VIDEO/ “Do të mbyllë SPAK, por të 'çlirojë' TikTok-un”, Rama për protestën e opozitës: Si mund t’u thotë një forcë politike fëmijëve mos shkoni në shkollë?!

17 Mars 2025, 15:02Politika TEMA
VIDEO/ “Do të mbyllë SPAK, por të

Kryeministri Edi Rama në bashkëbisedimin me mësuesit e Lushnjës, foli lidhur me vendimin e qeverisë për të mbyllur TikTok-un.

Rama tha se TikTok do të mbyllet totalisht në vendin tonë për 10 apo 15 ditë.

Në fjalimin e tij nuk munguan as kritikat për protestën e 15 marsit të organizuar nga PD, për të kundërshtuar mbylljen e rrjetit social.

"Nuk vjen njeri të thotë do çliroj TikTok dhe do shkrij SPAK, si mund të thotë një forcë politike kalamajve që hajdeni në protestë.

Futja në BE ndryshon gjithçka ndryshon raportin tonë me historinë. Është e pakonceptueshme që një forcë politike t’u thotë fëmijëve mos shkoni në shkollë se do çlirojmë TikTok-un. Ne i kemi bërë vend vetes dhe s’duhet të kapim trenin për 11 maj.

S’hyjmë dot ne me grupime që s’dimë ku i kanë këmbët, me një pazar oriental qylymash, s’mund ta bëjmë këtë gabim në 11 maj. Mbyllja ka filluar, teknikisht nuk është si mbyllje dritash, në një periudhë 10-15 ditë do të jetë black out", tha Rama. 

5 Komente

  1. I
    Iso

    Aty mbaje Rame se do mbilli (mbylli) skapin salehu! Jo more po kjo ishte lojaaaa.Skapi eshte i sali vukut o Ramoooo,vare vathe ne vesh:-eshte i sali vukut.

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kalec Dega

      Shume gabim e kane, tani na thuaj shoku Rama planin/programin e PS qe shqiptari te vendose per ke do votoj..lol

      Përgjigjjuni
      1. R
        Rama hajduti

        Flet Rama hajduti qe i boshatisi shkollat nga femijet , se te gjithe kane ikur nga Shqiperia nga vjedhjet qe ben ky hajdut i ndyre..

        Përgjigjjuni
    2. G
      Gjysh tiktoku

      Sali Karaxhici e thote dhe cecenet kokbosh qe e ndjekin pas duartrokasin, me habisin kto gazetaret si nuk e bejn skandal, se rama vesh atlete dhe kta e qujn SKANDAL, Shpellari del thot femijve bojkot shkollave , zagarer Fevzi Alibeaj , Bushat, Shkullak me gjith Grida Sumen rrine si muti

      Përgjigjjuni
      1. c
        ce

        Me shume u kenaqen trushplaret nja 80- 100 vete duke pare florianen me kryqet e thyera si te bleona qerretit ne gjendje ekstazi histerike intensive.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje