
“Në kohën që kam qenë ministër dhe sot nuk kam patur dhe nuk kam asnjë interes ekonomik e financiar me kompanitë farmaceutike në Shqipëri, apo pronarët e tyre”. Kështu u shpreh ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, pas daljes nga SPAK, ku si çdo të premte paraqitet para hetuesve. Ai mohoi të ketë lidhje me kompanitë farmaceutike dhe u shpreh i hapur ndaj drejtësisë, teksa foli edhe për kontrollin e djeshëm në shtëpinë e tij.
“Së pari ministri nuk menaxhon fondet huaja, nuk bën tendera, koordinon financimet e huaja ëpr qeverinë. Në kohën që kam qenë ministër dhe sot nuk kam patur dhe nuk kam asnjë interes ekonomik e financiar me kompanitë farmaceutike në Shqipëri, apo pronarët e tyre unë prej vitesh po përballem me këto çështje dhe jam i hapur ndaj drejtësisë. Edhe dje u bë një kontroll në shtëpinë dhe nuk ishte e nevojshme të thërrisja avokatin. Unë si çdo të premte paraqitem para hetuesve me një procedurë të thjeshtë për çështjen e sterilizimit. Ende pres të shoh kush është faji që kam bërë, por pres vendimin e gjykatës. Ata që bënë kontrollin më treguan një vendim gjykate në procesin e një hetimi që bëhet ndaj një personi tjetër”.
Prej ditës së djeshme, Byroja Kombëtare e Hetimit, e mbështetur nga Policia e Shtetit, është duke zhvilluar kontrolle në disa depo farmaceutike dhe farmaci në kryeqytet.
Burime pranë SPAK bëjnë me dije se kontrollet janë për llogari të një hetimi mbi marrëdhëniet kontraktore të subjekteve farmaceutike me Ministrinë e Shëndetësisë, gjatë kohës që ky dikaster drejtohej nga Ilir Beqaj. Po dje eshte kontrolluar dhe shtepia e Ilir Beqaj.
Nga kontrollet në këto subjekte, agjentët e BKH-së kanë sekuestruar dokumente shkresore, si edhe pajisje elektronike. Ndërkohë, ish-ministri i drejtësisë po hetohet, lidhur me koncesionin për sterilizimin mjekësor nën akuzën e shpërdorimit të detyrës në bashkëpunim. Ndaj tij, SPAK ka vendosur detyrim paraqitje dhe sot u zhvillua seanca e radhës kur ai duhet të paraqitet në Prokurorinë e Posaçme.
Hetimi i Beqes po hapërdahet tek Sterilizimi dhe farmacitë me qëllim që të lihet në harresë hetimi dhe të mbyllet pa zhurmë dosja e Check-up që është kryevjedhja në shëndetësi. Check-up është vjedhje e pastër dhe spektakolare me letra, mbush letra fiktive kot dhe merr para. Janë me mijëra e mijëra njerëz që me letra kanë bërë check- up çdo vit kur në fakt mund ta kenë bërë vetëm një herë, ose hiç fare.
Çashtu Annnnna çashtu
Po del shenjtor! Dorezo gjene e vjedhur……. Ksulhu
Deshtimet dhe mllefet e tua, nuk ti zgjidh helmi qe vjell per njerez qe nuk i njeh por dëgjon se çthote Berisha.