Nga Edi Rama
Sapo mësova lajmin e trishtueshëm të largimit nga mesi ynë të monumentit më të madh të kulturës shqiptare, i cili tanimë u ngjit në piedestalin e përjetësisë dhe asnjë fjalë s’më vjen në këtë moment, po vetëm ideja e ribotimit të këtij mesazhi të publikuar për ditëlindjen e tij.
“Duke shkruar për të këtë urim, më erdhi në mend se sa shumë njerëz kanë marrë penën që të bëjnë libra, dizertacione, mastera, doktoratura, referate, artikuj, shkrime, jetëshkrime e shkarrashkrime, me ditirambe, vlerësime e deri edhe ofendime, për librat e tij e për të vetë dhe se sa pak gjasë ka, që vargmalet e letrave të tyre të kenë një fat më të mirë se sa kështjellat e rërës, që kalamajtë ngrenë buzë detit, duke parafytyruar heronjtë e përrallave e të balladave apo bajlozët e gogolët e kërcënimeve të dëgjuara përpara gjumit.
Dhe me këtë mendim po e le këtë shënim (që të njëjtin fat me ato kështjella do të ketë) me një falenderim të thjeshtë, pa pretenduar asgjë më shumë se sa shprehjen e mirënjohjes së madhe ndaj Ismailit për monumentin fantastik që i ka ngritur gjuhës shqipe, duke ma bërë edhe më të madhe dashurinë për këtë gjuhë të hatashme, të cilën ne shqiptarët kemi fatin të flasim e të shkruajmë si gjuhë amtare; për kënaqësinë e jashtëzakonshme të udhëtimeve në botën e ngjarjeve, personazheve, emocioneve që ai ka jetësuar me lehtësinë e një magjistari, nxjerrë në dritë fuqinë e një ekzorcisti dhe magazinuar me saktësinë e një gjirokastriti; për hidhërimet që u ka shkaktuar mediokërve e për buzëplasjen që u ka provokuar xhelozëve me suksesin e tij jehues në dhjetra gjuhë të kësaj bote, e patjetër edhe për debatin e pambarimtë mes barrikadave, ku janë rreshtuar përballë tash 30 vjet, admiruesit e shkrimtarit dhe gjykatësit e qytetarit a thjesht njeriut Ismail Kadare - ku unë vetë kam mësuar e kuptuar jo pak me kalimin e viteve...
Ah, krejt personale kjo, po edhe për Vladimir Majakovskin, gjeniun vullkanik të poezisë ruse, që po të mos ekzistonte Ismail Kadareja nuk do ta kisha njohur kurrën e kurrës dot, në një prej takimeve më të mahnitshme të jetës sime me letërsinë!
Po ndalem këtu dhe duke uruar sot bashkë me ditëlindjen e tij edhe që gojëdhana se Ismaili nuk shkruan më, të jetë vetëm një lojë e tij e radhës me personazhet e jetës reale, ku ai gjithnjë ka qenë si një i huaj me prejardhje e me pashaportë shqiptare, fjalën e fundit të këtij urimi ia le Majakovksit të shqipëruar prej Kadaresë:
"Mendimin tuaj,
që ëndërron në trurin e butë,
si lakeu i dhjamur në kanapenë me zdral,
do ta tall me zhelen e përgjakur të zemrës;
gjersa të ngopem, idhnak e brutal."
Tani nuk është më gojëdhanë, Ismaili nuk shkruan më
AI URIM TASHME ESHTE HOMAZH I LARTESUAR NE QIELL NE PAFUNDESI.DASHURIA APO MALLI I KADARESE PER GJUHEN DHE QENIEN SHQIPTAR I KALON PERMASAT NJERZORE DHE AI I PERJETESOI TASHME PER SHEKUJ.
Tani më që vdiçë edhe ajkoni i fundit që e mbantë Shqiprinë nga Evropa. Tani ti o Ramë e ke fushën hapur farë prë ta bër shqiprinë Turkmenistan, Turqie lindje komplet. Edhe ajo pak pjesë që ka ngel pa u bë nga ti o Ramë dhe Saliu. Ju hajdute e politikës e flliqni emrin e të madhi Kadare kurë e permendi.
Ti je tersi o shalgjate! Shkove ti ne QSUT, iku Ismaili i shkrete.
tesh , kon me ne mungue prrellt e smojlit
Shko e mëso të shkruash,o loqe me kemborë!
mjer shqypnie
Thuajse dy breza njerezore u rritem e u thinjem duke pase ne duar fatmiresisht korpusin e vepres se Ismail Kadarese. Nga ai mesuam shume per shumcka, per atdheun, per historine, per dashurine e ligesine. Skam pase atin ta njoh, por kam pase fatin ta dua, sic dua vendlindjen e cdo gje te bukur ne kete vend ku na ka rene koka. ,
Albert plotesisht dakord! Do te mbetet i pavdekshem ne shekuj,ne ditet me te bukura do te pershendese nga qielli te gjithe brezat e Shqiperise! Ngushellime Elena’s,vajzes dhe gjithe te afermeve!
Për të vdekurit gjithmonë është folur mirë!
Shkoi Ismail Kadare bashke me Kristaq Ramen si dikur ne Frontin Demokratik, por edhe si dy njerez e kuadro te partise. Kadare nuk ka lidhje me disidencen dhe antikomunizmin, por si nje shkrimtar qe beri pus mendimin politik shqiptar.
KADARE. Kjo eshte thenia lapidare e gjeniut.
dhe e filloj koq bukur prej vedit krimineli komunist
Tua them te drejten nje here te vetme - keto fjale per Ismailin qe nuk shkruan me mi ka shkruar Endri Fuga...
Mos e fëlliq fjalën e Edit me pisllëqet e tua! Nëse ti mendon se Endri Fuga shkruan kaq bukur sa Edi,më fal ,por dukesh i palexuar , i paditur,i pashkolluar.
Ata qe nuk dijne te me lexojne i kam dhjere...se nuk me lexuan sakte nje here.
Kam patur rastin të kem pasur mësuese të kursit të anglishtes vajzën e përkthyesit të Kadares nga frëngjishtja në anglisht profesor David Bellos.Kur ajo ditën e parë të kursit na pyeti se nga vinim,kur më erdhi radha mua i thashë se jam nga Shqipëria,ajo iu drejtua klasës dhe ju tha:”Ky zotëri është nga një vënd i vogël që quhet Albania,por që ka nxjerr një shkrimtar gjigant të përmasave botërore”.Mu ngjeth mishi nga ato fjalë të bukura e vlerësim maksimal për gjeniun e letrave shqipe.Fjalët e saj më bën të ndihem krenar që isha bashkatdhetar i këtij njeriu të madh që na nderonte në botë.Me profesoreshë Amandën u bëm miq dhe e ruajmë miqësinë gati 20 vjeçare.Nderim dhe respekt për të madhin Kadare që do të na mungojë,por që na lë prapa ne dhe brezave në histori veprën e tij gjigande.
Haaaa, shkrimtar gjigand, Ju ka ngel ora tek shkrimet e Kadarese . Mos i ofendoni Ata te mjere qe e pesuan nga sistemi i kaluar qe ky shkrim tar i sherbeu me zell.Ata qe e duan dhe respektuar te thone qofte i Xhenetit dhe Ata qe nuk e duan dhe nuk e kane respektuar te thone qofte i Xhenetit,vetem kaq duhet thone për nje njeri qe ndahet nga kjo jete dhe jo te behen lek suine. vetem zoti e di se ku do ta coje kete njeri te ndare nga kjo bote , ne ferr apo ne parajse
E vërtet e vërteta,nuk duhet të shqetësohemi se kemi gjek Markagjoni që po ja kalon Ismailit me atë humorin Alla Sali bukur,kemi fari faqe bythën që shoqërohej me Hekuran Isain,kemi qyqen Sali që pëllet çdo natë ..,kemi këta më lartë që e shkruajnë shqipen si pellazgë të hershëm
Sot vërtet nuk është rasti, sepse në shqip ne kemi shprehjen, "për të vdekurin nuk flitet keq!". Sigurisht që nuk do ta bëj, por këtë jo për hatër të zakonit. Ismaili si shkrimtar i meriton të gjitha sa janë thënë dhe ia kanë vlerësuar, brenda dhe jashtë arealit shqiptar. Ky vlerësim, nder na ka bërë dhe si i tillë, do të na bëjë krenarë edhe në të ardhmen. Dua të ndalem pak vetëm në pasazhin e Ramës"...e patjetër edhe për debatin e pambarimtë mes barrikadave, ku janë rreshtuar përballë tash 30 vjet, admiruesit e shkrimtarit dhe gjykatësit e qytetarit a thjesht njeriut Ismail Kadare..". Pra, siç dhe Rama, me të drejtë shkruan, ka patur debate rreth qytetarit (jo shkrimtarit) Ismail. Sigurisht që ky debat nuk do ekzistonte sikur ai para viteve '90-të, ai të mos pranonte qenien anëtar i PPSh, dhe po ashtu, me disa nga veprat e tij, të mos konformohej me diktaturën hoxhiste, dhe sidomos në poezi diturambet për komunizmin. Të dyja këto, nga njerëzit që respektonin dhe e vlerësonin artin e shkrimtarit Kadare, njeriut Ismail, nuk do ia kishin marrë për të madhe, mjafton që për këto dy aspekte të tij ai pas rënies së diktaturës, thjesht të kërkonte ndjesë. Sepse, kjo kurrësesi nuk tregonte dobësi, dhe as do t'i konsiderohej e tillë, përkundrazi do tregonte forcë. Shembull: Nobelisti, gjermani Gunter Gras, kërkoi ndjesë vetëm se në moshën 17 vjeç (adoleshent), kishte qenë anëtar i partisë naziste. Ndaj dhe në koshiencën e njerëzve, këto dy qëndrime të kundërta, nuk mund të kalojnë pa lënë gjurmë.
lexoje edhe nje here se kushedi kupton dicka.Si the? te mos pranonte te merrte teseren e PPSH? epo ti nuk paske jetuar para 90 tes .Ti do e deshje Kadarene ne burg qe te kenaqeshe .TI NUK E DOJE TE SHKRUANTE E TE LUFTONTE PER SHQIPTARINE.
@Macgr! Vështro! Po thuhet që edhe nobelisti Grass kur ishte 17 vjeç,pranoi të bëhej anëtar i partisë naziste, por çfarë bëri ai më pas?!?! Nuk e dallon dot ndryshimin?!
Ismail Kadare mbetet monument i madh, i padiskutueshëm i kulturës, i letërsisë, i historisë, i gjuhësisë dhe i shqiptarisë. Ai flet dhe do të flasë sot dhe ndër shekuj...
propozoj me e shpoll dite zie kombetere vdekjen e molit tone te modh ,deri ne vdekjen e sales ,pastaj ta morri aj stafeten e Te Modhit uahahaha sa ide e bukur e popllit tliban
propozoj me e shpoll dite zie kombetere vdekjen e molit tone te modh ,deri ne vdekjen e sales ,pastaj ta morri aj stafeten e Te Modhit uahahaha sa ide e bukur e popllit tliban
Ky vlerësimi yt Edi Rama është vlerësim prej intelektuali, të tjerët që vjellin vrer për ty, tët atë dhe Kadarenë, janë të përgëra që vetëm këtë dinë të bëjnë. Dheu i lehtë shkrimtarit shqiptar që nga shqiptarë si këta komentuesit negativë, nuk mori çmimin Nobël në letërsi. Tani nuk e merr më, siç thotë Edi Rama, nuk shkruan më! Por veprat e tij nuk vdesin.
Kadare eshte nje gjeni letrar te cilin e ka vleresuar gjithe Perendimi i civilizuar, me Francen ne krye, e cila e ka kandiduar rregullisht per cmimin Nobel dhe i dha medaljen me te larte shteterore te legjionit te nderit. Po vemjet e uleta analfabete shqipe, nuk rrijne dot pa share nje figure te shquar qe e ka ngritur Shqiperine ne sy te botes, edhe kur ai ndahet nga jeta.
"Përse vajtojnë këto male të larta/ Ndërsa dielli perëndon tutje mbi xhade/ Kolosi i letrave Shqiptare nuk rron më/ Hije lëshon pena e tij me qindra kilometra mbi dhe..."
Nderroi jete i madhi Ismail Kadare.,Jane gezuar sulltanpiktori,gjyshi me lenget e tij,trimat e xha Sulos me komandant ZujaCelen ne letersi .Do Zoti nuk turren Rexhep Qoses qe ende jeton ne mes nesh!!
Prehu në paqë, GJIGANTI I LETËRSISË SHQIPE.
Unë sdua ta besoj akoma...do pres deri pasnesër...
i madh ka qene pa dyshim...po me dimrin e madh ...lartesoi enverin....dhe e cmendi....G....cunin simpatik te rruges se barrikadave...sepse i dashuronte te bijen....e kom pase ne lagje ...G...iku dom 2 metra cun se sigurimi e torturoi jashte mase....kshu qe kadareja ...rahmet....ca skelete ne dollap i ka qe cke me te....
Fjala është si bleta që ka edhe mjaltin, edhe thumbin… Ismail Kadare Mjerë ata që sdinë mjaltë të thonë por vetęm vrer e ligësi… Në paqe shpirti i bukur i Ismailit të mençur!
Po, po mjalt ishte... Ai ishte krye komunisti dhe numri dy pas Nexhmije Hoxhes, zevendes kryetar i Frontit Demokratik, anetar ne kuvendin popullor. Ndersa shkrimtare si Kundera dolen hapur kunder regjimit, Sollzhenicini perfundoi ne gulag, idhulli yt merrte privelegjet me te medha ne ate kohe. Mos themi ne aspektin njerezor qe ka qene bloze si ai dhe e shoqja. I qofte dheu i lehte!
Ik o Ed kurva se e ben pis figuren e ndritur te Kadarese.
Jo se dua të mburr Ramën , po komenti më i ndjerë është i tij . "Ismail Kadare nuk shkruan më ." Vddekjen fizike e kemi të gjithë, pa përjashtim , ndërsa ajo që lëmë pas ,do dhe kohën e saj të piqet , të kullohet e pastaj të shijohet ! Fatkeqësi ! Që disa nxjerrin dufin ! Aq më keq për ata që dinë të shkruajnë bukur , të lexojnë e recitojnë - por nuk dinë të kuptojnë !!
Lexoj ktu komentet e ndyra te disa analfabeteve te frusruar,qe nuk i ben dot njerez as respekti per vdekjen. Jam i sigurt qe Ismaili nuk shkruante per ju o llume ,shkruante per ata qe kishin etje per te lexuar. Nuk shkruante per disa si ju qe meqenese dine alfabetin mendojne se dine te lexojnè. Vazhdoni te shgarravisni komente qe me pak fat do lexohen vetem nje here, nderkohe qe Pallati i endrave do lexohet edhe pasi ne te jemi bere hi.
Kadareja ishte gjeni vetem injorantet e shajne .
ne shkoll ,,ne kohen e enverit recitonim poezin e Ismail kadares ,,,,,,ku ti kerkoj rrenjet e tua parti ,,,si nje rrap madheshtor ke mbir ndan udhes ,,ku shkojn shtrengatat ,,,,etj etj ,, haha ,,,,,megjithate ngushellime ,,,,,si myslyman qe eshte ,,dhe demokrat ,,,,hoxha ti lexoj KURANIN ,,te koka ,,ne ARABISHT dhe shqip ,,,,,Allah ekber amin
vallaj kur te vdesi sala eeeeee ? kn me vu ulurimat kazaneve .j ky popull i shkerdhyem aaaaaaa
Sikur te lexosh vetem Naten me Hene mund ta kuptosh fare lehte qe shkrimtari ishte nje luks ne letrat shqipe. Adio kadare!
Kam patur fatin te kem lindur, rritur e plakur ne epoken e gjigandit Kadare. Thone qe ka patur kompleksitetin e tij si njeri. Nuk e di, por njoh vepren e tij si ne komunizem dhe me pas. Si pak te tjere dhe te rralle ai uli koken pas 1990 dhe krijoi ne letra paralelen e asaj Shqiperie te munduar dhe te lashte. Shume pak e njohin si person, dhe shume i japin te drejten vetes ta shajne. Por qe nuk ndryshon eshte qe IK do mbetet per jete nje xhevair i letrave, historise dhe thesarit shqiptar