Ndarja nga jeta e ikonës së letërsisë shqiptare, mbahet 1 minutë heshtje në Komisionin për Shëndetësinë dhe Çështjet Sociale

1 Korrik 2024, 13:16Politika TEMA
Ndarja nga jeta e ikonës së letërsisë shqiptare, mbahet 1

Mëngjesin e sotëm u nda nga jeta kolosi i letrave shqipe, Ismail Kadare. Shkrimtari më në zë shqiptar, brenda e jashtë kufijve të Shqipërisë, ishte 88 vjeç.

Personalitete të larta të vendit dhe jo vetëm kanë përcjellë mesazhet e ngushëllimit për ndarjen nga jeta të shkrimtarit.

Ndërsa në Komisionin për Shëndetësinë dhe Çështjet Sociale deputetët kanë mbajtur dhe 1 minutë heshtje. 

Ishte deputeti i PS i Ilir Metaj, ai që kërkoi që në fillim të mbahej 1 minutë heshtje për ndarjen nga jeta të Ismail Kadaresë.

Lini një Përgjigje