Beleri flet nga qelia për gazetën greke: Akuza ndaj meje false, e duan me çdo kusht Himarën

9 Korrik 2023, 14:29Politika TEMA

Beleri flet nga qelia për gazetën greke: Akuza ndaj meje false, e duan

Kryetari i zgjedhur i Bashkisë së Himarës, Fredi Beleri ka dhënë një intervistë për median greke “Kathimerini”, për Jani Soulioti ku përshkruan kushtet e paraburgimit të tij, pesëdhjetë ditë pas arrestimit.

Ai e ka quajtur një komplot arrestimin e tij pasi sipas tij, e goditën kur mësuan se sa Himariotë po përgatiteshin për të ardhur nga Athina për të votuar dhe e kuptuan që po humbnin në Himarë.

Ai është shprehur se arrestimi i tij është bërë dy ditë para zgjedhje në mënyrë kinematografike e si të ishte terrorist, ndërsa ka shtuar se deri më tani nuk e kanë thirrur në asnjë seancë hetimore, ndërsa akuzat ndaj tij, janë të mbushura me falsifikime.

Beleri ka falënderuar edhe kryeministrin Grek duke thënë se pret nga bashkësia ndërkombëtare të shohë seriozisht paraburgimin dhe akuzën ndaj Kryebashkiakut të Zgjedhur të Himarës që i takon një minoriteti.

Zoti Beleri, së pari si jeni, jeni i paraburgosur 50 ditë, cilat janë kushtet me të cilat jeni të përballur brenda në burg?

Mik, jam 50 vjeç. Jo vetëm bashkëmoshatarët e mi por edhe ata më të mëdhenj, pjesëtarë të minoritetit etnik grek të Shqipërisë, u lindem dhe u rritem në sistemin diktatorial Hoxha. Për ne liria dhe të drejtat e njeriut nuk janë të vetëkuptueshme, siç ndodh me ju. Janë një betejë e pandërprerë për ti arritur. Dhe kur i kemi, jetojmë me agoninë qe të mos i humbasim.

Për mua, pas zgjedhjes time, nuk ka më asnjë rendësi ku jam, por ku nuk jam. Duhet të isha në pozicionin tim si Kryetar i bashkisë së Himarës, duke mbrojtur të drejtën e bashkëqytetarëve të mi, shqiptarë apo grekë. Në të gjithë fushatën elektorale fola si nënshtetas shqiptar qe pretendon përparimin dhe mirëqenien e vendit të tij, rrugën e tij integruese në BE.

Një qytetar shqiptar i përkatësisë greke qe sheh në marrëdhëniet e Minoritetit Etnik Grek dhe të Qeverisë Shqiptare precedentin qe të bindë shteti Shqiptar komunitetin ndërkombëtar për shtetin e së drejtës dhe për demokracinë liberale qe funksionon në të gjithë territorin e tij.

Çfarë ndodhi në prag të zgjedhjeve administrative lokale kur ju dhe bashkëpunëtori juaj u arrestuat me procedurën e arrestimit në flagrancë dhe me akuzën e tentativës për blerje votash. Na përshkruani ngjarjet.

Asgjë. Thjesht po përmbyllej afati kohor qe regjimi i kishte përcaktuar shtetit të krimit për të më eliminuar. Goditën kur mësuan se sa Himariotë po përgatiteshin për të ardhur nga Athina për të votuar dhe e kuptuan që po humbnin në Himarë. Për ata që nuk e njohin, Himara nuk konsiderohet si krahinë minoritare nga autoritetet shqiptare.

Të enjten në darkë, dy ditë para zgjedhjeve, pas një ditë rraskapitëse, po qëndroja në një kafe bashkë me avokatin tim dhe me një kushëri timin, duke diskutuar dhe duke u relaksuar.

Aty me arrestuan me një mënyrë kinematografike të ngjashme me arrestimin e terroristëve ndërkombëtarë. Donin të ndërprisnin valën e bashkëqytetarëve nga Athina qe vinin për të votuar, dhe të terrorizonin qytetarët shqiptarë qe më mbështesnin. Qe atëherë më mbajnë të paraburgosur dhe pengojnë marrjen e detyrave të mia. Qëllimi i tyre është qe, pas plotësimit të mungesës time 3-mujore nga konstituimi i Këshillit Bashkiak qe u realizua me 27 qershor, të humbash postin dhe të rishpallen zgjedhjet, si e parashikon ligji elektoral shqiptar.

Ju dhe bashkëpunëtori juaj ratë pre e ndonjë gabimi që u dha pretekst autoriteteve shqiptare që tju akuzojnë?   

Asnjë. Pothuajse 15 ditë përpara zgjedhjeve u duk qartë nga klima elektorale se fitoja. Në sondazhet, me shumë se 3 në 10 votuesit e Ramës dhe 4 në 10 votues të përkatësisë shqiptare votonin për mua dhe jo të preferuarin e tij, kryebashkiakun në ikje pas një mandat 12-vjeçar. Në 7 ditët e fundit vetë Rama filloi një sulm denigrues kundër meje, me sharje dhe karakterizime të padëgjuara për ligjërimin publik, ndërkohë që mediat miqësore të regjimit yshtnin për raprezalje ndaj minoritetit grek. Unë e ftoja të qëndronte në lartësinë e rolit të Kryeministrit dhe e siguroja se ditën e nesërme të zgjedhjes time do të kisha kundërshtar vetëm problemet dhe do të nxitoja të bashkëpunoja me të për aq vite sa do të ishte kryeministër.

Regjimi dëshiron që Bashkia e Himarës të mbetet patjetër në duart e tij. Në qoftë se do të ushtroj detyrat e mia do të vijnë në dijeninë time dëshmi që sot nuk janë të aksesueshme publikisht. Bëhet fjalë për dëshmi rrëmbimi të pronave të pjesëtarëve të minoritetit etnik grek  dhe kalimi i tyre në duart e «investitorëve». Behët fjalë për dëshmi dhunimi me kërcënimin e mosdhënies të titujve të pronësisë dhe detyrimin të nënshkruash projekt-marrëveshje për të shitur pronën tënde tek ai që të kanë rekomanduar.

Si të janë sjellë gjatë hetimit?

​Nuk më kanë thirrur deri më tani për ndonjë seancë hetimore. Më mbajnë kaq kohë dhe nuk më kanë pyetur as për emrin tim!

Jeni njohur me dosjen gjyqësore? Ekzistojnë elementë që mund të na i tregoni që dëshmojnë se ndjeka penale ndaj jush nuk dëshmohet nga ngjarje konkrete, por ka motive politike?

Shkeljet procedurale ligjore janë të shumta në numër. Dosja gjyqësore qe na u dha ishte praktikisht boshe,  pa asnjë dëshmi elementare. Akuza është e mbushur me paligjshmëri dhe me falsifikime.

Është karakteristike se dëshmia ime e penalitetit, që përfshihet në dosje, është e falsifikuar. Është e ndryshme nga ajo që u lëshua 2 muaj para zgjedhjeve dhe që paraqitëm në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve. Kjo e fundit ishte e pastër, pasi më mundësoi në regjistrimin dhe në shpalljen time si kandidat.

Jam i vetmi qytetar shqiptar, midis 31 çështjeve të tjera penale që u referohen shkeljeve zgjedhore në zgjedhjet e fundit lokale, por edhe i vetmi në të 32 vitet që zhvillohen zgjedhje, në dëm të të cilit është zbatuar kushti kufizues “paraburgim” me akuzën se një mbështetës i imi mundet që të këtë blerë vota, domethënë me akuzën e bashkëpunimit në korrupsion zgjedhor.

Pavarësisht këtyre, besoj se ekzistojnë gjyqtarë në Shqipëri. Shumë shpejt ndonjë gjyqtar do të ngrejë personalitetin e vet ndaj regjimit, duke mbrojtur, jo mua, por trupën e gjyqtarëve, institucionin, por edhe rrugën integruese të Shqipërisë në BE, shtetin e së drejtës dhe të drejtat e njeriut.

Cilat janë shkaqet më të thella të ndjekjes penale? Përse regjimi i Edi Ramës dëshiron qe, më çdo çmim, të kontrollojë Bashkinë e Himarës? Cili është qëllimi. Synon Minoritetin Grek apo motivet janë ekonomike?

Janë qe të dyja, komplementare me njëra tjetrën. Mbështesin miqtë e tyre investitorë dhe ndërpresin kërthizën lidhëse të minoritetit etnik grek me krahinën, ku kanë pasurinë e tyre atërore. Duke çrrënjosur minoritetin etnik grek garantojnë interesat e bashkëortakëve të tyre.

Ne duam qe të shohim vendin tonë të zhvillohet dhe pjesëtarët e minoritetit etnik grek të gëzojnë mirëqenie në vendin e vet. Kurse regjimi do të përfitojë nga unikaliteti i vendit dhe të shohë pjesëtarët e minoritetit etnik grek të çrrënjosen, definitivisht dhe pakthyeshmërisht, pasi të kënë humbur pasurinë atërore. Mendoni se sa prej jush e kanë harruar fshatin e tyre, pasi nuk kanë ruajtur aty pasurinë patrogonike.

Përpos kësaj, me përndjekjen dhe me paraburgimin tim, regjimi dërgon një mesazh për të sotmen dhe për të ardhmen, një mesazh për vendosmërinë e tij. Burgu dhe mohimi de fakto i së drejtës për tu zgjedhur, është një mesazh i qartë demonstrimi force dhe terrorizimi. Do të mbretërojë frika se kush reagon ndaj regjimit do të këtë të njëjtin fund.

Besoni se ndjekja dhe paraburgimi juaj merr karakterin e një problemi etnik që ndikon marrëdhëniet Greqi – Shqipëri?

Së pari, më jepni rastin të falënderoj më gjithë shpirt Kryeministrin e Greqisë, por edhe të gjithë klasën politike të vendit dhe shoqërinë greke, duke përfshirë edhe europarlamentarët Grekë, për mbështetjen e tyre vendimtare, esenciale dhe korrekte të derisotme.

Greqia, si atdheu i demokracisë e kupton rëndësinë e shkeljes të së drejtës së zgjedhjes. Nuk dua të ndikojë marrëdhëniet Shqiptaro-Greke sjellja e regjimit ndaj meje. Por pretendoj dhe shpresoj  që të vlejë si rast që Shqipëria të ndryshojë sjelljen e saj ndaj Minoritetit Grek dhe të shndërrohet në një shtet të së drejtës, në një demokraci liberale.

Pres nga bashkësia ndërkombëtare të shohë seriozisht paraburgimin dhe akuzën ndaj Kryebashkiakut të Zgjedhur të Himarës qe i takon një minoriteti. Mbrojta e të drejtave të njeriut dhe e parimeve të demokracisë është një ushtrim kolektiv dhe jo një përpjekje e njëanshme. Edhe Presidenti i Shteteve të Bashkuara edhe Presidenti i Bashkimit Evropian dhe kryesuesit e organizmave ndërkombëtare, dhe Kryetari i Bashkisë së Himarës ose Kryebashkiaku në çdo skaj të botës perëndimore, të njëjtën demokraci, të njëjtat të drejta njerëzore, të njëjtin shtet të së drejtës mbrojnë.

Cili është mesazhi juaj për qytetarët e Himarës dhe si vlerësoni vazhdimin e çështjes suaj?

U kërkoj të tregojnë durim, të mos e humbasin besimin e tyre të demokracia dhe në shtetin e së drejtës, të vazhdojnë të mbrojnë të drejtën.

Sepse, më 15 maj, në Himarë fitoi demokracia. U jam mirënjohës gjithë atyre që treguan trimëri, por edhe të gjithë ata që ju nënshtruan terrorit.

Për mua nuk ekzistojnë fitimtarët dhe humbësit. Të gjithë qytetarët e Himarës dhe unë si Kryetar Bashkie i pari dhe i barabartë midis tyre, shumë shpejt do të marshojmë, të bashkuar, për të qenë akoma më të fortë.

Personalisht, marrë forcë nga forca e tyre dhe duroj si një qytetar qe është mësuar të mbrojë idetë e tij për  lirinë dhe për demokracinë. Mirë u takofshim!

14 Komente

  1. J
    Jimi

    Po perse shperndani propaganden e ketij vemjes?

    Përgjigjjuni
    1. H
      Haaaaaaa boledhjeri

      Do te shkerdhejne gruan dhe vajzen o fallco grek muti.

      Përgjigjjuni
      1. N
        Ne radhe të pare, jemi shqipetare

        E ku e gjeti minoritetin grek ne Himarë ky tepelenasi i konvertuar në grekofon? Pse nuk thoni ju që të kerkojmë se mos ka minoritet grek ne Berat, Burrel, dhe Babrru? Falenderoka edhe "krieministrin e Greqia" ky Bejleri qe ka qejf ta therresin Beleri. Jo po Bellaire ose Belen Rodriguez. Edhe po të të therrasim Fredaqis Beleraqis nuk behesh dot grek. Bëj provën e ADN të shohim sa gen greku ke në gjak. Do dalësh 2% grek, dhe 98% Turk. Edhe unë qe jam shqipëtar Ortodoks, kam 88% gen shqipetar, 7% rumun, 4% grek, dhe 1% bullgar. Po të bejne provën e ADN-se, gjysma e Shqiperise dalin me 2-3% gjak grek. Ndersa gjysma e Greqise dalin me 70% gjak shqipetari. Pjesa tjeter jane arabë, sllavë, rumunë. Ti ke më pak gjak grek nga mua. Gjakun shqipetar e kam 50% nga Lekëli.dhe 50% nga Gjirokastra. Dhe jam shqipëtar, krenar, kastriotas. Ti? Ti more Bejler je prejardhje beu nga Irani. Per merita ushtarake ndaj Perandorisë Osmane, stergjyshit tend i dhanë toka ne Shqiperi. Tani doli 300 euroshi, dhe ti u shite tek pruresi me i pare. Por iku koha kur qeverite shqipetare i bënin temena Athines dhe Beogradit. Tani s'ka. Trus bythen, dhe rri urte se ketu ka dru.

        Përgjigjjuni
        1. N
          Noci

          Ky ka vlere vota sa ka mundur se per te kane votuar edhe leber te paguar.Kete e tregon nje fakt interesant ku keshillin bashkiak e kane fituar socialistet me diference dhe kryetarin, Beleri i antishqiptare ve Berisha dhe Meta me pak diference

          Përgjigjjuni
          1. K
            Keli

            Po Noc, me votat e blera dhe 300 euroshat.

            Përgjigjjuni
          2. O
            Ok

            Himara nuk eshte e jotja Bythqim.Himara eshte pjese territori e Republikes,dhe ne Shqiptaret e dijme nga Historia qe Himara ka qene krahine Patriotike dhe Shqiptare.Tani se doni ju Greket qe Himara te quhet Minoritet Grek,atehere rri ne Burg per ja 5 vjet,dhe pastaj vendose ti cfare eshte. Eri tape Bithes ne Burg Beleris,se po te presin me Sapun dhe Vazelin.Do te dali Diabeti nga Suma,Vrases Peshkepie.

            Përgjigjjuni
            1. L
              Labeati

              Me ngadale se po hapen petet e lakrorit nje e nga nje pastaj shohim

              Përgjigjjuni
              1. P
                Piro

                Ky qenka nje koqe gomari. Sa here eshte keq ankohet ne greqi. Harron se shteti nuk eshte si para 30 vitesh kur vrau dhe ja hodhi. Tani ta mbaje preshin mrena.

                Përgjigjjuni
                1. p
                  pretorian.

                  Problemi eshte tek respektimi i votes se lire. Problemi eshte tek rendesia ekonomike, turistike e Himares dhe zones rreth e qark. Problemi eshte tek masakra pronore qe eshte bere ne Himare dhe zonat rreth Himares. Problemi eshte se cenohen interesa, zbulohen petet e lakrorit dhe skandalet e shkuara dhe aktuale me pronat, tokat ne Himare dhe me gjere. Zbulohet masakra kadastriale, vjedhja e pronareve legjitime dhe perfitimi i nje grushti njerezish, qe as jane himariote, as kane pasur prona ne Himare dhe qe lehtesisht mund ti dallosh nga emri dhe mbiemri qe vijne nga pyjet dhe malet matane Shkumbinit. Kapni Palasen po deshet. Aty eshte bere nje masaker kadastrale. Nqs ti shkon ne kadaster dhe shikon pronen e nje fisi, qe ka qene, jetuar dhe mbijetuar aty, te gjithe kristiane, tani realisht shikon nje musliman qe vjen nga afer apo larg dhe ka toke aty. Si e morri? Kush ja dha? Kush e shiti? Ku e morri lejen e ndertimit? Kush ja legalizoi? Kush i dha tapine? Beleri mund te jete progrek, mund te bej propogande dhe ti sherbej interesave greke, por ne rradhe te pare eshte himariot. Mua nuk me intereson qendrimi personal i Belerit, mua me intereson qendrimi ligjor dhe shoqeror i tij. Eshte e shemtuar dhe antidemokratike, eshte tiranike dhe shkerdhatllek te besh patriotin duke shtrembuar ligjet e shtetit, duke farketuar akuza pseudopatriotike dhe duke mbajtur te burgosur nje pushtetar qe fitoi bindshem me vote te lire. Shalegjati i Rilindjes, qe tund flamurin e leckosur te patriotizmit, ka perdorur pushtetin dhe shtetin, duke burgosur nje qytetar te lire me akuzen e blerjes se votes. Sa here eshte kapur dhe akuzuar shalegjati i Rilindjes per blerje vote? Po xhuxhi i LSI-se? Po mullah Saliu i PD-se? Jepi Qezarit ate qe i takon Qezarit. Beleri eshte ai qe eshte, por eshte kryetari legjitim i Bashkise Himare. Votoj Belerin se me premton drejtesi, se me premtoi qe do ktheje pronen time te vjedhur aty nga xhonturqit e rinj.

                  Përgjigjjuni
                  1. S
                    Sky

                    Po ndalem ne nje aspekt tjeter qe nuk eshte trajtuar fare nga media dhe per te cilen une bej pergjegjese institucionet tona te drejtesise. Dihet qe ceshtja Beleri ka nje ngarkese te madhe politike. Nuk e kuptoj pse drejtesia po e vonon kaq shume kete ceshtje. Kam frike se eshte e qellimshme. Tjeter kund fle lepuri. Dikujt i intereson qe kjo ceshtje te vonohet sa me shume te jete e mundur pasi vetem keshtu prishen marredheniet e mira greko shqiptare dhe nga ana tjeter Shqiperia penalizohet nga Greqia per anetaresimin ne BE. Pastaj kur ky vemja te denohet apo jo nuk do kete me vlere. Te presim dhe te shohim.

                    Përgjigjjuni
                    1. R
                      Rrofte Lexhenda !Floriri dhe BBEJ LERIC

                      Rrofte Lexhenda dhe Floriri qe te propzuan Kunder Shqiperise Zoti te falte per fytyren monster.

                      Përgjigjjuni
                      1. I
                        I tille je , sa here qe hap gojen

                        O psikopati terrorist , qenke edhe me injorant nga sa te dinim ! Akuzat ndaj teje jane te mirtedokumentuara dhe ti do te hash burgun , per te paguar edhe krimin e Peshkepise se Gjirokasters . Te genjen mendja se mund te te shpetoje Athina . Kesaj radhe nuk ke ku futesh , vec ne vrimen e progonates nga ke dale .

                        Përgjigjjuni
                        1. D
                          Dani USA

                          Po pse kerkon shpetim nga greku o shkerdhat ti je shqiptar o vemie qe i rendon tokes qe te ushqen po e quan vehten grek shko qihu ne greqi ty ste lithe asgje me himaren Himara eshte Shqiperi o funderin qe nuk vlen as nje grosh o njer pa karakter o bastarde aty e ke vendin te kalbesh ne burge per te gjitha krimet qe ke ber dhe mos thuaj qe nuk je i till dhe mos u anko tek greku armiku shekullor i Shqiperis o pleh.

                          Përgjigjjuni
                          1. e
                            edhe fredi edhe bejleri edhe grek sikur nuk shkon

                            Himaren harroje.... po shpeto koken se do te vdesin shqiptaret ne burge o budalla na doli greke ky plehre katundi .

                            Përgjigjjuni

                            Lini një Përgjigje