Rama për skandalin te Onkologjiku: Drejtësia e bëri punën e vet, gjykatat mos e hanë turpin me rryshfet

1 Korrik 2024, 10:20Politika TEMA
Rama për skandalin te Onkologjiku: Drejtësia e bëri punën e

Kryeministri Edi Rama i cili ishte këtë të hënë në një mbledhje me shefat e QSUT, duke folur lidhur me skandalin tek Onkologjiku tha se drejtësia tashmë e ka kryer punën e saj, ndërsa apeloi gjykatat të mos e hanë turpin me rryshfet.

“I bëj thirrje gjykatësve që të mos lejojë relativizimin e asaj veprimtarie kriminale siç ka ndodhur jo njëherë në të kaluarën, kur gjykatës të caktuar e kanë ngrënë turpin me ryshfet dhe kanë nxjerrë të lirë edhe vrasës që duhet të ishin brenda sot edhe gjithë ditën, ndërsa ne duhet dhe do të vazhdojmë punon tonë.

Jo vetëm me masat që paralajmëroi ministrja e shëndetësisë, por ndryshimet e propozuara nga grupi i punës në Ministrinë e Shëndetësisë, i ngritur menjëherë pasi morëm dijeni për veprimtarinë e grupit keqbërës në Onkologjik, janë hapa të duhur në drejtimin e duhur”, -tha Rama.


Kujtojmë se me kërkesë të Prokurorisë, Gjykata e Tiranës ka caktuar 8 masa arrest shtëpie dhe detyrim paraqitje për mjekë të spitalit onkologjik.

-Edmond Gashi (Mjek prane Spitalit Onkologjik ne QSUNT)
-Emiljano Lela (Koordinator prane Spitalit Onkologjik ne QSUNT)
-Alketa Ymeri (Pere) (Mjeke prane Spitalit Onkologjik ne QSUNT)
-Brikena Qirjazi (Zv/Drejtoreshe ne QSUNT e ngarkuar me detyra për shërbimin onkologjik)
-Halil Gashi
-Florian Marku
-Drilona Kishta nuk u ekzekutua dot masa pasi eshte jasht shtetit, eshte njoftuar ne kufi.


Mjekët nuk i ofronin shërbimin pacientëve me tumor duke i drejtuar ata drejt klinikave private.

1 Komente

  1. D
    Demokrati idealist

    Këta kriminelë kanë kryer krime kundër qytetarëve shqiptarë duhet të dënohen në mënyrën më të rrept dhe gjithçka që kanë vënë pasuri në mënyrë të jashtligjëshme tu sekuestrohet dhe njëkohësisht t’ju hiqet liçenca e ushtrimit të profesionit.Pastaj i shohim këto monstra se si do sillen.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje