Ja kush është deputeti që zë vendin e Rrahman Rrajës në Kuvend

8 Korrik 2023, 15:53Politika TEMA

Ja kush është deputeti që zë vendin e Rrahman Rrajës

Deputeti i Partisë Socialiste Rrahman Rraja dha sot dorëheqjen duke njoftuar se largohet përgjithmonë nga politika, dy ditë pas dhunës barbare që djali i tij, Rexhepi dhe të afërm të tjerë ushtruan ndaj vëllezërve të fisit Maja.

Por kush është deputeti që pritet të zërë vendin e Rrajës në Kuvend?

Ai është Arkend Balla, i cili në zgjedhjet e fundit parlamentare garoi nën logon e Partisë Socialiste për qarkun e Durrësit. Balla renditej i 12-ti në listë dhe arriti të marrë një total prej 2463 votash.

Rrahman Rraja njoftoi sot lënien e mandatit të deputetit, duke i bërë thirrje djalit të tij të dorëzohet në polici. Në kërkim është shpallur edhe vëllai i deputetit, Xhelal Rraja, i cili është pronari i gurores që u bë shkak për sherrin brutal.

Vëllezërit Maja ishin ankuar për shpërthimet në gurore, duke kërkuar që të ndaloheshin pasi po dëmtonin shtëpitë pranë zonës, por fisi Rraja u kundërpërgjigj duke i dhunuar brutalisht me shkopa bejsbolli.

Po ditën e sotme, pas takimit që ministri i Brendshëm Bledi Çuçi pati me kreun e Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku, u vendos ristrukturimi i plotë i Komisariatit të Krujës.

4 Komente

  1. O
    Ok

    Te pakten Funksionon dicka,menjehere ky Politikani jep doreheqje dhe Antaret e Fisit Kriminel do kalben neper burgje.Ne kohen e Saliut,Familjet e Deputeteve te tij ishin te Paprekshem,te Vritshin Naten dhe te qanin diten.Burg per Shkerdhatat,nuk kam pare aq Kriminele nevShpirt sa keta.Si ishte duke Vdekur dhe keta e godisnin akoma,cfare Kafshesh mor Zot.

    Përgjigjjuni
    1. E
      Eni

      Po o koqe po...vazhdo me krahasime idiote...e kane tejkalu Berishen kta...sa ka qe nuk I shikon ne video ti dhe ne por na I thone ne tavolina....

      Përgjigjjuni
    2. B
      Bravo per xhestin

      Xheste fisnik bravo pamvaresisht ate cfare familjaret e tu kane bere dhe duhet te denohen pasi kemi familjen kriminale Berrisha ku krimineli Berrisha ka vrare vjedhur djegur dhe nuk ka guximin te largohet

      Përgjigjjuni
      1. g
        genti

        keta qe merren me berishen jane me probleme mendore ,berisha ska pushtet o idiot ,nje qytetar normal eshte apartiak o copa mishi ,po ku dini ju aman ju jeni mjerim mendor....ju jeni te zbritur trecereku ..... ju e dini aftershave-in parfum o ju hengert mortja

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje