
Ish-kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka ndarë në rrjetin social facebook disa foto nga takimet me simpatizantë në lagjen Ali Dem të kryeqytetit.
Në postimin e tij, Basha shkruan se hapja e Partisë Demokratike ndaj të rinjëve dhe të rejave është një ndër prioritetet e platformës së tij për garën për kreun e PD-së.
Basha shkruan se ndryshimet kushtetuese për hapjen e sistemit zgjedhor të propozuara prej tyre, janë në interes të qytetarëve, që deputetët t’i zgjedhin ata e jo bandat kriminale.
“Harmonizimi i frymës dhe pasionit të rinisë me përvojën dhe profesionalizmin e kontributorëve ndër vite, është një hap i rëndësishëm në riorganizimin që kemi nisur, për t’i dhënë shqiptarëve një alternativë më të mirë.
Natyrisht pjesë e saj do të jenë të gjithë ata që duan ndryshim, që duan që për qeverisjen dhe deputetët të vendosin qytetarët dhe jo bandat kriminale që sot kontrollojnë shtetin, ekonominë, policinë, zgjedhjet, jetën e vendit.
Ne do të krijojmë një aleancë të gjerë politike dhe qytetare, që frikës dhe pasigurisë që ka pllakosur shoqërinë tonë, t’i kundërvihet me shpresë dhe besimin se gjërat mund të ndryshojnë për mirë, duke i dhënë rëndësi votës së qytetareve, që nis me zhbërjen e ndryshimeve kushtetuese të 2008-ës.
Që zëri i qytetarëve të dëgjohet, vullneti i tyre të përfaqësohet dhe interesat e tyre të mbrohen, do të punojmë fortë që mekanizmat kushtetues të jenë në shërbim të tyre, duke hapur listat, pastruar politikën përmes vetting-ut, kufizuar mandatin e kryeministrit, garantuar votën e diasporës, duke i dhënë më shumë kompetenca Parlamentit dhe Presidentit të Republikës, për të garantuar kontrollin dhe balancat e pushteteve”, shkruan Basha.
O Lyl ndonje llaf se cndodh ne Kosove a ke? Po ne USA a udheton dot?
Luli eshte hajdut ne Opozite, mendo te jete ne pushtet .Ky eshte hajdut i lindur
Një foto si nga ato që propoganda e kohës së diktatorit, i quante, "pionerët e Enverit". Tani, pas afro 40 vjetëve, lidhja mund të mos bëjë dhe aq sens, por gjithsesi afishuar sot nga dhe për një dështak politik, bën që ç'ke me të. Ndaj, ik or karagjoz, sepse s'je veçse një kartë e djegur, që mbart dhe shumë mëkate mbi shpinë.
Bravo,...njehere ne 1000 vjet lind nje "yll" si ty....suksese ne jete byrazer.
O Bashe. E di si po me dukesh? Si me qene nje mesyes i nje klase te peste. Pse me jeta pionjere do besh politike ti. Ore a e ke seriozisht? Vaj medet çe gjeti PD-ne e vules. Edhe ti si Foltorja w atij Zavallit.
po ata jane femije e jo te rinj o rrot kari mashtrues bole ik grosh legen je nje i falimentuar politikisht se leke ke bere miliona euro por ste ka mbet fetyre je i neveritshem.
Luli ka vendosur qe , qe ketu e tutje do te behet burre i mire me norma europiane pra demokrat i vertete , por vetem se e tradheton vetvetja se ka jetuar per 17 vite nen mesimet e shSali krimit dhe per rrjedhoje ka dale me keq se ai mjaft te shohesh vetem rikethimin .
Bravo! Ke marrë “pionerët”?”(nxënës të AMU), po “fatosat”(Arsimin parashkollor, fëmijët e kopshteve)?!
O Lyl ne Elbasan 35 vete kishe ..15 I sollen me vete , ti them me emra po deshe....as vete nuk do dalesh deputet...PD ja japin e ty me emer jo.
U hap njehere per ty (KOP ) dhe e pamd rinine or kalama i perbindshit. Sa eshte nr. Bojes qe lyeni flokey Ti Al Bini @? Ju jeni fatkeqrdi kombetare. Prandsj Bisha ju shmrtdhen para dhe mbrapa.
mbasi vodhi Miljna dhe per czdi Dreqesia hesht qe dreqi e di perse , fillo e abuzon me te rinjte ,duke i perdorur si fasade nderkohe qe Sharkatani basha eshte nji klloun i Deshtuar e qe se shpejti do perballet me Drejtesine per Tradheti te Larte ndaj Atdheut mvjedhje e bauzime me Postet si ishMinister ,vrasja e 4 -protestueseve me 21 janare dhe sherbimi ber serbise ne dem te ceshtjesh Kosovare duke kopsitur Dosjet e UCK-se . Se si mundet qi nji Sharlatan i tille te dali me ate surrat medieve te japi te tilla cfaqje duke abuzuar me te rinje ,kjo ndodh vetem ne ate vend maskarenjesh