Rama ironizon nga Lushnja: I gëzuar që rikontaktova me Lulin se kishte humbur! Nuk shtyhet fushata pa të!

17 Mars 2025, 14:50Politika TEMA
Rama ironizon nga Lushnja: I gëzuar që rikontaktova me Lulin se kishte

Kryeministri Edi Rama sërish ka ironizuar videon e kryetarit të Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha.

Kreu i qeverisë në një takim nga Lushnja, tha se Basha jep premtime boshe sepse nuk ka asgjë në dorë për të ndryshuar.

Rama tha se është i gëzuar që është vënë në kontakt me Bashën pasi nuk shtyhet fushata pa të. 

“Këta që nuk kanë gjë në dorë të japin paga të jashtëzakonshme. Ta rrisin pensionin sy për sy. Jam i gëzuar se jam rivënë në kontakt me Lulin se kishte humbur.

Është pozitive kjo se nuk shtyhet fushata pa Lulin. Luli i ka rritur se di se sa i kanë shkuar pagat dhe pensionet.

Pashë që kishte dalë se kishte thënë se do të heq vozat amerikane. Mund t’i heqë se s’ka gjë në dorë.

Është si puna e dikujt që hedh lotarinë, të dalë ku të dalë. Këta thonë kush ta hajë ta hajë, le të vijë", tha Rama. 

3 Komente

  1. T
    Titi

    Ky eshte premtimi yt per qytetaret,Luli,Bufi,Keneta,Dajre,Tepsi,Luge,Piru,Se per te tjera nuk ke ca thua,Ca do te tregosh sa ke vjedhur,Sa ke ne burg,Sa jan per burg,A ke nje fije cipe dhe burrerie,Po kjo do te coje ne fatalitet me 11 maj

    Përgjigjjuni
    1. T
      Tankist

      O titi mery me budallalleqe meru.

      Përgjigjjuni
    2. Z
      Zyko

      Leri salat e lulat o pseudo k/minister por shpjegoju dhe kerkoju falje shqiptareve per gjendjen ku e katandise shqiperine, pa prodhime pa rini e pa shqiptare por me korrupsion e hajduteri te bollshme. Shqiptare votoni partite e reja!

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje