“Arma shqiptare” që zhduku Makronin dhe po i nxin jetën Le Penn-it

1 Korrik 2024, 18:16Politika TEMA
“Arma shqiptare” që zhduku Makronin dhe po i nxin jetën Le

Nga Ylli Pata

Ka që në orën 20.00 të ditës së djeshme që mediat në Tiranë po flasin për fitoren e ekstremit të djathtë në Francë, ku shumica i kanë caktuar edhe qeverinë.

Në të vërtetë dje në raundin e parë të zgjedhjeve parlamentare të Francës, Rassemblement National, ka fituar gati 30% të votave në rang kombëtar.

Pra 1 në 3 francezë kanë votuar ekstremin e djathtë të Mari Le Penn. Por që të fitosh zgjedhjet në një nga vendet më të mëdha të BE-së, duhet të të votojë një në 2 francezë ;pra të marrësh 50 plus një të votave.

Përkatësisht, në Parlamentin me 577 deputetë, Le Penn, ka marrë vetëm 37, ndërkohë ndjekësi i saj i vendit të dytë ka marrë 32.

Partia e Presidentit Emanuel Macron, Ensemble, ka fituar 20% të votave, ndërkohë që republikanët e qendrës së djathtë kanë marrë 6.6%. Pra fitorja e Le Penn, është relative, e për të qenë absolute, duhet që kandidatët e saj, të djelën e ardhshme të fitojnë kundër atyre që janë renditur në vendin e dytë.

Politikisht, të gjithë kandidatët që janë renditur të tretët, kanë bërë të ditur se do tu bëjnë thirrjet zgjedhësve që të votojnë kundër ekstremit të djathtë. Gjasat janë që të ndodhë kjo panoramë, e cila ndodh shpesh në Francë.

E cila ka një sistem zgjedhor, të cilin Shqipëria e ka praktikuar deri në vitin 2001. Sistemin e balotazhit, të cilin e përdorte edhe për zgjedhjen e deputetëve, por edhe të kryetarëve të bashkive. Një sistem, ku fitonte vetëm ai kandidat që arrin mazhorancën absolute, pra 50 plus 1, ndryshe do të garonin sërish pas një ose dy javësh dy kandidatët që renditeshin të parët.

Një sistem korrektues, ku fuqinë e merr gjithmonë qendra apo elektorati gri. Siç ndodh në Francë, ku ekstremi edhe pse mund të ketë një valangë 30% nuk arrin kurrë të bëhet mazhorancë nëse nuk kap shifrën e 51%.

Natyrisht ky nuk është sistem shqiptar, por pastërtisht francez. Shqipëria e mori siç është në vitin 1991 dhe e praktikoi në systemin e saj zgjedhor. Sistem që siguroi një stabilitet politik, por u rrëzua në vitin 2001, pas marrëveshjes Nano-Berisha, të cilët caktuan Jemin Gjanën dhe Kastriot Islamin të përgatisnin një draft të “reformës zgjedhore” që hoqi shumicën absolute si prim fitues.

Në zgjedhjet pasardhëse, pra të vitit 2005, të cilat ishin gjithsesi mazhoritare, ku deputeti zgjdhej direkt, fitonte ai kandidat që merrte qoftë edhe një votë më shumë, pra shumicën relative. Gjë që ndodhi, pasi LSI e Ilir Metës i bëri dëme PS-së në një pjesë të mirë të zonave.

Por qëllimi ishte diku tjetër, ngaqë reforma zgjedhore i jepte kryetarëve të bashkive vetëm 3 vjet mandat nga 4 dhe hyrja në fuqi bëhej menjëherë. E kryetari i bashkisë zgjdhej gjithashtu me shumicë relative. Një ndërhyrje krej pa logjikë, pasi në shumicën e vendeve të Europës, kryebashkiakët zgjidhjen me shumicë absolute ose me balotazh.

E gjitha u bë për të dëmtuar Edi Ramën, që në atë kohë e kishte objektiv si Berisha e si Nano. E kështu, për një ose dy persona u prish i gjithë ai sistem zgjedhor që kishte krijuar traditë, e më pas në 2009, u hodh në erë i gjithë proporcionali. Ndërkaq, kryetarët e bashkive, ende zgjidhen me shumicë relative.

Përse opozita shqiptare; si Berisha apo Basha, nuk rikthejnë këtë sistem që jep shumicës relative të drejtë qeverisëse dhe nuk kthen shumicën absolute, ku realisht elektorati gri apo qendra të jetë determinante?

Në fakt, Berisha e prishi dopio turnin pikërisht nga raporti i tij i keq me elektoratin gri ndër vite. Por ka pasur raste kur ka fituar, përkatësisht atëherë kur i kishte punët e mira me shoqërinë. Ndërsa sot…

20 Komente

  1. P
    Parruca

    Ke bere nje analize te zgjeruar nderkohe qe duket qe nuk e njeh sistemin zgjedhor francez, sidomos raundin e dyte qe ne France nuk eshte nje duel mes 2 kandidateve me te votuar sic pretendon ti. Mjafton qe kandidati te kete 12.5% te votave ne raundin e pare dhe mund te riprezantohet per raundin e dyte. Pra teorikisht ne raundin e dyte mund te kete deri ne 8 kandidate nqs do merrnin ekzaktesisht 12.5% te votave secili.

    Përgjigjjuni
    1. H
      Hidajet Beqiri

      Ca ky pata që është akoma bibë nga trutë Ky thot Marco Travaglio një legjendë në Itali është gazetar partiak

      Përgjigjjuni
      1. R
        Rroi

        Fali aq dine! Qorri me nje sy eshte mbret mes te verbereve!

        Përgjigjjuni
        1. M
          Mjerushi

          Franca e ka perdorur kete sistem zgjedhjesh qe ne kohen e Sharl De Golit kur u rivendos shteti modern francez si republike. Shqiperia e paska imituar per ca kohe Francen dhe Tema na e quan "Arma shqiptare" dhe pastaj permend Saliun me gjithe Fatosin. Pse tregoheni kaq palaco per klikime? Merrni gjithmone nje ndodhi politike per te cilen po flet gjithe bota dhe fusni Shqiperine ne mes si pilaf per klikime.

          Përgjigjjuni
        2. .
          .

          Cfare i keni keto budallalleqe qe shkruani?

          Përgjigjjuni
          1. T
            Tunxhi

            O Pata onsocialisto komunist, o dylber

            Përgjigjjuni
            1. T
              Titull idiot

              Impresionante sesi gjithandej do fusni Shqiperine pa asnje lidhje. E pranoni vete qe ky eshte sistem francez, po e paska perdorur edhe Shqiperia per ca kohe dhe na qenka arme shqiptare. Ikni o debila mos u merrni me boten kur s'merrni vesh

              Përgjigjjuni
              1. H
                Hani grosh se jeni mire

                Po Shqiperia cfare lidhje kishte ketu? Boll me keto tituj klikimesh idiote.

                Përgjigjjuni
                1. E
                  Ermal

                  Lere qe analize koti po i fut dhe nje “arma shqiptare ky palla patoku qe e qelb fare! Ca mbiemri, pata, do kete vjedh ndonje pate gjishi i ketija qe i ka ngel pata

                  Përgjigjjuni
                  1. T
                    Tom

                    Po clidhje ka me Shqiperine...atje ka pluralizem, Shqiperia nuk ka....kaq...as demokraci nuk ka por autocracy...

                    Përgjigjjuni
                    1. S
                      Soni

                      Prape Berisha fajin...po ai ska asgje ne dore....asgje fare eshte kale I ngordhur....mos kalo ne ekstrem o Mero

                      Përgjigjjuni
                      1. s
                        sonila

                        prap berisha, sepse ndryshoi sistemin me balotazh, te vjen keq te vjen mire, eshte e verteta

                        Përgjigjjuni
                      2. H
                        Hidajet Beqiri

                        Yllo ke 3 vjet që thua Saliu mbaroj polikisht s'ka më asgjë dhe Saliu i mori të gjitha lider opozitës pronar i PD -së Tani na dole expert nderkombëtarë

                        Përgjigjjuni
                        1. T
                          Tema e Gelbazes

                          O gazeta e Mero sumes. Po si shkove nga zgjedhjet parlamentare ne France, tek Shqiperia e pastaj tek Saliu o birazer? Nuk e morem vesh c'lidhje ka njera me tjetren pervec titullit per klikime qe te beje Mero suma ca pare shtese qe te mbjelle tullen qose me floke.

                          Përgjigjjuni
                          1. P
                            Ptuh

                            Artikull pa asnje kuptim. Aman mos krahasoni dy bote te ndryshme qe jane vite drite larg. Boll me keto palacolleqe.

                            Përgjigjjuni
                            1. E
                              E djathta do te fitoj, cdo gje do te shkoje ne ven

                              Po ik more Ylli Biba, ore kurve.

                              Përgjigjjuni
                              1. B
                                Bir Selman I nenes kush eshte analist

                                O Pate o analist o trap. Europa eshte dridh nga kjo ti flet gomarlleqe. Po derisa te paguajne per keto budalleqe me hak e ke. Sot ne kohen e intelligences artificiale nuk genjen dot or this gomarlleqe. Edhe nje I paditur ben nje search "projection de l'assemble legislative" dhe sheh se Le Pen mund te fitoje nga 250-300 vende. Shih linkun poshte. Per 4 vjet nuk do ket nevoje per injorante si ti se gazetari do behet me mire nga Intelligence artificiale. Deri atehere merri Meros ndonje kocke. https://www.cnews.fr/france/2024-06-30/elections-legislatives-2024-quoi-pourrait-ressembler-lassemblee-nationale-apres-le

                                Përgjigjjuni
                                1. f
                                  flase

                                  Ti e kishe analizen per gjendjen ne France apo ish gjendjen ne Shqiperi, se nuk te mora vesh mire ?

                                  Përgjigjjuni
                                  1. f
                                    flase

                                    Ti e kishe analizen per gjendjen ne France apo ish gjendjen ne Shqiperi, se nuk te mora vesh mire ?

                                    Përgjigjjuni
                                    1. X
                                      X$

                                      Ah, pika juve dhe klikimeve tuaja idiote qe do fusni Shqiperine ne cdo lajm boteror. Kur te behet Shqiperia nje shtet me opozite dhe demokraci aq te forte sa presidenti te vendose zgjedhje me vullnet te lire dhe pa asnje detyrim, vetem sepse humbi popullaritetin ne zgjedhjet europiane, atehere flisni. Po do duhen nja 500 vjet sa te mberrini ne ate pike se ketu eshte akoma diktature bananesh. Po vazhdoni derdellisni per Francen e larget, nga muti ku jetoni.

                                      Përgjigjjuni

                                      Lini një Përgjigje