishin izoluar si në qelitë e gestapos të Ulusiut.Për më tepër ky mut noter-prokuror gjithë dosjen hetimore e bëri publike duke ja dhënë medias kur në fakt hetimet mbahen sekrete gjersa dosja të shkojë në gjykim.Po pse ore dado apo çfarë mut emri ke vepron duke shkelur ligjin ?Si ka mundësi që të fillosh të kryesh hetime ndaj një të zgjedhuri nga populli nga një letër anonime.Si ka mundësi që të mbash në paraburgim një figurë publike pa akuzë ?!Vetëm në Shqipëri ndodhin çudira të tilla o ols të qifsha ç’të përmban pragu derës…!

                                        Përgjigjjuni

                                        Lini një Përgjigje