Komisoni Qëndror i Zgjedhjeve pritet të mblidhet për të marrë një vendin sa i përket mandatit të kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Belerin, i cili ndodhet në qeli.
Përmes një njoftimi zyrtar KQZ bën me dije se ditën e enjte do të shqyrtojnë vlefshmërinë e mandatit të kryetarit të Bashkisë së Himarës, Fredi Belerit.
"Në mbështetje të paragrafit 2 nenit 19, dhe shkonjës “n”, paragrafi 1, të nenit 19, të ligjit nr. 10019, datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë” të ndryshuar, për shqyrtimin dhe miratimin e akteve në kompetencë të tij, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve vendosi të zhvillojë seancë publike:
Data e seancës: 04.07.2024, oa 11:00
Rendi i ditës:
Projektvendim “Për shqyrtimin e vlefshmërisë së mandatit të Kryetarit të Bashkisë Himarë, z. Dhionisios (Alfred) Petro Beleri, i propozuar nga subjekti zgjedhor Koalicioni “Bashkë Fitojmë”, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 maj 2023”, thuhet në njoftimin e KQZ.
Kjo mbledhje e KQZ vjen disa ditë pasi Apeli i GJKKO-së “vulosi” fatin e Belerit. Tre gjyqtarët Daniela Shirka, Dhimiter Lara dhe Ilirjana Olldashi vendosën të lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, e cila vendosi masën e sigurisë 2 vite burg për Belerin, pasi akuzohet për korrupsion aktiv në zgjedhjet lokale të vitit të kaluar.
Ju dh ...sha me gjithe kete KQZ . Hajduti ka 2 vjet ne burg dhe ju nuk keni vendosur akoma per mandatin e tij . Nuk di si ta shpjegoj kete veprim te ketij institucioni ! Ju thoni qe ka ligje , dakort po pse veprohet ne menyre selektive !
Labo, Shtëpia me tjeglla, e shteti me rreglla! Pa dal vendim përfundimtar në këtë rast nga Gjykata e Apelit. S'mundeshin me bo hap. Se nëse do dilte i pafajshëm ky katnari yt. I binte se i kishe kufizuar të drejtën kushtetuese për t'u zgjedhur dhe për të zgjedhur. KQZ e detyruar tanimë pas vendimit të gjykatave do t'a shpalli të pavlefshme kanditarurën e PeDes me Lesh e Linë dhe Omonian të Alfredo- Dhionisit, si person i dënuar tashmë. Dhe automatikisht zgjedhje të reja...
Kan dal haberet e akshamit???? Nga vunoi deri n’ himare???? Jan ndesh trimat n’fushe t’mejdanit???? Kush me zane vendin e pare???? Si dikur kur ishte enveri??? Ishte i pari porsi bisha???? Tash n’mejdan doli bejleri???? E ka leshu sali berisha??? Nuk ju desht hafiz as murg??? Se keshtu e ka jeta??? Por bejleri sot ne burg??? Ka nis vajin ilir meta???ah medet more tradhtar??? Qe po i beni keq atdheut??? Por do te dalin nje shqiptar???? Qe lot shpaten e skenderbeut
Nuk e le turku kaurin te qeverise himaren orthodhokse ,,,duan ta qeverisi ndonje lab myslyman i basarduar ne himarjot ,,,
77. Të ka dhjerë papuja sot në gojë apo akoma?