NATO: Shqipëria rriti shpenzimet e mbrojtjes, por duhet edhe më shumë

8 Korrik 2023, 14:00Politika TEMA

NATO: Shqipëria rriti shpenzimet e mbrojtjes, por duhet edhe më

Autoritetet shqiptare kanë rritur ndjeshëm shpenzimet e mbrojtjes gjatë vitit 2023, zbuluan vlerësimet e lëshuara të premten nga NATO.

Numri i aleatëve të NATO-s që shpenzojnë të paktën 2 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) për shpenzimet ushtarake pritet të rritet këtë vit, sipas aleancës.

Kësaj shifre, Shqipëria po i afrohet duke shkuar në 1.76 për qind të PBB-së së dedikuar vetëm për mbrojtjen.

Përditësimi i fundit nga aleanca vëren se autoritetet shqiptare kanë rritur në 259 milionë dollarë shpenzimet për mbrojtjen nga 150 milionë dollarë që ishte në vitin 2014.

Në vitin 2023, edhe objektivi i vjetër do të përmbushet vetëm nga 11 nga 31 anëtarët e aleancës, sipas vlerësimeve të NATO-s.

Objektivi u vendos në vitin 2014, kur udhëheqësit e NATO-s ranë dakord të rrisin shpenzimet drejt 2 për qind të PBB-së së tyre për mbrojtjen brenda një dekade.

11 aleatët në fjalë janë Shtetet e Bashkuara, Britania, Polonia, Greqia, Estonia, Lituania, Finlanda, Rumania, Hungaria, Letonia dhe Sllovakia.

Në pjesën e pasme janë Kanadaja, Sllovenia, Turqia, Spanja, Belgjika dhe Luksemburgu, shpenzimet e mbrojtjes së të cilëve ishin nën 1.4 për qind të PBB-së.

Polonia tani parashikohet të kapërcejë SHBA-të kur shpenzimet krahasohen me PBB-në, por në terma realë, shkalla e investimit është shumë e ndryshme.

Washington-i shihet të shpenzojë 860 miliardë dollarë (788 miliardë euro) për shpenzimet e mbrojtjes këtë vit, duke e zbehur parashikimin e Polonisë prej 29 miliardë dollarësh (26.6 miliardë euro).

Shpenzimet e mëdha të SHBA-ve në këtë sektor janë arsyeja kryesore që NATO në tërësi shpenzon më shumë se 2 për qind të PBB-së për mbrojtje.

Kur përjashtohet Washington-i, shpenzimet e mbrojtjes për aleancën arrijnë vetëm 1.74 për qind të PBB-së, por kur merret parasysh kontributi i saj, pjesa rritet në 2.64 për qind të PBB-së.

Shifrat e reja u publikuan vetëm disa ditë përpara se liderët e 31 anëtarëve të aleancës të mblidhen në Vilnius për një samit dy-ditor.

Ata pritet të bëjnë premtime të reja për shpenzimet gjatë kohës së tyre në kryeqytetin lituanez si dhe të riafirmojnë angazhimet e tyre ndaj Ukrainës, duke përfshirë mundësinë e anëtarësimit përfundimtar.

Planet e reja rajonale për të forcuar ndërveprimin dhe mbrojtjen e aleancës kundër sfidave globale në rritje duhet gjithashtu të miratohen nga krerët e shteteve.

Sakaq, aleatët e NATO-s kanë arritur marrëveshje për të rritur objektivin e aleancës për shpenzimet ushtarake në të paktën 2 për qind të PBB-së kombëtare, thanë dy diplomatë për Reuters të premten vonë.

31 aleatët ranë dakord për “një angazhim të qëndrueshëm për të investuar të paktën 2 për qind” të PBB-së së tyre në ushtritë e tyre në të ardhmen, thanë dy diplomatë, duke folur në kushte anonimiteti dhe duke konfirmuar një raport të mëparshëm nga agjencia gjermane e lajmeve DPA.

3 Komente

  1. K
    Koli

    Une se di cfare Armesh ka ble Shqipnia,dhe cfare parimesh ka NATO kur thote e ka rritur.Cfare kane blere more Zoterinj.Nuk shoh Anije Luftarake,Aeroplane Luftarake,Helikopter Luftarake dhe shume te tjera.I kishim ne kohen e Xhaxhit,por tani cfare kemi.NQS NATO lufton me Pushke vetem,atehere kjo eshte tjeter gje.Ku jane Tanket more Zoterinj,Topat,etj.Mos u tallni me ne,shikoni Serbine,Kroacine dhe Greqine cfare bejne.Ne jemi Bishti Kavallit.

    Përgjigjjuni
    1. T
      Ton

      Kane bere muzeume dhe dieta plot...

      Përgjigjjuni
    2. P
      Papi

      Mos e grryeni buxhetin shqiptar ne rritjen e buxhetit te mbrojtjes Ata para shkojne vetem ne rroga fiktive ose thene ndryshe gjueti votash Nje shtet ska pse rrit buxhetin e mbrojtjes kur ska ushtri Por ka vetem rrogtar Ne leter shqiperia ka 6.700 ushtar por ushtar te gatshem per lufte ka as 300 por pa armatim sepse nje batalion duhet te plotsoj disa kushte qe te quhet i tille kushtet jane lloj i armeve qe ka por ne fakt nuk i ka Pra ushtria shqiptare sot per personelin qe ka duhet te kishte vetem nje major por ka 5 apo me shum gjenerale qe perkthehet nje gjeneral 6000 ushtar x 5 = 30 mije ushtar Pra mos i vini barren qeverise tone te rrise buxhetin per rrogtar sepse ushtri ska Ose me mire nuk duan te kene psene e dine ata

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje