Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali gjatë fjalës së saj në takimin me kandidatët e PS për qarkun e Tiranës vlerësoi punën e deputetëve aktualë.
Duke u ndalur tek të rinjtë që janë bashkuar, Spiropali se ndihet shpresëplotë, pasi e kanë kuptuar se PS është një mjet për transformimin e vendit.
“Përbërja e kësaj skuadre, kombinim shumë i mirë i eksperiencës të të gjithë deputetëve të kësaj legjislature, ju e dini se cilët janë deputetët tanë që në këtë legjislaturë kanë bërë një punë fantastike, dhe kanë qenë aty gjithmonë për PS dhe qytetarët shqiptarë për t’iu përgjigjur jo vetëm thirrjes që kanë marrë me votë.
Ju jeni në listën e PS as në të hapur dhe as në të mbyllur, sepse aty do të jetë eksperienca dhe kontributi që do të vlerësohet nga qytetarët. Për të rinjtë jam shpresë plotë, që i janë bashkuar PS, dhe për ata që kanë kuptuar se PS është mjet për të transformuar Shqipërinë me Edi Ramën dhe PS", tha ajo.
Më tej Spiropali ironizoi PD, duke thënë se Shqipëria nuk mund të lihet në dorë të një partie që “siguron mbrojtje vetëm për një familje të vetme” dhe iu sulën njëri tjetrin me qysqi dhe armë të ftohta.
“Nuk ka nevojë për fjalë të tjera sepse ajo që ne kemi përballë është sfida jonë historike për t’i dhënë mandatin e 4 PS, dhe për ta çuar Shqipërinë aty ku e meriton.
S’mund ta lëmë në dorë të atyre që edhe kur partinë e tyre e patën në dorë nuk e trajtuan as me dinjitetin që i takon një partie politike që ka kontribute, por iu sulën edhe njëri tjetrin me qysqi dhe armë të ftohta që duhet të ishte përfaqësimi i atyre që mendojnë ndryshe por është kthyer në një bunker të atyre që janë gjithmonë të njëjtët.
E njëjta listë e 2030, PD do të sjellë të njëjtën listë që nuk mund t’i sjellë asnjë gjë Shqipërisë por vetëm siguron mbrojtjne për një familje të vetme në Shqipëri", tha ajo.
Filloi teatri! Prape i njejti muhabet i qysqive dhe kusive! Tani do na cojne ne BE sic na coi ai komandanti i pare ne NATO. Thua se e kane keta ne dore se nga na cojne... Po ne jemi pa buke e pa breke! Pervec faktit qe ndikojme ne GDP europiane sa nje qytet i Frances apo Anglise. Genjeshtra me bisht! Njerez shikoni te miren e familjes tuaj dhe votoni ke t'ju doje trapi!
Ne doren e atyre JO e JO, -------- por as edhe ne doren te tende qe ia fute DOGANAVE ne 2014, cdo dite me 'belaz 75710 dump truck', mire eshte JO e JO!
Po kjo merr jahu q'u ka bë si Michael Jackson!!! Sa operacione ka bërë kjo mer jahu. Ore SPAK po këtë di t'a hetoni bashkë me Salaries 20 vjeç drejtor. Shokun e Mirelit dhe Klodianit të inceretarorëve. Shikoni se gjithë ato prona tek anësorja Botaniku këta i kanë (kuptohet të tjetërsuara)... Elisa veç nga doganat ka ik me kushedi sa M€.
Tani, me ne fund I dhashe karar, u qetesova. Me shpetoi kjo Zonje e Nderueme, jam ne doren e Saj. Allahu ekber! Allah eshte me I madhi!
Sec jane mbledhur ana e anes , Ca hunderra vicidola, Nisur jane drejt Tiranes, n'balle u prin kol bushkola, Me yxhym jane nise drejt Shqupit, n'balle u prin Krrici i faros, me varene e Ton Dautit, dhe bekimin e z. Garos Sulm i made nis drejt Shqupit, Ca hunderra flokpalare, I shkojne prapa Ton Dautit, Te gjithe duken si barbare,
Po ka nga ata që me qysqi i sulen popullit, po me këto çfarë do të bëjmë?