"Bënë para me gjakun e pacientëve", Rama për skandalin te Onkologjiku: Të përdorësh uniformën si maskat e grabitqarëve të bankave, është krim kundër njerëzimit

1 Korrik 2024, 10:09Politika TEMA
"Bënë para me gjakun e pacientëve", Rama për

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë në lidhje me megaskandalin që ndodhte tek Onkologjiku, i zbuluar vetëm pak ditë më parë.

Në një takim me drejtuesit e shërbimeve në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, ai e ka konsideruar atë që ndodhte në atë spital, si krim kundër njerëzimit.

Kreu i qeverisë shtoi se mjekët e përdorën uniformën më delikate të shtetit si maskat e bandave për të nxjerrë para me gjakun e ilaçet e të sëmurëve.

“Duke u përgatitur për këtë adresim që është publik, në një moment shumë të errët që krijoi për të gjithë komunitetin e bluzave të bardha, veprimtaria e disave këtu, m’u kujtuan fjalët e njërit prej heronjve të shëndetësisë, Besim Elezit, ditën, kur ishim së bashku në hapjen e spitalit të sëmundjeve të brendshme. As në ëndërr nuk e kishim parë një spital në këto kushte, nuk ka asgjë më pak.

Besim Elezi dhe si vëllezërit e gjeneratës së tij, i dhanë jetë një shëndetësie heroike, në një spital që nuk kishte më shumë sesa pastërtinë dhe mjetet e spitalit të mesjetës në Francë, apo gjetkë. Në këtë territor ku jemi sot, mungonte pothuajse gjithçka nga çfarë kemi sot, por nuk mngonte figura dhe përkushtimi i mjekut. Ndërsa sot nuk mungon thuajse asgjë nga çfarë nuk kishim dje, por jo gjithmonë figura dhe përkushtimi i mjekut, janë në lartësinë e misonit që nis me betimin e hipokratit.

Të mos jesh në lartësinë e detyrës në profesionin tuaj, është një hall shumë i madh për njeriun, kur me mjekun lidhet fati i shëndetit të tij, por të kesh marrë dilpomën, lincensën dhe ta përdorësh uniformën si maskat e grabitqarëve të bankave për të nxjerrë para me gjakun dhe ilaçet e të sëmurëve, është krim kundër të gjithë njerëzimit”, theksoi ai.

20 Komente

  1. s
    serxho

    Heqja e licencës i disiplinon këta vrasës me bluza të bardha,të pa fytyrë e ndyrësira

    Përgjigjjuni
    1. d
      deda

      z kryeministër dërgo sa më shpejt një projekt ligj në kuvend ku dënimi për mjekët mos të quhet shpërdorim detyre apo pakujdesi .po të quhet vrasje

      Përgjigjjuni
      1. E
        Erdo

        Dhe ti luan rolin e helmetave blu hollandeze kur serbët mblidhnin dhe vrisnin boshnjakët në Srebrenicë. Nuk kemi mandat të ndërhyjmë thonin ushtarët e OKB-së me armë në dorë.

        Përgjigjjuni
        1. A
          Aleks Xinxa

          Çdo institucion e ke kot o kryeminister… Kontrollin e brendshem dhe auditet e brendshme i ke pa funksion fare se kane frik. Nuk e pa auditi i QSUT apo kontrolli i ministise qe ka kete problematik nder vite. Ça dilni dhe diskutoni kot pasi ka vajtur muti mullar. Te gjitha digasteret i ke si hale, me shendetesi, me arsim, me oshee me rruge, dreq e te bir.

          Përgjigjjuni
          1. S
            Shqiptar i nevrikosur

            Kryeministri Rama duhet te dije qe fjalet qe ka thene nuk vlejne asnje grosh par arsye qe gjithe qeverite dhe kabinetet qeveritare qe ka krijuar ne keto 12 vjet nuk ka bere absolutisht asnje gje per ndalimin e korrupsionit. Asnje gje per te krijuar nje Shqiperi moderne progresiste ku shteti te funksinoje normalisht. Jo vetem ai por dhe qeverite e meparshme Berisha,Meta,Nano kane bere te njejte gje

            Përgjigjjuni
            1. A
              Agroni

              Z.k/ministër leri monologjet dhe dialogjet me lepe e peqe por,në se do të zgjidhësh problemin e shëndetësisë e para:jepi buxhetin e duhur sektori shëndetsor se(vetëm për analizat po harxhojmë si asnjëherë se ju nuk e buxhetin mjaftushëm edhe atje ku e keni dhënë) Edyta:ndani shërbimin publik nga ai privat nëse doni të minimizoni korrupsionin tek mjekët ju mund të bëni moral sa të duash me shefat që ke mbledhur por,të jesh i bindur se ato i merë era.

              Përgjigjjuni
              1. D
                DUCJA

                Mungojne ilacet, or to. Ke ndonje zgjidhje, apo vetem llafet?!

                Përgjigjjuni
                1. t
                  trojan

                  Mos na hap barkun ,o Rahmut se pergjegjesia eshte individuale sic thua zotrote,,leri te vjedhin ministrat e tu leri te vjedhin hipotekat leri te vjedhin dhe mjeket ,po per cfare te votojne njerzit ty kellire e rilindjes

                  Përgjigjjuni
                  1. D
                    Devolli

                    Trojan Viçidolli = rrotë kari e gojë muti .

                    Përgjigjjuni
                    1. Z
                      Zhalli rames

                      Ti sikur jeton me spermen e Rames mor bole tredhur. Te uroj nga nje tumor per cdo femije dhe niper qe ke

                      Përgjigjjuni
                  2. L
                    Lindi.ta 1

                    Zoti kryeminister,filloni hetimet,permbysni sagen*e te paprekurve qe nga Fakulteti i Mjeksise e deri ne hallken e fundit te shendetsise

                    Përgjigjjuni
                    1. s
                      sapa

                      Poshtersia me e madhe eshte qe ben sikur kjo eshte nje gje e re?????

                      Përgjigjjuni
                      1. V
                        Vlonjati

                        Sapa , deri ditën që do të ngordhësh , nuk do pushosh së shari Ramën . Të qifshin familisht një milion votuesit e Ramës .

                        Përgjigjjuni
                        1. s
                          sapa

                          Shpresoj qe ajo qe ju ka ndodhur e ju ndodh cdo dite mijera e mijera shqiptareve te ndershem jo vetem ne shendetesi por kudo ne cdo administrate hajdutesh te ketij vendi te te ndodhe dhe ty ta kuptosh sa keq eshte kur nuk ka shtet dhe nuk ke kujt ti ankohesh as atij qe eshte gjoja zot shtepie por qe ne te vertete e ka humbur me kohe ate status!Je nje mjeran i parendesishem per pjesen e ndershme te popullit shqiptar!

                          Përgjigjjuni
                      2. L
                        Lan Lapraka

                        Ti e ke gatuar ate corbe zoti kryeminister! Mos akuzo te tjere.

                        Përgjigjjuni
                        1. D
                          Demokrati idealist

                          Po nuk veproi drejtësia me dorë të hekurt mbi këta kriminelë asgjë nuk ka për të shkuar mbarë.Që kur ka filluar e ashtuquajtura demokraci alla shqiptare korrupsioni është ngritur në sistem.Në zyra shteti,spitale e kudo të gjithë të shohin nga duart të të xhvasin.Janë kthyer në hiena që të brijnë edhe kockat.Kjo është një sëmundje që vështir t’i gjëndet ilaçi.Mjerë ne thuaj !!!

                          Përgjigjjuni
                          1. D
                            Dypllomshi

                            Peshku qihet ropsh nga koka dhe koka dihet se eshte e korruptuar prandaj sa me pak llafe dhe speltakel.

                            Përgjigjjuni
                            1. T
                              Traktori

                              O Edo pse reagoni vetem kur flaka e zjarrit del ne maje te catise. Pse merresh vetem Ti me keto pune,ministrat e pergjegjes te tjere a ka per keto pune,po ka, por ata jane ose bashkepuntore ose me e pakta sehirxhinj te ketyre krimineleve te njarezimit sic i quani dhe Ju.

                              Përgjigjjuni
                              1. A
                                Asd

                                Per mjeket Rama ka qendrimin e duhur, por jo per bashkepunetoret e tij hajdute;

                                Përgjigjjuni
                                1. D
                                  Dokrra me bisht

                                  .. dhe çfarë parashikon ligji për krime kundër njerëzimit sipas shalmadhnisë së tij? Pezullim nga detyra dhe "dëftesë pjekurie" për shushunjat me bluza të bardha, që të fillojnë punë diku tjetër? Apo në vend byzylyqet dhe me vrap ke shpaja pa qera?

                                  Përgjigjjuni

                                  Lini një Përgjigje