Rama shpalos programin për mandatin e ri: Ja 3 objektivat për 4 vitet e ardhshme

11 Shtator 2025, 11:40Politika TEMA
Rama shpalos programin për mandatin e ri: Ja 3 objektivat për 4 vitet

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Asamblenë Kombëtare të PS të mbledhur ditën e sotme në Pallatin e Kongreseve shpalosi 3 objektivat për 4 vitet e ardhshme. 

"Programi ri qeverisë nuk ka qenë kurrë më i qartë dhe konkret. Misioni i bashkimit më B nuk ka qenë kurrë më konkret dhe i pasqyruar në program se sot. Detyra jonë si mazhorancë nuk ka qenë kurrë më e qartë se në këtë mandat të 4 të PS për Shqipërinë 2030.

Të mbyllim negociatat në 27 muajt e ardhshëm, të mundësojmë deri në fund të mandatit ratifikimin në 27 parlamentet e vendeve anëtare, të ngremë deri në fund të dekadës flamurin e Skënderbeut dhe Ismail Qemalit në Bruksel. Këto nuk janë 3 stacione, por 3 majat që duhen kapur njëra pas tjetrës në kohë për të realizuar ngjitjen e nisur kahhershëm të Shqipërisë për në shtëpinë e familjes së saj, të fatit të shkruar të së ardhmes së saj.

Kapja e tyre nuk është as e shkruan nga fati apo Zoti, ndodh nga puna durimi e vendosmëria i 400 e kusur njerëzve që janë sot në këtë sallë. Yjet e fatit janë rreshtuar si kurrë asnjëherë në favorin e Shqipërisë", tha Rama. 

 

 

 

1 Komente

  1. D
    Diaspora

    PO NJE OBJEKTIV DUKET... AI I TRETI ME NGRIT FLAMURIN? LERJA NUL MOKES! SHKURT MUHABETI ASGJE NDRYSHE DHE KONKRETE PER SHQIPERINE, PER RRITJE EKONOMIKE, MIREQENIE SOCIALE DHE SIGURI QYTETARE E KOMBETARE, PUNEDLSIM E RIKTHIM TE TE IKURVE NGA SHQIPERIA! VARI LESHTE QEVERI! NE FAKT, QEVERI E RREZIKSHME....!

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje