
Nga Ylli Pata
Mario Francese, ishte një palermitan i thekur. i lindur e i rritur në qendrën e Siçilisë. Historinë, kulturën, por edhe problemet e ishullit dhe qytetit të tij, e kishte shumë për zemër. Familjar i rregullt, i edukuar e me humor, e kishte nisur karrierën si gazetar kronist në agjencinë e lajmeve të Italisë Ansa. Më pas raportoi për gazeta të ndryshme kombëtare e me këmbënguljen e një miku të tij punoi edhe në zyrën e shtypit të bashkisë së Palermos.
Por u mërzit shpejt, e u rikthye në gazetari. Në gazetën, Giornale di Sicilia, një media prestigjoze dhe me mjaft integritet jo vetën në ishull e Itali, por edhe në Europë, për profesionalizmin dhe guximin intelektual sidomos në lidhje me një temë që për Siçilinë është kthyer në legjendë botërore; Mafia-n.
Mario Franceze drejtoi në gazetën e Palermos një grup fantastik reporterësh së kronikës gjyqësore siç i thonë atje, e ne në Shqipëri, i themi “kronika e zezë”. Në redaksi, kishte edhe djalin e tij, reporter, i cili për të mundur hijen e të atit shkonte më herët e ikte më vonë.
Mario ishte një nga legjendat e gazetarisë italiane, pasi ai nuk e trajtonte mafia-n si panelistët-kronistë të televizioneve tona, apo si OJF-stët e seminareve. Për ta thënë më qartë, ai ishte gazetari i parë dhe i vetëm që intervistoi një nga mësueset më të mira të një shkolle private katolike të Siçilisë. Ajo quhet Antonietta Bagarella, e që thirrej Ninneta. As më pak e as më shumë por gruaja e Toto Riina-s. Në atë kohë, burri i zysh Ninneta-s ishte krau i djathtë i shefit të klanit të Corleones së Cosa Nostra-s Siçiliane, doktor Luciano Leggio-s.
Pikërisht intervista me gruan e njeriut që u kthye në një nga bosët më të fuqishëm të krimit të organizuar botëror, tregonte nuhatjen e profesionalizmin e Marios që dontë të tregonte se kush ishin njerëzit që kishin aq pushtet e i friksoheshin të gjithë.
Por Mario shkroi shumë histori për mafia-n siçiliane, pjesën më të madhe nga kronikat gjyqësore, hetimet e prokurorisë, por edhe jetën e tyre ekonomike. Edhe pse pati “guximin” të flasë me Ninnetën, për të cilën Totto Riina ishte xheloz, Marios nuk i ndodhi gjë, as kur shkroi për historitë me xixa e të vrarë të ushtarëve të bossit të Corleones. Gjithçka ndodhi në janarin e 1979, kur Mario Franceze, kishte guxuar të shkruante për një gurore afët Palermos. Gurorja që furnizonte me materiale ndërtimi thuajse të gjitha kompanitë që po ndërtonin një qytet të tërë, duke prishur vilat e kopshtet antike të qytetit magjik të ishullit. Mario shkroi se gurorja ishte pronë e familjes Riina nga Corleone.
E Toto, i cili sapo ishte graduar si Kryetari i Komisionit të Cosa Nostra-s, thënë ndryshe mbreti i mafias siçiliane, dërgoi Leoluca Bagarella-n, vëllain e gruas së tij, Ninnetës poshtë shtëpisë së Mario Francese-s. i cili, më 26 janar të 1979 zbrazi një karikator mbi trupin e gazetarit që po hynte në pallatin e tij në qendër të Palermos. Ndoshta i ka shfryrë edhe inatin për motrën e tij që e kishte telendisur vite më parë në gazetë. Por në atë kohë nuk u prek në sedër, por u nxef vetëm kur i shau guroren.
Të cilat janë një nga mjetet më identifikuese të simbiozës mes politikës dhe krimit të organizuar, apo siç quhet ndryshe krimi me kollare.
Mario Franceze, u vra sipas hetimeve që u bënë më vonë dhe ka procese gjyqësore për këtë, sepse po nxirrte lidhjet e gurores me materialet e njerëzit që jepnin lejet e licensat. Që ishin politikanët.
E meqë ra fjala për politikanët, pra në Shqipëri, a kanë gurore politikanët? Prej disa vitesh ka shkrime pa fund në Shqipëri që gurore të granilit, gurit dekorativ, por mbi të gjitha materialeve kryesore për çimento e beton, janë nën kontrollin e politikanëve të lartë. Janë përmendur shumë emra, nga të gjitha pjesët e politikës, por mbi të gjitha një superpolitikan që ka qenë edhe kryeministër, edhe kryetar Parlamenti edhe President i Republikës. Natyrisht edhe të tjerë: ministra deputetë, por edhe drejtues vendor e kryetarë bashkish. Thjesht në Shqipëri nuk ka një Mario Francese, që të rrëfejë me detaje se kush janë pronarët e vërtetë të gurores. Por ka nga ata që pronarët e vërtetë paguajnë për të folur për pronaret e guroreve të vogla. Nga ata që janë rivalë e kundërshtarë.
Në Shqipëri, përplasja e madhe politike ka ndodhur më shumë për guroret. Janë rrëzuar qeveri me akuza për gurore, ka pronarë medias që kanë gurore, etj etj. Së shpejti do të kemi një luftë të madhe panelesh për guroret, por natyrisht jo një Mario Francese. Larg qoftë jo për fundin tragjik të tij, por për shkrimin që të nxjerrë emrat e pronarëve të vërtetë të gurorëve. Natyrisht jo thjesht në Krujë, nga ku thuajse gjithmonë deputetet dilnin nga lobi i guroreve, çimentos apo i Gëlqeres. Njëri madje që ka vite që s’është në pushtet më por thonë që ka një dhomë të madhe me çelsat e shtëpive që ka marrë si klering për betonin, granilin e gëlqeren që ka dhënë për pallate.
TemA
O ylli ne rrethin e beratit jane disa politikan qe fshihen mbas guroreve dhe gureve dekorativ te tille ke ne fshshtrat e skraparit qe administrohen fshehur eshte Ilir Meta por edhe Spartak Braho .
ÇIM BABASI I PARTISE SE SALES ESHTE YLL, THUJE SE NUK E RUJNE KTA FARE. KAN SHTETIN ME VETE JO PARTITE QE I PERDORIN SI KARTA PER ME FSHI SUMEN. ESHTE DHE KY SALILLARI I URES VAJGURORE QE PREJ 30 VITE BO NAMIN ME SHFRYTESIMIN E MALIT, LIKE FLORINI O I VONSHME. SALILLARI KUSH FSHIHET PAS TIJ GJEJE TI DHE BOU SI AI Mario Francese ITALIONI. MOS U TUT SE KTU NUK TE GJYJN SE KANE SHTETIN, FRYKSOU KUR MOS ME E PAT MA SHTETIN. SHTETI I ED RAMES MBA ENE SALEN ENE LIKEN ENE BABASET ENE RRAJAT ENE LUL BASHEN ME VJEHRRIN QE I DHA MILIONA EURO, ENE KUNATIN E LULIT QE KA GLLABRU 19 TENDERA PA KONKURIM. VRASJET NE ITALINE E MAFIAS FILLUN KUR ASAJ JU PRENE FIJET E PUSHTETIT TE SHTETIT.
Ylli Pata ti I ke të gjitha mundësitë që të bëhesh Mario Francese. Pse ngurron?
Shkrim koti.
Ore beni rrugen elbasan korce se na dolen zorret rruges, e na i lini keto investime lluksi. Beni rrugen tirane durres dhe dytesoret se lame leket per gomat e makinave e motorr. Paguajme taksat e dynkase dhe jemi akoma me rruget qe beri Saliu
Kta jane baza e ripjelljes ksaj organizate mafioze,populli i ka fajet qe nuk ngrihet t’ja u beje me keq se çaushevskit
Halebaku shkruan per mario franceze Te pakten mbyll halen Eshte sikur nje gjin gjoni te shkruaj per falkonen Hahaaaaa e din mir cfar muti eshte por e genjen mendja se po te shkruaj per heroj i duket vetja i tille O ylli rosa kush e ka çimenton? Nuk guxon ti permendesh emrin e jo me te hetosh Jeni kurva jo gazetar
Si nuk kane pak karakter, etike, vertetesi apo profesionalezem keta gazetkaret ? Eshte per tu habitur, eshte per tu çuditur dhe eshte per te vajtuar si media qe duhet te jete e lire, e ndershme dhe e vertete te perdoret si mafie kunder mafies. O shkerdhate gazetkar po pse nuk shkruajte me pare per kete teme? Po pse vetem Rrajat jane pjese e mafies apo veprojne si mafie? A nuk eshte politika e para ne teresine e saj mafia me e rrezikshme? A nuk eshte drejtesia e vjeter apo e re pjese dhe ne sherbim te mafies? A nuk eshte kadastra pjese e kapur dhe bashkepuntore e mafies kudo? Kush nuk eshte e frymezuar, apo pjese e mafies ne Shqiperi? Ndertimi? Mafia ka nje kuptim te gjere dhe ne shoqerine shqiptare shtrihet kudo. Pergjithesisht mafioz eshte dhe karakteri i popullit shqiptar. Eshte mafioz, sepse perkrah dhe voton politiken mafioze. Eshte mafioze se perkrah dhe voton politikane te shkerrdhyer dhe vrases. Po pse vetem Rrajat jane pjese e mafies? Po pse, vetem se kane nje gurore dhe e shfrytezojne egersisht? Po te pakten ne guroren e tyre nuk kane vdekur njerez si ne guroren e Ilir spiunit? Mafia, kuptimi, perdorimi dhe shperdorimi i emrit te saj eshte i gabuar dhe i qellimshem. Ju shkerrdhata gazetare flisni per politikane mafioze, hajdute, vrastare, flisni si shqiptaret jane vjedhur dhe grabitur ne kadastra nga pronat e tyre dhe tani ju eshte mbyllur dhe dera ne emer te sherbimit qytetar. Flisni si drejtesia dhe gjyqtare te korruptuar vazhdojne te jene ne sherbim te mafies, te punojne per mafien dhe te mos japin drejtesi te barabarte per qytetaret e thjeshte. Flisni o shkerrdhata per keto, sepse nqs nuk do te egzistonin keto mafie te siperpermendura nuk do kishte as fis Maja dhe as fis Rraja.