Dashnor Sula zbulon bisedat brenda PD-së: Planifikuan protesta, por s’kishin njerëz

11 Shtator 2025, 10:51Politika TEMA
Dashnor Sula zbulon bisedat brenda PD-së: Planifikuan protesta, por

Ish- deputeti demokrat Dashnor Sula ka kritikuar qëndrimin e opozitës lidhur me mosnjohjen e zgjedhjeve dhe njëkohësisht pjesëmarrjen në Parlament.

Sula tha për Vizion Plus se Partia Demokratike sot është shndërruar në parti personale të Sali Berishës, e cila nuk arrin më të ngjallë shpresë apo të mobilizojë qytetarët.

Ai nënvizoi se disa zëra brenda Partisë Demokratike kanë kërkuar protesta, por nuk janë realizuar, pasi nuk kanë mbështetjen e qytetarëve.

Si është e mundur që edhe nuk i njohim zgjedhjet edhe do të shkojmë në parlament? Si duhet kuptuar kjo?

Sula: Kjo është për të ardhur keq. Rruga që po ndjek opozita është rrugë pa krye. Dhe kjo rrugë pa krye ka filluar të paktën që në shkurt të 2019 me djegien e mandateve dhe me mos pjesëmarrjen në zgjedhjet vendore. Kam thënë një shprehje unë që PD është e dënuar me 10 vite heqje lirie, por pa të drejtë fare lirimi me kusht. Këta janë të dënuar të rrinë në opozitë. Por nëse nuk ke reflektuar nga veprat që ke kryer dhe nuk ke nxjerrë mësime për zgjedhjet e reja që do përballesh, vazhdon je në të njëjtën situatë. Dhe fatkeqësisht as nuk i njohim zgjedhjet dhe prap shkojmë atje në parlament. Një forcë politike ka disa mënyra si të rrëzojë qeverinë, një ose e fiton me votë ose rrëzon me revolucion, dalin qytetarët në rrugë si në çdo shtet tjetër. Por këtyre nuk i shkojnë njerëzit nga mbrapa. Nuk kanë shpresë. Këto janë problemet.

Por siç tha dhe z.Berisha, Partia Demokratike  do të ekzistojë. Do të përdorë çdo formë dhe mjet, por vendimet se si dhe në çfarë mënyre, duket sikur u deleguan për forume të tjera. Po këtë qëndrim si e shihni?

Sula: Protesta dhe gjëra të tjera që ka bërë Lulzim Basha nuk ka për të bërë më Sali Berisha, për shkak të frymës, shpresës gjallë e shumë gjëra të tjera. Sipas informacioneve të miat, ka pasur zëra që kanë kërkuar protesta. Por nuk mbledhin dot njerëz. Aty ka vdekur gjithçka. Partia nuk është më parti e demokratëve, por parti e z. Berishës dhe njerëzve afër Berishës. Ai e përdor si të dojë. Fakti që e tha dhe sot se nuk do të japë dorëheqje. Ka kryer kjo punë. Mua më vjen keq si qytetar dhe demokrat, se ajo parti duhet të ishte në pushtet, por figura si Berisha dhe disa të tjerë e kanë denigruar këtë forcë politike. Kanë ngelur vetëm servilat ata që i lëpihen. Kjo është e dëmshme dhe për shoqërinë jo vetëm për partinë.

9 Komente

  1. P
    Popi

    Tani që ra nga fiku u kujtua ky të bëjë vërejtje për partinë e vet. Përdori preshin, gjelin e detit, sakrifikoi edhe xhaketën që e kishte asetin më të çmuar, por nuk hyri dot në listën berishiane. Atëhere... filloi lehja karakteristike peqinase vetëm për të mos u harruar. Por, gjurmët që ka lënë pas, siç duket, janë shenja të pashlyeshme në memorjen popullore.

    Përgjigjjuni
    1. a
      accidentally_genius

      ca legen burre ,, si more e kane bere deputet kete pis ,,, po ky ska as fytyre per deputetllek more njerez,,,pupupu,,,, paska qene nje legen burre ky berisha ,, dhe e fajesoj per shume gjera .. po si more e ka bere deputet kete mut peqini berisha gjithe ate vite !! po ky sdi te lidhe dy fjale more ,, nje memec i pafytyre ... nje injorant funksional ,,, si eshte e mundur ,, po si i japin hapesire televizive ketej ,, kjo me cudit akoma me shumeee. shyrraq peqini,, era kerme... per tu bere deputet ,, bente si legen i pacipe te parlementi ,, dogji dhe xhaketen ,, pupupu ,, mua me vjen turp ,, si di per keta.. mire qe sja merrte ne goje berishes. po ske nxjerr mesime o doktor berisha mos nxjerrsh kurre ... qeroi se ke akoma kerma verdalle ,, se meritoje injorantet dhe mosmirenjohesit karriken e deputetit etj etj

      Përgjigjjuni
      1. A
        Arbeni

        maloku vet është kryekërma,njetiu më i urryer nl Shqipëri.

        Përgjigjjuni
      2. S
        Sefer Daja

        Salihi osh si mizat e mutit, ay nuk rron dot pa kon i rrethue ka mutrat.

        Përgjigjjuni
        1. e
          edi

          bravo dashi taman bure je treguar

          Përgjigjjuni
          1. P
            Piruto

            Rashë viktimë e hajdutëve që paraqiteshin si ndikues dhe tregtarë kriptovalutash, të cilët vodhën miliona USDT nga kompania ime. Pavarësisht se iu luta atyre dhe përfshiva autoritetet, nuk munda t'i rikuperoja fondet. Pastaj iu drejtova "specialistëve të rikuperimit të aseteve", por ata kërkuan vetëm tarifa të pafundme pa rezultate. Përfundimisht, hasa në diskutime rreth Trustwavehackerstech (TWHT) në një forum ku njerëz nga vende të ndryshme ndanin se si i kishin rikuperuar paratë e tyre të vjedhura. Edhe pse në fillim hezitova, i kontaktova nëpërmjet Trustwavehackerstech2 @ gmail com. Pas shumë sigurish dhe provash, pranova kushtet e tyre. Për lehtësimin tim, TWHT rikuperoi me sukses çdo qindarkë që humba. Ata ishin profesionistë, të besueshëm dhe efikasë në kohë. Po e shkruaj këtë vlerësim për të ndihmuar të tjerët të shmangin mashtrimet dhe të dinë se ka ndihmë të vërtetë atje. Ndarja e kësaj mund të shpëtojë dikë tjetër nga rrënimi financiar.

            Përgjigjjuni
            1. B
              Bledar devolli.

              Eshte burre ,dhe shume I djethte.nuk e vuri salute,por e ai ka potato e veta ne qarkun e elbasani. Eshte burre se po I thote perishes dhe tyre qe lepijne perishen,te verteten.

              Përgjigjjuni
              1. A
                Arbeni

                Ështl vlrtetë ashtu siç thua ti o kapish Peqini.saliu është një delenxhi burrë,një kriminel e vrasës i ndyrë,një hajdut e i korruptuar familjarisht,njeri i shitur tek UDB-ja serbe,antikombëtar,një diktator komunist me kostum demokrati.Në pe-de nuk ka demokraci.Kush kundërshton malokut përjashtohet nga pe-deja dhe shpallet armik si Pashko,Ceka,Imami,Zogaj etj.Në disa raste ai përndoqi e hoqi mandatin e deputetit edhe Azem Hajdarit dhe në fund e zhduku fare.Por ti dele dash i je borxhëli sali malokut që të shpëtoi nga burgu kur në ndeshjen Peqini-Flamurtari,në fund të pjesës së parë(ish në superiore atëherë peqini) ku Flamurtari kish shënuar shkove në dhomat e xhveshjes me pistoletë në dorë dhe kërcënove arbitrin.Ndërhyri policia dhe të nxorrën jasht o legen që ishe edhe deputet.Arbitri bëri denoncim në prokurori dhe po të kish drejtësi ti duhej të kishe shkuar në burg,por maloku e kish drejtësinë në dorë dhe ty nuk të çuan për gjykim.Mos e harro këtë gjë,as ti e as Nikoll Lesi se sali maloku ju ka shpëtuar nga burgu.

                Përgjigjjuni
                1. P
                  Planifikuan kamikaze thuaj

                  por nuk i paguan si duhet. Po mbarohen fondet.

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje