Rama: Izolimi i kryebashkiakut, i paprecedentë! I është bërë një gjyq i gjatë, në shkelje të ligjit

11 Shtator 2025, 11:25Politika TEMA
Rama: Izolimi i kryebashkiakut, i paprecedentë! I është

Ka nisur Asambleja e Partisë Socialiste, nga ku pritet të dalin emrat e kabinetit të ri të qeverisë “Rama4”.

Në fjalën e tij para anëtarëve të Asamblesë, kryeministri Edi Rama u ndal edhe te situata në Bashkinë e Tiranës dhe arrestimi i kryebashkiakut Erion Veliaj.

“Dua të nënvizojë që jam i vetëdijshëm se kjo që kemi është larg nga drejtësia që i duhet Shqipërisë dhe që meritojnë njerëzit e këtij vendi.

Nuk duhet të kemi asnjë iluzion se nuk ka rrugë tjetër. Nuk ka asnjë rrugë tjetër përvecc durimit shtetbërës, të gjitha rrugët e tjera të nxjerrin pas. Pa asnjë rast në historinë më shumë se 1 shekullore të një individi të dënuar jashtë pushtetit politik.

Pas 7 muajsh Tirana nuk ka asnjë kryetar të bashkisë ose të dënuar lidhur me detyrën. Sot kemi një kryetar që i është mohuar e drejta e gjykimit në liri, i është bërë një gjyq i gjatë, madje në shkelje hapur të ligjit dhe zakonit i janë nxjerrë nga brenda edhe bisedat me familjarët nga telefoni i burgut.

Kjo nuk ndodh në asnjë vend demokratik, as diktatorial. Është shkelje e hapur, por është temë tjetër. Askush nuk di ta thotë sa mund të zgjasë kjo histori ndërkohë asnjë zevendes i pavotuar nga populli i kryetarit të bashkisë nuk do ta ketë legjitimitetin të udhëheq për një kohë të gjatë drejtimin e bashkisë.

Tirana ka punë të mëdha përditë, nuk i heq ansjë meritë kryetares në detyrë në këto 7 muaj përkundrazi e falenderojë. Sot duhet të marrim një vendim politik, për të hapur rrugë zgjedhjeve për një kryetar të ri në bashki. Këshilli bashkiak duhet të vë në lëvizje mekanizmin për shkarkimin”, tha Rama. 

2 Komente

  1. s
    sapa

    Kurse ky qelbesira e kombit merr ne mbrojtje Hajdutet e vet!

    Përgjigjjuni
    1. J
      Jeniceri

      Nuk te pijne me uje keto mashtrime . Erjonin e vare me duart e tua, sic ja kishje permendur me pare .Qe je shejtan budalla ,kete e dim . Keshtu bente dhe bene Saliu .E kini semundje te trasheguar nga Lek Dukagjini . Ke shkollen e Saliut per te eliminuar konkurentet . Kete e bene me kedo, qe te del kundra ,ose eshte me i mire se ty . Plase deri sa ne Vlore ti marresh plotesishte kopetencat me njerzit qe te lepien . Dredha djale i ri me koncept e edukate kombetare . Por ty nuk te pelqejne keta tipa .Ti do qe vetem te kesh perpara lepirsa ,te hedhin firmat tek paudhesite ,qe ke ne koke . Per Vloren mburresh ,se ke bere te pamunduren, por realiteti nuk eshte ashtu sic e prezanton vehten . Vlores, ti po i merr cdo gje me vlera, qe brezat e ardhshem te mos kene asnje hapsire zhvillimi . Sic e keni bere dhe ne Rivjeren Joniane te kthyer ne pasuri te te tjerve ,ku 75 % e bizneseve jane ne funksjon te Veriorve . Kjo qe ke mbjell,ne kurriz te kombit, nje dite dote shperyhej . Ndoshta ti s'ke per ta paguar po do ti paguajne te shperngulurit me ligjet e tua .

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje