Rama ironizon kundërshtarët e tij: Parti të re me kushërinjtë dhe me babanë në krye të listës mund të bëjë çdo kush! Ja pse PS është opsioni më i mirë

17 Mars 2025, 15:56Politika TEMA
Rama ironizon kundërshtarët e tij: Parti të re me

Kryeministri Edi Rama, në takimin me mësuesit në Lushnje, foli për fushatën elektorale dhe ironizoi kundërshtarët politikë. 

Rama tha se PS është opsioni më i mirë për qytetarët shqiptarë, pasi sipas tij PS është parti e ri, në kuptimin se u ofron të rinjve të integrohen në jetën parlamentare.

Kryeministri ironizoi ndër të tjera partitë opozitare, që sipas tij marketohen si parti të reja, por që në thelb nuk janë. Këtu Rama iu referua partisë së Adriatik Lapajt, i cili në listën e mbyllur të qarkut të Beratit vendosi babanë e tij.

“Për fat të keq ka ndodhur dhe që iu ka rënë në dorë dhe keni parë se çfarë janë bërë shitësa fluturues. Janë disa që thonë ne jemi të rinjtë, por jeta dhe eksperienca më mësoi që për të qenë i ri certifikata e gjendjes civile.

Për më tepër, sot Shqipëria ka nevojë shumë për forcën dhe energjinë e të rinjve. Për këtë arsye i kemi dhënë njerëzve partinë më të re në garë dhe me mundësitë që të rinjtë të shkojnë në parlament se parti të re me të gjithë kushërinjtë dhe babain në krye të listës mund të bëjë çdo kush por edhe të bërtasë jemi rinia dhe të shajë mbarë e prapë njësoj si pleqëria.

Çështja është t’i thuash e t’i bësh gjërat. Në këtë moment historik, Shqipëria nuk mund të lozë sepse është hapur dritare e jashtëzakonshme për herë të parë që nga ‘91-‘92. Zgjedhjet janë më shumë se kush do të fitojë apo se si do të ndahen vendet në parlamentin e ardhshëm”, tha Rama. 

 

6 Komente

  1. K
    Kalec Dega

    ..dakord, tani na thuaj , trego programin e PS?

    Përgjigjjuni
    1. E
      Edi Tama

      Programi eshte ky : Une bredh me avion privat dhe pi vere me cmim 33 mij euro shishja , ndersa ju paguani me rrogat e pensionet qe i keni me te uletat ne Europe . Me mire se kaq nuk ka . Ndaj me jepni voten

      Përgjigjjuni
    2. X
      X

      Adriatik Llapa llapaqeni Saliut pretendon te ren me dy baballar,baban e tij biollogjik dhe baban e tij shpirteror Sali hale Berishen.

      Përgjigjjuni
      1. G
        Goni

        Fol fol ti por Lapaj, Qorri, Shehaj, etj do i marrin rreth 15 deputete dhe do te len me 68 vende ne Parlament.

        Përgjigjjuni
        1. R
          Rama hajduti

          Ironi hajduti . Po ky Hajduti ka krijuar nje ekip me hajdute dhe fut ne burg " armiqte e partise" qe ketij i duket sikur do i zene kreun ne PS , si Mao ce Duni

          Përgjigjjuni
          1. T
            Tironci

            Or Kalec Gega zoraxhiu per çfare te duhet ty programi i PS ? shko te Shqupi e kerkoj atyre programin e ( Bufit te Llapaqenit Adriattik , te Dukes , te Shabanit , te Qorit , te madhit Ndoka , te Mediut , e se e lashe te fundit jo nga rendesia Jenisherin , juve me ne krye Non Graten ju ka mare muti shaleve

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje