Nga Elona Elezi
Në javën e parë të qershorit, kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri, u zgjodh deputet i Parlamentit Europian me rreth 237 mijë vota, duke u renditur i katërti në listën me 7 fitues që garuan nën siglën e partisë në pushtet në Greqi, "Demokracia e Re”. Në një situatë të zakonshme, ai do të kishte festuar fitoren politike të radhës. Por arresti e më pas dënimi me dy vite burg për blerje votash në fushatën e zgjedhjeve lokale të një viti më parë në Shqipëri, nuk ia mundësuan këtë. Që nga çasti i prangosjes e në vijimësi, Beleri ka kundërshtuar akuzat që prokuroria ka ngritur ndaj tij, duke e konsideruar këtë një proces politik dhe ka apeluar vendimin. Por edhe Gjykata e Posaçme e Apelit ka vendosur ta lërë në qeli.
Procesi gjyqësor, pengesë për PE
Nisur nga situata gjyqësore në Shqipëri, duket se çështja ndërlikohet kur vjen puna tek ushtrimi i funksioneve të tij si eurodeputet. Për Mechtild Roos, lektore në Universitetin e Augsburgut në Gjermani, eksperte e Studimeve Europiane dhe veçanërisht Parlamentit Europian, Beleri do ta ketë thuajse të pamundur ushtrimin e detyrës si euro-parlamentar.
"Z.Beleri nuk mund ta ushtrojë siç duhet mandatin e tij, për aq kohë sa është në burg. Ai nuk mund të mbajë fjalime ose të votojë në seancat plenare, në takimet me partinë që përfaqëson apo komisionet. Gjithashtu do ta ketë të vështirë të votohet për ndonjë rol domethënës siç është zëvendëskryetari, raportuesi etj, dhe as nuk mund të marrë ndonjë vend në komitet, çka mund t'i interesojë më së shumti, thjesht sepse nuk është i pranishëm në momentin kur këto rolet shpërndahen brenda anëtarëve të grupit të tij” – thotë Dr.Roos për Deutsche Welle.
Sipas saj, partia që e futi Belerin në listën e kandidatëve, "Demokracia e Re”, është anëtare e Partisë Popullore Europiane në Parlamentin Europian, grupimit më të madh politik në PE, mes të cilëve ka shumë pretendentë për role dhe poste të rëndësishme. "Një eurodeputet në mungesë dhe i dënuar nuk ka thuajse asnjë shans që t'i jepet ndonjë rol apo post domethënës deri në lirimin e tij. Prandaj, në rastin më të mirë ai do të informohet në mënyrë joformale për zhvillimet brenda Parlamentit Europian dhe vetëm pasi të ketë përfunduar dënimin do të mund të ushtrojë siç duhet mandatin e tij – në pikën kur Parlamenti do të jetë në agjendën normale të funksionimit…” – argumenton ekspertja Roos.
Pse "Demokracia e Re” përzgjodhi një kandidat si Beleri për t'u përfaqësuar në Parlamentin Europian, duke ditur këto ngërçe institucionale të Unionit?
Për Nikolaos Tzifakis, profesor i Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Universitetin e Peloponezit në Greqi, ekspert i BE-së dhe politikës bashkëkohore të Ballkanit Perëndimor, kandidimi i Belerit u bë për disa arsye: "Kandidimi nënkuptonte një lloj fitoreje simbolike në atë çka dukej të ishte një betejë e humbur. Teksa Greqia nuk mund të ndikonte në procedurat gjyqësore në Shqipëri, populli grek ishte në gjendje të jepte mbështetjen e tij morale për Belerin dhe kauzën e tij. Megjithatë, mbetet për t'u parë nëse vendimi i ‘Demokracisë së Re' do t'u shërbejë interesave të banorëve të Himarës, të cilët kanë votëbesuar Belerin si kryebashkiakun e tyre” – thotë Tzifakis për DW.
Vendimi i formës së prerë dhënë nga Gjykata e Posaçme shqiptare e Apelit "vulosi” qëndrimin në qeli të Belerit deri në tetor, çka nënkupton se ai nuk do të mund të marrë pjesë në seancën e parë plenare të mbajtur në Strazburg në muajin korrik, qytet ku ai s'mund të betohet si eurodeputet por ku ka paditur Shqipërinë në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut, lajm të cilin e ka njoftuar mënjehërë pas vendimit të Apelit.
Precedentët
Beleri nuk ishte i vetmi kandidat për eurodeputet në Parlamentin Europian, që i priste rezultatet pas hekurave. Sipas ekspertes Roos, një rast tjetër dhe – ngjashëm i politizuar – ishte edhe ai i italianes Ilaria Salis, kandidate e "Aleancës së të Gjelbërve dhe të Majtëve”, e burgosur në Hungari për rreth një vit, nën akuzën se kishte sulmuar dy ekstremistë neo-Nazistë. Por në rastin e Salis u apikua lirimi nga qelia pasi Hungaria është shtet anëtar i BE-së dhe në bazë të ligjeve europiane, të zgjedhurit eurodeputet i jep dikujt imunitet ndaj procedimeve ligjore në vendet e tjera të Unionit.
"Në njëfarë mase, edhe rasti i Eva Kailitështë gjithashtu për t'u marrë në konsideratë kur flasim për pasojat që burgosja e z.Beleri do të ketë në mandatin e tij si eurodeputet: edhe pse Kaili u burgos gjatë kohës që ushtronte mandatin e saj si eurodeputete dhe veprimeve të jashtëligjshme gjatë ushtrimit të këtij mandati, ajo pati shumë pasoja në ushtrimin e mëtejshëm të detyrës, duke iu hequr posti i Zëvendës-Presidentes së Parlamentit Europian dhe mundësia për të marrë pjesë në aktivitetet e përditshme të politikëbërjes në PE” – argumenton Roos.
Çfarë ndodh më pas mes Shqipërisë dhe Greqisë?
"Nga Beleri pritet që të ndjekë ngushtësisht zhvillimet me Shqipërinë” – thotë eksperti Tzifakis. Sipas tij, nuk ka asgjë të re apo të pazakontë në këtë mes. "Shumë eurodeputetë të tjerë grekë, si për shembull Manolis Kefalogiannis, e kanë ushtruar më parë këtë rol. Pa dyshim që eurodeputetët grekë do të jenë mes mbështetësve të mëdhenj të anëtarësimit të Shqipërisë në BE, nëse Tirana u përmbahet reformave të kërkuara nga BE-ka” – thekson ai.
Por nëse në lidhje me qasjen e Greqisë ndaj anëtarësimit të Shqipërisë, Tzifakis është optimist, krejt ndryshe është analiza e tij kur flitet mbi marrëdhëniet mes dy vendeve, duke risjellë në vëmendje çështjen e kufirit detar. "Niveli i besimit mes dy vendeve është shumë i ulët. Athina nuk është vetëm e bindur se gjyqet ndaj Belerit ishin të padrejta për shkak të një sërë mospërputhjesh procedurale. Por Greqia është mërzitur gjithashtu nga mungesa e përparimit në referimin e mosmarrëveshjes për demarkacionin e kufijve detarë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë. Athina dyshon seriozisht në angazhimin e Edi Ramës për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve bilaterale dhe përmirësimin e marrëdhënieve fqinje” – përmbyll analizën e tij Tzifakis.
booo bo. E turperuan Miço bitheshpuarin para gjithe gërrqise e evropit. Nashi si do ti veje filli keti muhabeti
Ne pidh te semes vafshi. Merrni Fredi Belerin dhe zhdukuni.
Beleri është Radojçiqi i ardhshëm në jug të Shqipërisë.E dij se shumë njerëzve iu duket qesharake por shpejt do të binden.Aktualisht Shqipëria ka polici e ushtri të nivelit më të ulët të mundshëm,të pa organizuar të pa motivuar,pa asnjë element nacionalist,andaj pritet fortun.Greqia është e ngjashme me Serbinë,ka të njëjtin mik ,Francën nën hije ndërsa Rusinë publikisht.Prania e Greqisë në NATO është një bllok për të përfituar.
Pèrgjatè kèsajè jave do mè pèlqente qè kjo gazetè tè na shkruante pjesè nga prozat, poezitè e Kadaresè e jo tè na nxjerè njè foto tè kètijè malukatit Beleri. Fundrinat nuk mund tè jenè aspak vlera pèr shqipètarèt, kurse pèr "gèrqinè" èshtè njè pako muti e mbèshtjellè bukur e me fiongo qè nè vjeshtè do çojnè nè PE me interpol.
BE jom i bindur qi do jet pronto . Edi Romsi ky pederost gerko serb
Po mire more palikari,asnji nga ju bythqira nuk flet per Belerin qe eshte nje kriminel qe vrau ne kufirin shqiptar bijte e nenave qe mbronin trojet tona nga cuba si Beleri? Te ngordhi ne burg dhe po qe se e ardhmja jone ne BE varet nga ky injorant,kriminel...nuk e duam! Poshte tradhetari Beleri dhe grekerit bythqire me Mitsotaqis ne krye!
Bejleri eshte vertet nji Kriminel madje Terrorist (do ishte fjala e duhur ) poooooooooooooor me License Grekqie, per te ushtruar veprimtarine Kriminale ne Shqiperi ,praaa nuk eshte njelloj me Kriminelet Shqiptare qe merr e goje Greqku dite e nate ! Bejleri eshte nji Terrorist i Licensuar ng Greqia edhe njiher vetem per ne Shqiperi .Ne Europe bejlerit i fusin Hurin ne bithe dhe ja qisin e Goje ,nqs ai teton te bej nji Krim .Praaa , c'k ktu per te then me per Bejlerin ? Mos te harrojme ,qe Bejleerin e kn vizituar e Burge dis her jovetem i qiri qirio qiris Jnulltos qe t'i bekoje Krimin ,por edhe vet ambasadorja Greke e cila ja ka ngrtitur perpjet Moralin Terrorstit Beleri . Gerrqia _ kultivon Terroriste si Beejleri si veend Europian sepse e lejon Kushtetuta ee BE-se .Perndryshe si mundet qe nji si Bejleri te zgjidhet Eurodeputet ? ahaha h
Po problemet e tjera teper te rendesishme midis dy vendeve , si turpi e faqja e zeze e pales greke per ligjin e luftes e mjaft e mjaft te tjera , pse heshtin keta idjote politikane e "shkencetare" gjasme europiane ?!