Belind Këlliçi: Ja çfarë mund të kisha bërë ndryshe në garën për Tiranën

11 Nëntor 2023, 09:32Politika TEMA
Belind Këlliçi: Ja çfarë mund të kisha

Në një intervistë në A2 CNN, Belind Këlliçi ka bërë një reflektim pas humbjes që pësoi në 14 maj në garën për kryetar të Bashkisë së Tiranës. Përballë Merita Haklajt, Këlliçi ka rrëfyer atë se çfarë mund të kishte bërë ndryshe, ndonëse është i bindur se ka dhënë gjithçka nga vetja dhe se ka sakrifikuar çdo gjë, përfshirë edhe mandatin e deputetit.

“Mbase mund të kisha punuar edhe më shumë, edhe pse kam dhënë gjithçka nga vetja ime, kam sakrifikuar gjithçka kisha, i vetëdijshëm që kisha një mostër politike dhe ekonomike, i vetëdijshëm që blerja e votës ishte në maksimumin e saj, i vetëdijshëm që kisha aparatin qeveritar kundër dhe një makineri propagandë përballë, patjetër që ka pasur mundësi për të dhënë më shumë nga Belind Këllici dhe nga aktivisti i fundit që është përfshirë në fushatën e 14 majit, edhe pse kanë dhënë maksimumin e tyre. Kam menduar që një pjesë e demokratëve që mund të kenë qenë të hatërmbetur mbase mund të kishin dhënë më shumë kontribut, kanë qëndruar më të tërhequr, nuk besoj që ka pasur demorkat q0 ënuk e kanë mbështetur platformën time”, u shpreh Këlliçi.

Përballë një humbjeje me mbi 40 mijë vota përballë kandidatit Erion Veliaj, Belind Këlliçi bëri fajtor faktorë të tjerë për humbjen e tij, e ndërsa iu kthye edhe një nga premtimeve kryesore mbi të cilën u mbështet fushata e tij. Ai tha se nuk është penduar aspak për premtimin se do të bënte autobusë falas, pasi një politikë e tillë është ndjekur edhe nga vende të tjera si Nju Jork apo edhe Franca.

 “Nuk e kanë fajin demokratët për atë që ndodhi në 14 maj, janë 10 vite opozitë, kanë bërë maksimumin, që ka një moment të vështirë në PD, kjo është e pranueshme dhe është fakt, por që gjenden forcat për të ecur përpara edhe kjo është fakt, ka 600 mijë vota pa vulë, pa logo, pa media, por në pjesën dërrmuese të mediave kam qenë i censuruar nga mediat, nuk me jepej as kohë TV që më takonte me ligj. Shumë e anatemuan, ndërkohë që ka filluar në Nju Jork, autobus falas, ka filluar në Francë në disa qytete, është praktikë në vende të tjera Europiane dhe unë e kisha këto para në buxhet nuk do i vjedh po do marr shërbime për qytetarët, pyeta ku duhet të shkoj vula, kandidati i vulës, jo Lulzim Basha”, u shpreh Këlliçi.

Rrëfimin e tij, Belind Këlliçi e shtriu në një rrafsh më personal. Ai ka zbuluar për A2 CNN bisedën që ka pasur me partneren e tij, Ana, pas humbjes në 14 maj.

“Është munduar që të më jap kurajo dhe është një nga personat që e ka përjetuar në vetë të parë edhe angazhimin dhe pasionin tim, nuk ka qenë shumë në favor të kandidaturës sime, por më ka dhënë kurajo dhe jeta vazhdon, ajo është e shkëputur nga realiteti im i ditës dhe politika që shpeshherë pa dashje e kam bërë pjesë, por që është treguar shumë mbështetëse dhe sigurisht më ka dhënë kurajo në momentet e duhura”, përfundoi Këlliçi.

10 Komente

  1. k
    k

    Të ndjekësh non gratën ,dhe të bëhesh vegël qorre në duart e tij,duhet të jesh me të meta mendore.

    Përgjigjjuni
    1. R
      Rrofte Lexhenda dhe Belino !

      Nuk kondidoj Belindi per Saliu.

      Përgjigjjuni
      1. L
        Larka

        Nisur nga titulli nuk lexoj asgje se cfar duhet te beje ndryshe per garen e Tiranes.Vetem akuzon pa baza votuesit tuaj,mediat qe te kane censuruar,administraten,qeverin dhe ne fund Erionin qe te mundi me 40 mije vota.Gjynah se ke dhene gjithcka nga vetja,ke sakrifikuar shume dhe ne fund rrezultati flet vete.Mos i hy me kesaj gare se nuk je i afte.

        Përgjigjjuni
        1. a
          astrit

          Na ishte kush na ishte e perallat nuk mbarojne kurre!

          Përgjigjjuni
          1. c
            ce

            O Belo krrici po akoma se ke marre vesh se foltorja e vicidolit e ka marre rrugen e mutit qysh diten qe uniformat kafe te foltores nen komanden tende sulmuan seline e pds, shqupin, rasti i pare ne historine e njerzimit qe nje force politike sulmon seline e saj. Shkaku tjeter i humbjes eshte dhe grushti i shtetit qe organizove ne Air Albania bashke me Mulin kunder pds zyrtare per te rrezuar Lulzim Bashen nga detyra legjitime. Pompoziteti yt ne tenden brenda fushes perballe nje tufe shpellaresh me byrek ne dore dhe shishen e llalles ne doren tjeter te paguar nga Muli horri dhe shpejtesia e marrjes se vendimeve do te kishte habitur dhe dr.Gebelsin e Rajhut te trete i cili shquhet per keto vendime te shpejta qe sollen Fyrherin ne pushtet. Premtimet tuaja ishin qesharake , utopike te paarriteshme. Vetem Luksemburgu ne Europe ka transport falas , shteti me nivelin me te larte te jeteses ne Europe e ti nuk mund te behesh i dyti ne Europe o Belo. Sulmi yt mbi bunkerin ne Tirane me disa uniforma kafe qe frikshem u shfaqen ne Tirane e ka ulur pertoke personalitetin tend me shkolle te mesme te pambaruar por me universitetin me te dobet te botes, i fundit ne klasifikim ti mburresh se je me shkolle te larte.

            Përgjigjjuni
            1. U
              Ushtari.

              Belo e vetmja mundesi qe kishe te shkeputeshe nga foltorja ishte kandidimi per kryetar bashkie.Ne qoftese e ke menduar keshtu bravo te qofte.Po qendrove brenda taves se tyre vec humbje do kesh vazhdimisht.Mos e shiko prespektiven e jetes tende duke u mare me politiken e foltores.Se ajo vec nje fund ka dhe ai fund dihet.Po nuk dite dhe kete kot qe meresh me politike.

              Përgjigjjuni
              1. A
                Agimi

                Ke. Kohe, i ri je beji rradhen tjeter.

                Përgjigjjuni
                1. A
                  Agimi

                  Ke. Kohe, i ri je beji rradhen tjeter.

                  Përgjigjjuni
                  1. T
                    Turpi eshte pak...

                    Me gruan si ja ben e ka ne shtepine e saj apo te tij?

                    Përgjigjjuni
                    1. E
                      Evgjiti

                      Mbaroj loja tani o evgjiti i Salehut , tani ik e meri nje gojore Erjonit se me dhe buzet per gojore

                      Përgjigjjuni

                      Lini një Përgjigje