VIDEO/ “Mos u merrni me banalitete, u zgjove vonë Flamur”, Shalsi - deputetit demokrat: S’ke bërë asgjë për Kukësin, Tropojën e Hasin

17 Mars 2025, 12:09Politika TEMA
VIDEO/ “Mos u merrni me banalitete, u zgjove vonë Flamur”,

Zgjedhjet e 11 majit kanë përplasur këtë të hënë deputetin socialist Eduart Shalsi me atë demokrat Flamur Hoxha.

Në fjalën e tij, në seancën plenare të kësaj të hëne, Shalsi kritikoi deputetin e Qarkut Kukës se nuk ka bërë asgjë për Kukësin, Tropojën dhe Hasin.

"Mos u merrni me banalitete, por me ide, sa e ke dashur ti e disa të tjerë qarkun e Kukësit e sa keni bërë gjatë këtyre viteve lërjani qytetarëve të mençur. Flamurin unë se kam dëgjuar që të fls në këtë foltore, çfarë kë bërë 4 vite në parlament, në komisone, u zgjove vonë. Paske pritur ditën e zgjedhjeve që të fillosh që të flasësh në parlament.

Do të kemi mundësi që të ballafaqohemi në Kukës se ca ke bërë ti dhe se ka kam bërë unë. Kuksianët që kam njohur i njoh për burra dhe lëri ata që të gjykojnë. Të duash Kukësin nuk do të thotë të jesh nga kukësi, të duash kukësin do të thotë të mos presësh ditën e fundit të të flasësh në foltore.

Mirë është ti tregosh kuksianëve se çfarë ka ndodhur me primaret, shpjegoi kuksianëve pse ishe me Saliun dhe u turre më pas pas Lulit, apo të genjeu Luli dhe shkove prap tek Saliu.

Tregoi kuksianëve se çfarë ke bërë ti për Kukësin për Tropojën apo për Hasin dhe tregojë kuksianëve se sa herë kam shkuar unë në Has. Në këto dy muaj sa herë kam qenë unë në Has dhe Tropojë ti s’ke qenë në 4 vite që mban mandatin e depteti të Kukësit. Bëtë primare dhe pastaj larguat nga gara më të votuarit", tha ai.

Në replikë, Hoxha tha se ai ka qenë kontribues në poltikë për disa vite. 

"Shqiptarët e njohin mirë Flamur Hoxhën dhe e dinë sa herë ka qenë kontribues në poltikë në 2017-2021. Fakti që ai u morë me mua tregon se ai e përcaktojë rezualtin e 11 majit.

Ai nuk foli për ato probleme që kanë kuksianët në 12 vite, ai u morë me mua dhe me opozitën sepse opozita qënka e keqja e këtij vendi sipas tij. Ai harrojë që të thotë pse ata janë të varfër dhe të vjedhur nga kjo qeverisje", tha ai.

5 Komente

  1. N
    Na ruajt zoti

    A quhet vjedhje VILA te LURA 1 ne LALEZ Po shtepite nga ENTI I BANESAVE qe iu dhe njerezve te tu falas Ik mor hajn e zhapik muresh Turpi i Kukesit

    Përgjigjjuni
    1. N
      Nje milion vota kunder komunistit Sali ne 11 maj

      Shalesi eka gabim, Flamuri ka bere shume duke puthur bythen e Saliut. I ka treguar Kukesit, Tropojes dhe Hasit se vetem duke puthur bythen e Saliut fitojne te gjitha hijenat e PD dhe votuesit e tyre. Kesaj here verilindja e Shqiperise do votoje per PS, kjo edhte e sigurte sepse malsoret tane e kane kuptuar me se fundi se me nje komunist ne krye nuk shkojne dot gjekundi.

      Përgjigjjuni
      1. K
        Kolegu i SPAK -ut

        do bëhen bashkë me lali fikun e pe saliun si i doli ne mbrojtje lal qelisë sot duke akuzuar drejtësinë pse e kane përgjuar në qeli??

        Përgjigjjuni
      2. M
        Murrizi

        Kantidatët në listën e mbyllur të PD për 11 majin, janë si qërshijat e pëshurrura të mallunxës.

        Përgjigjjuni
        1. x
          x

          Te duash Kukesin do te thote sipas Shalesit te vesh traun dhe rrugen tua besh me pagese

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje