Anëtarët e Asamblesë Kombëtare të PS-së kanë filluar të mblidhen në Pallatin e Kongreseve, ku pritet që kryesocialisti Edi Rama të shpallë kabinetin e ri qeveritar.
Rreth 350 delegatë do të dëgjojnë fillimisht fjalimin e kryesocialistit Rama, i cili do të ndalet edhe në detaje të programit qeverisë, ndërsa më pas pritet të shpalosë ekipin me të cilin do të drejtojë vendin deri në vitin 2029.
Megjithëse dy javët e fundit gjerësisht ka hamendësime emrash për kandidatë potencial për poste ministrore, Rama ia ka dalë të ruaj ekskluzivitetin e kabinetit të tij të katërt.
Pas mbledhjes së Asamblesë, po në Pallatin e Kongreseve, kryesoacialisti Rama do të mbledhë grupin parlamentar të dalë nga zgjedhjet e 11 majit. / TemA
Lini një Përgjigje