Ambasada e SHBA reagon për ndarjen nga jeta të Kadaresë: Trashëgimia e tij do të jetojë si një dëshmi e gjeniut të tij në letra

1 Korrik 2024, 13:00Politika TEMA
Ambasada e SHBA reagon për ndarjen nga jeta të Kadaresë:

Ambasada e SHBA në Tiranë ka shprehur ngushëllimet për vdekjen e shkrimtarit Ismail Kadare.

Ambasada që nderoi Kadarenë me Çmimin Ndërkombëtar Neustadt për Letërsinë në vitin 2020 shkruan se trashëgimia e tij do të jetojë si një dëshmi e gjeniut të tij në letra.

“Jemi thellësisht të pikëlluar për ndarjen nga jeta të Ismail Kadaresë, letërsia e të cilit frymëzon lexues në mbarë botën.

Kujtojmë me kënaqësi që Ambasada e SHBA nderoi Kadarenë me Çmimin Ndërkombëtar Neustadt për Letërsinë në vitin 2020.

Vepra e tij ka krijuar ura midis Shqipërisë dhe botës dhe trashëgimia e tij do të jetojë si një dëshmi e gjeniut të tij në letra. Mendimet tona janë me familjen e tij, me të dashurit e tij dhe me popullin shqiptar”, shkruan ambasada.

2 Komente

  1. G
    Gjergj Fishta i riu

    EPITAF për ISMAIL KADAREN nga te perskutuarit e të përndjekurit politikë/ Rrojti kur duhej të vdiste: përlesh me diktaturë/ Dhe i heshtur vdiq kur demokracinë bënë katrahurë ( double douleur)/ Dimri i Madh e ngriti, të dukej e me vlerë/ I pëlqente kapota P (!) e çuditërisht vdiq në verë/

    Përgjigjjuni
    1. EMIGRANTE

      Me dhimbje mesuam, ne shqipetaret, dhe moshataret e tij , largimin nga kjo jete, e GJENIUT te MADH ISMAIL KADARE.... Gjithmone do ta kemi prane , me veprat dhe letersine e tij, te nje shkrimtari te kalibrit boteror..." Te prehesh ne Paqe, dhe mbetesh ne kujtesen tone". NGUSHELLIME FAMILJES...

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje