“Berisha desh vdiq, doli si kufomë”, Ngjela për Gërdecin: SPAK ka prova të reja!

17 Mars 2025, 19:53Politika TEMA
“Berisha desh vdiq, doli si kufomë”, Ngjela për

Më 15 mars u përkujtua 17-vjetori i shpërthimit tragjik dhe krimit shtetëror të asaj kohe, ku në Gërdec u vranë në fabrikën e demontimit 26 qytetarë të pafajshëm, punëtorë të fabrikës dhe banorë, teksa pati edhe qindra të plagosur.

Por edhe ditët e sotme drejtësia për atë ngjarje nuk është vënë në vend, pavarësisht këmbënguljes së guximshme të familjarëve të viktimave. Avokati dhe analisti Spartak Ngjela, tha sot (17 mars) në ‘Studio Live’ të Report Tv se ai ishte një ndër krimet më të rënda të ndodhura në 30 vite dhe një biznes që drejtohej nga Berisha dhe familja e tij.

Ngjela kujtoi se Berisha pas 15 marsit 2008 doli në publik si kufomë dhe i vdekur, teksa shprehu besimin se drejtësia do bëhej dhe SPAK-ut i kishin ardhur prova të reja.

“Gërdecin nuk e ka pasur që në fillim SPAK-u, se nuk ishte formuar. Tani të shikojmë se ka shkuar në aspektin juridik brenda SPAK. Unë them se do e çojë, nuk e ka shumë të lehtë, por është organizëm që ka ekspertizë ndërkombëtare. Po pret një ekspertizë të re ndërkombëtare dhe prova është provë. Ai është një ndër krimet më të rënda të 30 viteve të fundit. Do ishte çlirim për koshiencën shqiptare, që të kishte drejtësi dhe ndëshkim. Këta kishin shkuar me një injorancë shpenzimesh në atë rast dhe kjo solli e ndodhi shpërthimi”, tha Ngjela.

I pyetur nga moderatori Arbër Hitaj për dinamikën e ngjarjes pasi kishin kaluar shumë vite dhe atë që kujtonte nga ngjarja, Ngjela theksoi se ai ishte një biznes që drejtohej nga Berisha, i cili gati sa nuk vdiq pas shpërthimit dhe u shndërrua në kufomë, derisa arriti që nëpërmjet segmenteve të drejtësisë ta shpërbënte çështjen që tashmë është rihapur në SPAK.

“Atë biznes e drejtonte familja Berisha, ajo dihet. Ju s’e mbani mend, por Saliu desh vdiq, doli si kufomë kur doli. Por tani që e ka marrë SPAK, në informacionet e mia kanë ardhur edhe prova të reja, se deri tani nuk kanë pasur besim te pushteti gjyqësor, kurse tani kanë më shumë e do vinë prova. Nuk ka rëndësi sesa do dënohen por të shohim a do dali e vërteta në skenë dhe a do dënohet ai krim? Unë them se po”, përfundoi Ngjela.

7 Komente

  1. G
    Gerdeci pret drejresi jo llafe .

    Ua Taku , po provat aty kane qene o Taku prej 17 vitesh po Dumani me shoke nuk donin e nuk duan ti shohin . Taku per nje kohe kaq te gjate vec ne e kane fshire ndonje prove se te reja e te vjetra aty ishin . Kush eshte burre te hape ndonje proces kunder Spakut qe nuk duan ta zbardhin ate tragjedi me tere ato jete njerzish .

    Përgjigjjuni
    1. G
      Gerdeci pret drejresi jo llafe .

      Ua Taku , po provat aty kane qene o Taku prej 17 vitesh po Dumani me shoke nuk donin e nuk duan ti shohin . Taku per nje kohe kaq te gjate vec ne e kane fshire ndonje prove se te reja e te vjetra aty ishin . Kush eshte burre te hape ndonje proces kunder Spakut qe nuk duan ta zbardhin ate tragjedi me tere ato jete njerzish .

      Përgjigjjuni
      1. h
        hila

        Sigurisht Spak do ta marre ne dore gerdecin por munde ta kishte marre para disa muajsh, por cdo dite e me shume duket se po e saboton, aq ma keq se Dumani e njef mire ate dosje e ate ngjarje. Un nuk kam besim tek spak e gjykat ma per drejtesi. Me cfare doli nga dosja velija per Olsin, Ina Ramen e Dumdumin me pergjimet.

        Përgjigjjuni
        1. 2
          200 vjet

          As mos prit që SPAK, ndonjë ditë të përfundojë hetimet për Gërdecin!...... . Për SPAK-un Berisha ka 200 vjet ymër.

          Përgjigjjuni
          1. J
            Jimi

            Akoma me Gerdecin !? Po kaluan 16 vjete nga ky krim makaber dhe gati po kaq nga pushkatimi pa gjyq i kater te pafajshmeve ne shesh dhe ti pretendon se kriminelet Sali e Fatmir do te denohen ? Pse sa dhjetevjecare u dashkan per te hetuar nje krim, gjykuar, e denuar kriminelet ? Me kete SPAK te vene nen thundren e Saliut as mos prit se keta horra do te denohen. Nexmijen e denuan per kafet, qe me gjallje, po keta xhahile as pas vdekjes nuk kane per ti gjykuar e denuar.

            Përgjigjjuni
            1. S
              Sara

              kush ishte prokurori i ceshtjes kur nis dhe kush e drejton sot SPAK-un? Prova te reja per nje ngjarje flagrante ne sy te te gjithe botes vetem jurisprudenca "anglosaksone" spartakiane mund te gjeje si justifikim....

              Përgjigjjuni
              1. L
                Lenc

                Kuntoni cfare tha ky te nesermen e 11 janarit. Edhe 13 mije te vriteshin...

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje